Friday, March 6, 2009

James Berisha "Fluturimi Per Kosoven!"


James Berisha Xhejms
/photo public domain/

Ideja e nje shqiptaro-amerikani per njohjen e shtetit te ri
Lobim me aeroplan!

Perderisa perfaqesuesit politike kosovare jane futur ne "gare" per sigurimin e njohjeve te pavaresise, duke u takuar me diplomate te ndryshem, Xhejms Berisha eshte piloti qe ka nje ide krejt tjeter. Ai do te fluturoje mbi 30 shtete te kontinentit amerikan, per te kerkuar njohje nga aeroplani

Xhejms Berisha, nje shqiptar nga Brestovci, por qe jeton ne Teksas te SHBA-se, do te beje lobimin me te vecante per te kerkuar njohjen e pavaresise nga shtete qe ende nuk e kane bere nje gje te tille. 37-vjecari, i cili jeton ne SHBA, eshte pilot profesional. Ai ka vendosur qe me aeroplanin e tij njemotorik te fluturoje mbi 30 shtete te kontinentit amerikan, per te promovuar njohjen e pavaresise dhe per t`i falenderuar vendet qe tashme e kane njohur shtetin me te ri ne Evrope. "Dua t`i falenderoj te gjitha shtetet qe tashme na kane njohur", ka thene Berisha, duke shtuar se deshiron qe t`iu thyen stereotipat qe njerezit ende krijojne per vende te caktuara. Xhejms Berisha planifikon qe fluturimi i tij te filloje nga El Paso, Teksas, keto dite, duke fluturuar mbi 30 shtete te Amerikes. "Faleminderit qe njohet Kosoven" dhe "Kosova kerkon njohjen tuaj" jane sloganet qe do ta percjellin Berishen ne fushaten e tij lobuese. Per udhetimin e tij dy-tri javesh, Berisha nuk ka siguruar asnje donacion. E gjithe fushata eshte e paguar nga xhepi i tij.Ambasadori jozyrtar i Kosoves do te perfundoje fluturimin e tij, duke aterruar ne Florida te SHBA-se. Piloti u ka deklaruar mediave amerikane se pas fluturimit planifikon qe te kthehet dhe te jetoje ne Kosove, ku edhe pret te hape nje shkolle te pilotimit. Qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves, me 17 shkurt 2008, vendin tone e kane njohur rreth 55 shtete te ndryshme anembane botes. Perfaqesues te partive politike, ata te shoqerise civile dhe natyrisht perfaqesuesit institucionale te Kosoves bejne perpjekje te vazhdueshme me qellim te lobimit per njohjen e pavaresise. Perderisa koheve te fundit ne Prishtine ka pasur edhe "gare" mes perfaqesuesve te ndryshem politike, per ate se kush ka sjelle njohje te caktuara, Xhejms Berisha do te beje lobimin me te vecante. Natyrisht, merita per njohjen e shteteve mbi te cilat do te fluturoje Berisha do t`i takoje atij./a.ahmeti/kosova sot/06.03.09/
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
VERZIONI ANGLISHT

Kosovo Pilot Starts Fly-In Recognition Drive

A Kosovo-born pilot will next month start a fly-in campaign across the Americas to persuade governments to recognise Kosovo, which this week celebrated one year since its declaration of independence from Serbia

Texas resident James Berisha, 37, will begin his Flying For Kosovo (www.flyingforkosovo.com ) campaign in March and has planned to fly his single engine plane to more than 30 countries in South and Central America, a region which has mostly ignored the Kosovo issue.

“I will thank those countries who have already recognized us, I will tell the others how important it is for Kosovo to be recognized worldwide, and I will try to end racial stereotypes that belittle our people”, Berisha told Balkan Insight.

Berisha spent his childhood in Kosovo, then left for Western Europe to fulfil his dream of becoming a pilot. He is now working for Sierra West Airlines, which operates executive jet charters and air cargo flights.

Since its declaration of independence, Kosovo has been recognized by 55 mostly Western states. /balkaninsight.com/19.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com


Fatmir Limaj, Shpresa e Kombit te Ri!


