Tuesday, February 24, 2009

Tuesday, February 17, 2009

Burri divorcon Adelajden per shkak te pjesmarrjes se saj ne Big Brother


Tashmë në Kavajë, e dinë të gjithë. Pjesëmarrja në reality show e konkurentes, Adelajde Ljushka, i ka kushtuar asaj divorcin nga bashkëshorti, Agron Ljushka.
Nusja e familjes kavajase, ishte bërë pjesë e aplikimit në emisionin Big Brother pa dijeninë e pjesëtarëve tjerë te familjes së bashkëshortit. Madje, sipas babait të Agronit, as bashkëshorti i saj [...]



Tashmë në Kavajë, e dinë të gjithë. Pjesëmarrja në reality show e konkurentes, Adelajde Ljushka, i ka kushtuar asaj divorcin nga bashkëshorti, Agron Ljushka.

Nusja e familjes kavajase, ishte bërë pjesë e aplikimit në emisionin Big Brother pa dijeninë e pjesëtarëve tjerë te familjes së bashkëshortit. Madje, sipas babait të Agronit, as bashkëshorti i saj nuk dinte gjë për aplikimin.

“Ajo e ka bërë çdo gjë në kokën e saj pa na pyetur fare. Të them të drejtën ne si familje na ka vrarë shumë opinioni publik, pasi Kavaja është vend i vogël, - na thotë babai i Agronit, ish-vjehrri i Adelajdes, Azemi.

Po nëse ajo do tregonte a do rridhnin gjërat ndryshe? Azemi thotë:

“Edhe nëse ajo do të na kishte treguar që dëshiron të marrë pjesë në një emision të tillë, përsëri ne nuk do të ishim dakord, por do t’i thoshim që nuk është gjë e mirë pjesëmarrja në atë emision dhe se këtë duhet ta vendosë me burrin e saj që është edhe djali ynë”.

Babai i Agronit, na tregon se si rrodhën ngjarjet që prej ditës kur djali i tij mori vesh që nusja ka aplikuar në Big Brother.

“Kishim vënë re që djali nuk ndjehej fare mirë, rrinte gjithë kohës i mërzitur, por nuk shprehej se ku qëndronte problemi. Një ditë erdhi dhe më takoi në qendër të qytetit dhe më tregoi gjithçka. Të them të drejtën u zhgënjeva shumë nga sjellja e nuses, por prapë mendova që kjo do të kalonte. Kur kjo u shtrua për diskutim në familje dhe morëm një përgjigje negative nga Adelajdia, atëherë e pamë që ishte një situatë që po e çonte martesën e tyre drejt dështimit”.

Duke qenë kavajas të vjetër, familja e Agronit, është ndier keq. “Na ka trishtuar së tepërmi kjo histori, pasi unë një djalë të vetëm kam dhe të vijë nusja e të na bëjë qendër të vëmendjes së botës për keq, kjo nuk është e drejtë.” Kështu e quan Azemi gjendjen e krijuar që kur nisi diskutimi brenda familjes e deri kur kjo u bë publike dhe e morën vesh të gjithë njerëzit.

Kur familja Lushkja e pa të pamundur që ta bindë Adelajden për të mos marrë pjesë në Big Brother, atëherë Agroni filloi ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore, duke kërkuar divorcin.

“Bisedimet nuk bënin më punë, pasi nusja e kishte vendosur të bëhej e famshme”-thotë Azemi. “Djali im nuk mund të pajtohej me këtë mendim. Shfaqi shenja xhelozie me të drejtë, sepse ata u martuan me dashuri. Nuk është se ja dhamë ne të familjes nusen dhe midis tyre nuk kishte bashkëbisedim apo mospërputhje karakteresh”.

Aktualisht Agroni është në punë si shofer tek zjarrfikësja e qytetit të Kavajës dhe njëkohësisht ndjek studimet e larta për inxhinjeri-mekanike.

Që prej kohës kur ka ndodhur ndarja me bashkëshorten Adelajden, ai shfaqet pak në publik, pasi i duket sikur opinioni po e dënon. Kanë nisur të qarkullojnë fjalët se ata u ndanë se Agroni luante shumë me lojëra fati, që pinte alkool, por miqtë e tij e kanë quajtur njeri shumë të rregullt.

Sipas të atit i vetmi qëllim i ndarjes së Agronit me Adelajden ishte pjesëmarrja e saj në këtë emision. - Ne e dinim fare mirë që e gjithë dynjaja do të merrej me muhabetin tonë, duke na bërë biografinë sa herë që të shihnin nusen e djalit tim në televizor - na përcjell me pamje të mërzitur Azemi.


Gazeta Shekulli




Big Brother Albania 2: Sot Kosova Party!


BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 11

Sot, “Kosova” party!
17/02/09 12:30

Gjate paradites banoret kane diskutuar se cfare do te veshin ne party-n qe do te organizojne me rastin e Pavarsise se Kosoves. Ata kane thene se duhet te vishen sa me serioz, meshkujt me kostume, femrat me fustane te mira, domethene me fustane mbremjeje. Ideja ka lindur qe dje, kur Lirita ka kujtuar daten dhe ka thene se te nesermen ishte Dita e Pavaresise. Ne fakt, sot Kosova feston njevjetorin e shpalljes se saj dhe banoret nuk kane harruar t’i urojne Liriten, Mimozen dhe Agonin qe ne mengjes.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com


Monday, February 16, 2009

Big Brother Albania 2: Dita 9, Permbledhje


BIG BROTHER ALBANIA 2: DITA 9 PERMBLEDHJE

Pjesa 1