Fatmir Limaj
/photo fisnik dobreci/

Rrugetimi i heroit te Kosoves nga kryengritesi ne ndertues rrugesh
Fatmir Limaj personifikon shpresen e kombit te ri

“Ndertimi i vendit ishte nje enderr e brezit tim. Tani, une jam duke e jetuar ate enderr, por ka shume per te bere. Njerezit tane jane punetore te palodhur, mirepo ata kane nevoje per nje menaxher te mire per kanalizimin e energjise se tyre”, shprehet Limaj

‘Christian Science Monitor’

Nuk ka shume vende ne Evrope kur nje minister i Transportit eshte nje hero kombetar, emri i te cilit kendohet ne kenge popullore. Por Kosova nuk eshte nje vend i zakonshem. Vendi, qe ka mbushur nje vit muajin e kaluar, eshte ku Fatmir Limaj eshte duke pasur sukses ne punen, ku te gjithe te tjeret ketu kane deshtuar: ne ndertimin e rrugeve. Z. Limaj ne shume menyra eshte nje histori e Kosoves. Me 1998, ai mori armen si nje udheheqes kryengrites, fitoi betejen e pare te vertete te Ushtrise Clirimtare te Kosoves kunder serbeve dhe u be i njohur si “Komandant Celiku.” Ai u arrestua dhe me pas u lirua ne Hage per krime lufte. Sot, ai mban kostume te erreta, kepuce lekure te lustruara dhe pret shirita dhe merret me beton te fresket dhe xhade te asfaltuara. Ne vitin 2007, kur u be minister i Transportit, Limaj vetem pese milje (8 kilometra) autostrade kater-korsi kane ekzistuar ne Kosove. Vitin e kaluar, ai ka ndertuar tete milje (13 kilometra), krijoi punishte 24-oreshe dhe tani eshte duke mbikeqyrur ndertimin e tete miljeve (13 kilometra) te tjera te rruges kater-korsi. Kosovaret e duan. Limaj e sheh Ministrine e Transportit pothuajse si ministri personale, nje thirrje per te ndertuar vendin. Ai e ka lexuar “The Audacity of Hope (“Guximi i Shpreses”) te Barack Obames, dhe duket se u ofron mesazhin “Po, mundemi” kosovareve cinike, te lodhur nga premtimet e paplotesuara dhe rruget me balte. Me kredenciale prej kryengritesi, ne shoqerine e shumices shqiptare, Limaj ka bashkuar kokat, ka gjetur konsensus me kontraktoret dhe ka mobilizuar fuqine punetore.

Ndertimi i rrugeve te dhive ne autostrada moderne

Nje drejtues i nje organizate perendimore joqeveritare, i cili ka jetuar ne Kosove per disa vjet, e pershkruan Limajn si “nje nga te miret…. Metodat e tij nuk jane tipike, mirepo ato jane praktike dhe me siguri se cfare i nevojiten Kosoves tani. ”Rruget ne kete shoqeri rurale kane qene aq te dobeta dhe kuturu, saqe udhetaret nga Evropa veriore kane humbur ne menyre rutinore, madje edhe ne vitet e fundit. Infrastrukture rrugore e shekullit 21 do te thote zhvillim. Megjithate, nje dekade pas nderhyrjes se NATO-s dhe pavaresisht buxhetit per rruget eshte bere pak. Rruget e fshatit kane mbetur primitive, pa asfaltim dhe nje makth ne dimer. Rruga kryesore nga aeroporti per ne Prishtine ishte dy-shiriteshe, e ngarkuar pa mase dhe me gropa. Megjithate, ne vitin e kaluar, Ministria e Limajt ka asfaltuar ose riasfaltuar rreth 500 kilometra rruge, duke miratuar nje strategji qe lidh fshatrat me njeri-tjetrin dhe me arteriet kryesore. “Kishte aq shume rruge, saqe ne te gjithe filluan te pyesim veten pse kjo nuk kishte ndodhur me pare,” thote Artan Mustafa, redaktor politik ne gazeten ‘Ekspres’. “Sigurisht, nje arsye eshte per shkak se Limaj ka fuqi. Askush nuk mund t’i thote Komandant Celikut se rruga nuk do te kaloje permes ketu apo atje. Ai ju tregon juve, ju nuk i tregoni atij.” Duke folur ne zyren e tij prane nderteses se re te parlamentit, Limaj shpjegon pasionin e tij per atdheun e tij. “E ndiej kete 24 ore ne dite. Ishte nje enderr e rinise sime, per te pasur nje vend te lire,” thote ai. “Ne qofte se keni pyetur mua 10 vjet me pare, une do te kisha thene se liria ishte e pamundur. Por Zoti na e ka dhene mundesine.”

Renia e murit, nje test durimi

Tregimi personal i Limajt filloi kur ai ishte nje udheheqes i studenteve ne fillim te viteve 1990. Muri i Berlinit kishte rene, por njeriu i forte serb Sllobodan Millosheviqi kishte revokuar statusin e posacem te Kosoves ne Jugosllavi. Shqiptaret, 90 per qind e popullsise, kane jetuar nje jete te klases se dyte nen represionin brutal policor-shteteror me punkte te kontrollit, vrasje arbitrare, tortura, me ringjalljen e ndjenjes se thelle te mitit nacional te serbeve per Kosoven si zemra shpirterore e tyre, dicka e ndaluar ne Jugosllavi nen udheheqjen e gjate te liderit mareshal Tito. “Pjesa tjeter e Evropes levizte ne menyra te paimagjinueshme per ne,” thote ai. “Fryma e Evropes Lindore ishte kudo. Populli ne Evrope merrte fryme me lehte. Por per ne po ndodhte e kunderta. Evropa ishte duke shkuar perpara, ndersa ne po leviznim prapa. Debat publik nuk u lejua ne Kosoven e re dhe studentet u rebeluar. Ne donim qe zerat tone te degjohen ne Jugosllavine federale,” kujton Limaj. “Ne donim te paralajmeronim qendren se sa i rrezikshem ishte programi i Millosheviqit per te ndaluar kete goditje.” Per nje dekade, Limaj dhe Kosova priten, ndersa udheheqesi politik dhe shpirteror i Kosoves, Ibrahim Rugova, u kundervihej taktikave serbe me nje strategji gandiane te durimit dhe jo dhunes. Nje pike e kthimit per kosovaret arriti me marreveshjen e paqes se Dejtonit te udhehequr nga SHBA per Bosnjen.

“Pas Dejtonit, te gjitha shpresat dhe endrrat tona u shuan,” thote Limaj. “Qe Millosheviqi do te mund te vriste per vite pa u ndeshkuar, e pastaj te paraqite veten si nje njeri i paqes ... kjo ishte krejtesisht deshperuese per ne. Nuk kishte asnje shprese. Ne pame ate cfare bente ketu. Eshte e vertete, ne qofte se nje person normal ka zgjedhje, ai kurre nuk do te zgjidhte luften. Mirepo, duhej ose te largohemi nga Kosova, ose te organizojne veten te rezistojme. “

Limaj u perball me drejtesine dhe fitoi respekt

Ish-komandanti minimizon statusin e heroit te UCK-se. Por Limaj ishte i pari qe te ndryshonte taktikat e UCK-se, qe karakterizoheshin me perleshje guerile neper fshatra dhe duke u fshehur neper male, duke konfrontuar forcat serbe hapur. Njesite e tij eventualisht ka mbajtur dy rruge kryesore dhe ka strehuar 85.000 persona, nje spital dhe nje radiostacion. Javen e kaluar, tribunali per krime te luftes ne Jugosllavi ne Hage mori verdiktin e tij te pare per luften ne Kosove. Kater gjenerale serbe u shpallen fajtore per perdorim sistematik te forces kunder civileve. Mirepo gjykata e liroi atehere presidentin jugosllav Milan Milutinoviq, duke cituar se Millosheviqi ishte pergjegjesi kryesor. “Ne praktike, ishte Millosheviqi, ndonjehere i quajtur si ‘Komandanti Suprem,’ i cili ushtroi autoritetin e komandantit ... gjate fushates se NATO-s,” ka deklaruar gjyqtari kryesor Iain Bonomi. Millosheviqi vdiq ne qeline e tij ne Hage ne vitin 2006, gjate mbrojtjes se tij ndaj akuzave per gjenocid ne Bosnje dhe Kosove. Koha e Limajt ne Hage mbetet e ndjeshme. Ai u arrestua per krime, per kohen qe ka sherbyer si komandant i UCK-se, ne rajonin e Llapushnik-ut. Ai mohoi fajesine, por ra dakord per t’u perballur me akuzat. “Aq sa nuk pajtohesha me akuzat, ndjeja se ishte pergjegjesi jona per t’iu pergjigjur,” thote Limaj. “Keshtu qe thashe se do te shkoj ne Hage, dhe isha i sigurt se drejtesia do te mbizoteroje.” Ajo ishte kohe e vetmuar, e merzitshme per Limajn. Kur ai u lirua ne vitin 2005, ai kritikoi ashper autoritetet e Kosoves per mungesen e mbeshtetjes logjistike ligjore qe ai mendonte se do te kishte shkurtuar gjykimin e tij. “Une nuk do te jem nje njeri qe i frikesohet drejtesise. Por ne nje situate te tille ju keni nje milion mendime qe kalojne neper mendjen tende”.

Mesimi nga “Guximi i shpreses”

Kur u kthye Limaj, mijera kosovare bene udhetime te gjata per ne shtepine e tij. Dy perpjekjet per te kandiduar per kryetar komune te Prishtines deshtuan. Por kryeministri Hashim Thaci ia dha atij Ministrine e Transportit, e cila i pelqen. “Cfare Limaj mesoi nga “Guximi i shpreses” i Obames ishte organizimi i ri i presidentit te komunitetit ne Cikago. “Ai shkoi shtepi me shtepi per te kuptuar njerezit, endrrat dhe shpresat e tyre, keshtu qe deri ne kohen qe ai kandidoi per president ai mund te fliste me te gjithe. Kjo do te jete nje detyre ne Kosove, ende i ndare ne mes te shqiptareve dhe serbeve. Synimet e Kosoves jane humane ... ne nuk duam te lendojme apo demtojme te tjeret ... por t’ia mundesojme cdonjerit te jetoje se bashku ne nje shtet te ri”. Provimi me i madh per Limajn mund te jete perpara. Pasi ka fituar zemrat si nje njeri qe e kryen punen dhe emri i te cilit eshte futur ne kenget heroike popullore shekullore shqiptare, ai tani duhet te perfundoje rrugen e aeroportit, rrugen e re per ne Shkup dhe te drejtoje veshtiresite e ndertimit. “Ai e fitoi betejen e pare, por tani eshte test i vertete,” thote nje zyrtar i KB-se. Redaktori Mustafa shton: “Te gjithe e duan Limajn, mirepo edhe une pres ate dite kur nje nepunes civil i zakonshem do te mund te jape nje urdher dhe ai te zbatohet.” /kosova sot/06.03.09/

- - - - - - - - - - - - - - - - - -
VERZIONI ANGLISHT

Paving the way: A Kosovo hero's path from rebel to road-builder
by Robert Marquand, The Christian Science Monitor

Fatmir Limaj

PRISTINA, KOSOVO - There aren't many places in Europe where a minister of transport is a national hero whose name is sung in folk songs.

But Kosovo is not an ordinary place. The country, a year old last month, is where Fatmir Limaj is succeeding at a job everyone else here has failed at: building roads.

Mr. Limaj is in many ways a Kosovo story. In 1998, he took up the gun as a rebel leader, won the first real Kosovo Liberation Army battle against Serbs, and became known as "Commander Steel." He was arrested and later acquitted at The Hague for war crimes. Today, he wears dark suits and patent leather shoes, and cuts ribbons – and deals – over fresh concrete and macadam.

In 2007, when Limaj became transport minister, only five miles of four-lane highway existed in Kosovo. Last year, he built eight miles, instituted 24-hour work sites, and is now overseeing the construction of eight additional miles of four-lane roadway.

Kosovars love it. Limaj views the transport ministry almost as a personal ministry, a calling to build a country. He's read Barack Obama's "The Audacity of Hope," and seems to offer a "Yes, we can" message to cynical Kosovars weary of unmet promises and muddy roads. With rebel credentials in the majority-Albanian society, Limaj has knocked heads, found consensus with contractors, and mobilized a workforce. He regularly drops in on sites at midnight or later. Last year, a TV crew filmed him directing work at 3 a.m., showing the country that change was indeed under way.

"I'm restless by nature, just ask my wife," he says. "Building a country was a dream of my generation. Now, I'm living that dream, but there's a lot to do.

"Our people are hard workers, but they need a good manager to channel their energy."

Upgrading donkey paths to modern highways

An executive from a Western nongovernmental organization, who has lived in Kosovo for several years, describes Limaj as "one of the good ones.... His methods aren't typical, but they are practical, and probably what Kosovo needs right now."

Roads in this agricultural society have been so haphazard and poor that travelers from northern Europe routinely got lost, even in recent years. A 21st-century road infrastructure means development. Yet a decade after NATO intervened, and despite a highway budget, little was done. Village roads remained primitive, unpaved, and a nightmare in winter. The main "highway" from the airport to Pristina was two-laned, donkey-laden, and potholed.

Yet last year, Limaj's ministry paved or repaved nearly 500 miles of highway – adopting a strategy of connecting villages with one another and with key arteries.

"It was so much road that we all started to wonder why it hadn't happened before," says Artan Mustafa, political editor at the Express newspaper. "Obviously, one reason is because Limaj has power. No one can say to [Commander Steel] that the road won't go through here or there. He tells you, you don't tell him."

Speaking in his office near the new parliament building, Limaj explains his passion for his homeland. "I feel that 24 hours a day. It was a dream of my youth, to have a free country," he says. "If you asked me 10 years ago, I would have said that freedom was impossible. But God gave us the opportunity."

Fall of Wall a test of patience

Limaj's own story began when he was a student leader in the early 1990s. The Berlin Wall had fallen, but Serbian strongman Slobodan Milosevic had revoked Kosovo's special status in Yugoslavia. The Albanian, 90 percent of the population, lived a second-class existence under brutal police-state repression – checkpoints, arbitrary killing, torture – as Serbs revived a deeply felt national myth of Kosovo as their spiritual heartland, something disallowed under Yugoslavia's longtime leader, Marshal Tito.

"The rest of Europe was moving in ways unimaginable to us," he says. "The spirit of East Europe was everywhere. People in Europe were breathing easier. But for us, the opposite was happening. Europe was moving forward, and we were moving backward."

Public debate wasn't allowed in the new Kosovo and students rebelled. "We wanted our voices heard in federal Yugoslavia," Limaj recalls. "We wanted to warn the center how dangerous the program of Milosevic was, to stop this crackdown."

For a decade, Limaj and Kosovo waited as the political and spiritual leader of Kosovo, Ibrahim Rugova, reacted to Serbian tactics with a Gandhian strategy of patience and nonviolence.

A tipping point for Kosovars arrived with the US-led Dayton peace deal on Bosnia.

"After Dayton, all our hopes and dreams fell," Limaj says. "That Milosevic could kill with impunity for years, then present himself as a man of peace ... this was totally depressing for us. There was no hope. We saw what he was doing here. It's true, if a normal person has choices, he would never choose war. But it was either leave Kosovo, or organize ourselves to resist."

Limaj faced justice and earned respect

The former commander plays down his KLA hero status. But Limaj was the first to switch KLA tactics – characterized by guerrilla skirmishes in villages and hiding in the hills – by confronting Serb forces in the open. His units eventually held two main highways and sheltered 85,000 people, a hospital, and a radio station.

Last week, the Yugoslav war crimes tribunal at The Hague offered its first verdict on the Kosovo war. Four Serb generals were found guilty of using systematic force against civilians. But the tribunal acquitted then Yugoslav President Milan Milutinovic, citing Milosevic as mainly responsible: "In practice, it was Milosevic, sometimes termed the 'Supreme Commander,' who exercised actual command authority … during the NATO campaign," stated chief judge Iain Bonomy.

Milosevic died in his cell at The Hague in 2006, during his defense against genocide charges in Bosnia and Kosovo.

Limaj's time at The Hague remains a sensitive one. He was arrested for crimes while serving as KLA commander of the Llapushnik region. He denied guilt, but agreed to face charges. "As much as I didn't agree with the accusation, I felt it was our responsibility to respond," Limaj says. "So I said I would go to The Hague, and was sure justice would prevail."

It was a lonely, worrisome time for Limaj. When he was released in 2005, he bitterly criticized Kosovo authorities for a lack of logistical legal support that he felt would have shortened his trial. "I was not going to be a man afraid of justice. But in a situation like that, you have a million thoughts running through your mind."

When Limaj returned, thousands of Kosovars made a pilgrimage to his home. Two attempts to run for mayor of Pristina failed. But Prime Minister Hashim Thachi gave him the transport ministry, which he relishes.

What Limaj took from Obama's "Audacity of Hope" was the new president's community organizing in Chicago. "He went house to house to understand the people, their hopes and dreams, so by the time he ran for president could speak to everybody."

That will be a task in Kosovo, still divided between Albanian and Serb. "Kosovo's intentions are humane… we don't want to harm or do damage to others… but allow everyone live together in a new state."

Limaj's biggest test may be ahead. Having won hearts as a man who gets things done, and whose name has been added to a centuries-old Albanian heroic folk song – he must now finish the airport road, as well as a new road to Skopje, and navigate construction difficulties. "He's won the initial battle, but now is the real test," says a UN official.

Mr. Mustafa, the editor, adds that "Everybody loves Limaj, but I also long for the day when an ordinary civil servant can give an order, and it is followed."
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com


Big Brother Albania 2: Dita 28, Permbledhje


BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 28, PERMBLEDHJE

[VIDEOJA ME VONE!]

Vellane e kam me te mire!”
06/03/09 00:54

Duke biseduar me Zhuljeten, Liriten dhe Qetsorin, Pavlini ka folur per vellane e tij me te vogel. Ai ka treguar se te vellane e ka “king” dhe shume te shkatet (“99-sh, si i thone..!”- ka thene ai), madje njerezit i thone qe vellai eshte me i mire se ai. Pavlini ka thene se i vellai eshte me i cmendur sesa ai dhe ka shtuar: “Une kam qene i pari, te dali si te dali, ate e kane qendisur mire!”

“Ti dhe “zysha” ne nominim!”
06/03/09 01:40

“Jam s’jam une, kete jave eshte zysha dhe ti!” – i ka thone Arjoni Zhuljetes, ne lidhje me nominimet. Me pas ai ka shtuar dhe emrin e Qetsorit, qe, sipas tij, kete jave rrezikon shume. Me pas ata kane folur per Agonin, keqardhjen qe ndjenin qe ai kishte dale dhe sigurine qe ai do te ishte duke u kenaqur jashte.

“Dritani eshte prone private!”
06/03/09 01:50

Aida, duke prekur kurrizin e Dritanit, ka thene se ai e ka trupin shume te formuar. “Goce, s’ka c’te duhet ty! – i ka thene Adelajda, - Eshte prone private ai!”. “Pse i dole pronare ti? –ia ka kthyer ajo. Adelajda i ka thene se pronarja ishte, por ishte diku tjeter. Aida ka cilesuar se nuk kishin te benin me pronare, por me bashkendares. Me pas ajo ka vazhduar me Dritanin, diskutimin per muskujt e kurrizit te tij si dhe per muskujt e formimin e tyre ne pergjithesi.

Loja e banoreve
06/03/09 02:20

Republika ka propozuar qe te luajne nje loje. Njerit prej tyre do t’i lidheshin syte dhe ai duhet te gjente cili ishte personi qe do te kishte perballe, duke i prekur fytyren. E para qe mbylli syte ishte Mimoza. Republika i lidhi asaj syte dhe loja filloi. Ajo gjeti sakte Republiken dhe Adin, por ngaterroi Liriten per Bjordin. Loja vazhdoi me banoret e tjere. Me pas ata e zhvilluan lojen ne nje tjeter drejtim. Dy prej banoreve u lidheshin syte dhe nen drejtimin e dy banoreve te tjere, vetem nepermjet zerit, ata duhet te shkonin symbyllur ne vende te ndryshme te shtepise. Te qeshurat ishin te shumta dhe banoret u duken te kenaqur nga loja e re.

Per 1 dite, mbushet 1 muaj!
06/03/09 03:00

Te mbledhur ne zonen e ndenjies, dritani, Pavlini, Qetsori, Bjordi dhe Lirita, kane vene ne dukje se per nje dite mbushej plot nje muaj qendrimi ne shtepine e Big Brother. Pavlini u shpreh se i dukej sikur koha kishte ndaluar ne vend dhe te te njejtit mendim ishin edhe te tjeret. Ata folen per faktin se nuk dine asgje nga ato qe ndodhin jashte dhe kur te dilnin nga shtepia do te ishin si te hutuar, madje, per inerci te saj qe benin ne shtepi, do te fillonin te debatonin edhe me njerezit e shtepise. Qetsori tha se duhej te mblidheshin e te takoheshin patjeter jashte. Bjordi ishte i te njejtit mendim, por tha se kur te dilnin e te degjonin njeri-tjetrin ne dhomen e rrefimit, nuk do te ishte fort e sigurte deshira per t’u takuar. Qetsori ka thene se per te kjo nuk kishte fare rendesi, sepse ketu ishin “per t’ia futur njeri-tjetrit, qe te merrnin leket”, ndersa jashte do te ishte tjeter gje. “Kush e di cfare sensacioni do te jete, -tha Bjordi, - ne, te gjithe bashke, ne nje shtepi tjeter!”. Lirita propozoi qe ai qe do te fitonte t’u jepte nje darke te gjitheve.

Visi eshte shume zemergjere!
06/03/09 03:10

Mesida i ka folur Arjonit per shokun e saj te ngushte, Visin. Ata njihen qe ne gjimnaz dhe tani ndajne se bashku shtepine e Visit. Mesida shpjegon se ajo qe i lidh te dy eshte nje miqesi shume e paster dhe shume e forte. Habise se Arjonit sesi ishte e mundur qe ajo nuk qendronte me qera tek ai, ajo iu pergjigj me sigurine se visi ishte shume zemergjere dhe me hamendesine se ndashta ate nuk e linte sedra e mashkullit qe t’ia kerkonte. Ajo tha se sa shume kishin xhan njeri-tjetrin, po aq shume edhe ziheshin.

Adelajda: “Kercente per inat”
06/03/09 03:36

Banoret jane shtrire per te fjetur, kurse Moza para tyre, kercen. Asaj i kujtohet prova qe realizuan disa ore me pare dhe i thote Adelajdes se Aida nuk dinte fare te kercente. Ajo i thote se u mundua qe t’i mesonte disa levizje por, perseri ajo nuk doli mire gjate proves. Adelajda i thote se asaj iu duk nje menyre shume vulgare e te kercyerit dhe se Aida po kercente per inat para saj duke e pare drejt e ne sy. Bika i thote se i pelqeu menyra se si levizte sidomos kur tundte belin kurse Bjordi shton se ajo nuk kishte pike ekspresiviteti.

Dritani: “Mimoza eshte e ngurte”
06/03/09 03:45

Dritani dhe Qetsori flasin per tipin e Bjordit dhe afrimitetin e tij me vajzat e shtepise. Ata flasin per marredhenien qe kishte Bjordi me Mimozen. Sori thote se Bjordi ne fillim beri disa perpjekje per t’u afruar shume me te por, ajo e largoi. Dritani shprehet se ai e pelqeu qe ne fillim ate por te dy jane shume te ndryshem si tipa dhe si karaktere. Sori thote me shaka se Moza mund ta marre Bjordin me shkelma nese nuk i pelqen sjellja e tij, kurse Tani mendon se ai nuk eshte aspak tip i tille, madje eshte shume i shkathet dhe se i manipulon te gjitha vajzat nese do, pasi ka nje tip dhe nje kulture ndryshe qe nuk e vret mendjen per asgje. Sori nuk e mendon ne kete menyre dhe thote se Bjordi nuk arriti asgje me Mozen. Dritani thote se kjo eshte dicka tjeter, pasi Moza ka nje tip shume te ngurte dhe fakti qe ndodhet para kamerave e vret dhe e frenon. Qetsori e perkufizon Mozen si nje vajze te mire dhe qe do te reagonte ne nje menyre te tille patjeter.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Pavlini rrezikon
06/03/09 09:45

Ata flasin per te nominuarit dhe Dritani thote se ka frike se do te jete Pavlini ai qe do te dale kete here. Ai thote se dy te tjeret e kane per here te dyte nominimin, kurse ai per here te pare. Sori thote se si Arjoni dhe Aida jane konkurente te forte por varet se sa i pelqejne jashte. Dritani i kujton Sorit se Pavlini gjate kesaj jave nuk ka qene ne forme. Sori mendon se edhe Arjoni mund te jete pretendent per t’u larguar pasi Pavlini ka nje histori te gjate e me me vlera. Ai thote per Aiden se nese nominohet edhe njehere dhe nuk del atehere do te shkoje ne finale. Dritani thote se eshte konkurente e forte dhe e pelqyer por qe serish ka per te dale ne nominim. Sori i thote se mendon se nga gocat, me e pelqyera eshte Mimoza, kurse per Aiden mendon se nuk do ta nxjerrin me ne nominim. Ai i thote Dritanit se edhe banoret nuk bejne mire te nominojne gjithmone te njejtet persona sepse ka dhe te tjere. Te dy djemte e mendojne Aiden ne finale. Sori thote se ja ka friken se mund te jete edhe Moza ne finale sepse nuk e kane nxjerre asnjehere. Dritani mendon se ajo do duhet te jape me shume dhe te filloje te flase. Sori thote se si Bika edhe Aida jane ne finale. Ata thone se Bika eshte e pozicionuar mire dhe se eshte me kembe ne toke. Sori thote se i pelqen si vajze. Ata diskutojne per fillimin e bashkejeteses se Bikes ne shtepi e cila sillej ashper me ta pasi mendonte se do ta sulmonin pasi ishte vajze fshati kurse tani ajo eshte qetesuar dhe sillet normalisht.

Diten miq, naten armiq
06/03/09 09:57

Dritani dhe Qetsori flasin per marredheniet qe kane krijuar mes tyre banoret. Dritani thote se perplasjet me te medha jane gjate debateve qe bejne. Qetsori i thote se gjate dites ata jane miq me njeri-tjetrin kurse gjate debateve nxirren inatet qe kane. Dritani i tregon per debatin qe pati Aida me Adelajden te cilat dolen thuajse nga tema qe po trajtohej dhe debatonin me inat. Qetsori i thote se nuk nderhyri fare sepse edhe nese debati do te vazhdonte me tej, atij mire i behej pasi ato mund te dilnin te dyja nga shtepia. Ata flasin dhe per menyren se si flet Adelajda qe per te gjithe eshte pak e bezdisshme.

“Big Brother ku na ka gjetur?”
06/03/09 10:55

Qetsori duke pastruar kuzhinen pyet Dritanin se si mund te jete jeta e Erjoles jashte shtepise se Big Brother. Ai thote qe nuk e kuptoi asnjehere situaten e saj,por Dritani i thote qe kjo ishte per arsye se ajo nuk e tregoi asnjehere. Ai shton se ajo ishte nje tip shume ekspresiv por jeta e saj linte mjaft dyshime. Qetsori thote qe ajo kishte ikur shume e vogel per ne Greqi,dhe shton-“keta te vene ne dyshim,cfare pune kane bere atje”? Ai vazhdon duke thene-“Nuk e di Big Brother ku na ka gjetur”?

“Kush do dale kete jave?”
06/03/09 13:05

Qetsori dhe Zhuljeta qendrojne ne kopesht dhe diskutojne per banoret e tjere. Qetsori thote qe brenda ne shtepi disa e kane inat,por Zhuljeta i thote qe eshte mire kur njerezit te kane inat. Ai thote qe Lirita ne fillim hyri me shume humor,shume e qeshur dhe mendonte se ajo mund ta fitonte Big Brother. “Por me kalimin e kohes ajo ngeci si sharra ne gozhde”-thote ai. Zhuljeta thote qe vajzat ne Big Brother po mbyllen thjesht ne kornizen e te qenurit femer. Qetsori i thote qe meshkujt do e kene keq punen po doli nje djale te shtunen pasi femrat do kene dominance ne shtepi. “Do hani njera-tjetren sic hengrem ne djemte mos u merzisni”-i thote Qetsori Zhuljetes. Banoret kane filluar te ndjejne ethet e nominimeve dhe dikutojne per kete gje. Qetsori thote qe per mendimin e tij kete jave do dale patjeter ne nominim nje femer, dhe sipas tij mund te jete Adelajda ose Lirita. Zhuljeta e aprovon dhe i thote qe mund te jete dhe ajo ne nominim. Vjen Pavlini dhe Arjoni dhe i bashkohen bisedes se tyre. Qetsori pyet Zhuljeten se kush mendon ajo se mund te dale kete jave por ajo i pergjigjet shkurt se nuk ka ndonje ide. Arjoni pyet Pavlinin se kush mendon se do jete emri i pare i personit qe do shpetoj per te dale nga shtepia. Pavlini i thote qe do deshironte qe te ishte emri i Arjonit,pasi ka me shume afrimitet me te se me Aiden. Pavlini thote qe publiku kete here do e kete me te veshtire se javen e kaluar kur doli Agoni. Arjoni thote- “Kjo pune eshte nje dileme.”
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com