Friday, March 6, 2009

Big Brother Albania 2: Dita 28, Permbledhje


BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 28, PERMBLEDHJE

[VIDEOJA ME VONE!]

Vellane e kam me te mire!”
06/03/09 00:54

Duke biseduar me Zhuljeten, Liriten dhe Qetsorin, Pavlini ka folur per vellane e tij me te vogel. Ai ka treguar se te vellane e ka “king” dhe shume te shkatet (“99-sh, si i thone..!”- ka thene ai), madje njerezit i thone qe vellai eshte me i mire se ai. Pavlini ka thene se i vellai eshte me i cmendur sesa ai dhe ka shtuar: “Une kam qene i pari, te dali si te dali, ate e kane qendisur mire!”

“Ti dhe “zysha” ne nominim!”
06/03/09 01:40

“Jam s’jam une, kete jave eshte zysha dhe ti!” – i ka thone Arjoni Zhuljetes, ne lidhje me nominimet. Me pas ai ka shtuar dhe emrin e Qetsorit, qe, sipas tij, kete jave rrezikon shume. Me pas ata kane folur per Agonin, keqardhjen qe ndjenin qe ai kishte dale dhe sigurine qe ai do te ishte duke u kenaqur jashte.

“Dritani eshte prone private!”
06/03/09 01:50

Aida, duke prekur kurrizin e Dritanit, ka thene se ai e ka trupin shume te formuar. “Goce, s’ka c’te duhet ty! – i ka thene Adelajda, - Eshte prone private ai!”. “Pse i dole pronare ti? –ia ka kthyer ajo. Adelajda i ka thene se pronarja ishte, por ishte diku tjeter. Aida ka cilesuar se nuk kishin te benin me pronare, por me bashkendares. Me pas ajo ka vazhduar me Dritanin, diskutimin per muskujt e kurrizit te tij si dhe per muskujt e formimin e tyre ne pergjithesi.

Loja e banoreve
06/03/09 02:20

Republika ka propozuar qe te luajne nje loje. Njerit prej tyre do t’i lidheshin syte dhe ai duhet te gjente cili ishte personi qe do te kishte perballe, duke i prekur fytyren. E para qe mbylli syte ishte Mimoza. Republika i lidhi asaj syte dhe loja filloi. Ajo gjeti sakte Republiken dhe Adin, por ngaterroi Liriten per Bjordin. Loja vazhdoi me banoret e tjere. Me pas ata e zhvilluan lojen ne nje tjeter drejtim. Dy prej banoreve u lidheshin syte dhe nen drejtimin e dy banoreve te tjere, vetem nepermjet zerit, ata duhet te shkonin symbyllur ne vende te ndryshme te shtepise. Te qeshurat ishin te shumta dhe banoret u duken te kenaqur nga loja e re.

Per 1 dite, mbushet 1 muaj!
06/03/09 03:00

Te mbledhur ne zonen e ndenjies, dritani, Pavlini, Qetsori, Bjordi dhe Lirita, kane vene ne dukje se per nje dite mbushej plot nje muaj qendrimi ne shtepine e Big Brother. Pavlini u shpreh se i dukej sikur koha kishte ndaluar ne vend dhe te te njejtit mendim ishin edhe te tjeret. Ata folen per faktin se nuk dine asgje nga ato qe ndodhin jashte dhe kur te dilnin nga shtepia do te ishin si te hutuar, madje, per inerci te saj qe benin ne shtepi, do te fillonin te debatonin edhe me njerezit e shtepise. Qetsori tha se duhej te mblidheshin e te takoheshin patjeter jashte. Bjordi ishte i te njejtit mendim, por tha se kur te dilnin e te degjonin njeri-tjetrin ne dhomen e rrefimit, nuk do te ishte fort e sigurte deshira per t’u takuar. Qetsori ka thene se per te kjo nuk kishte fare rendesi, sepse ketu ishin “per t’ia futur njeri-tjetrit, qe te merrnin leket”, ndersa jashte do te ishte tjeter gje. “Kush e di cfare sensacioni do te jete, -tha Bjordi, - ne, te gjithe bashke, ne nje shtepi tjeter!”. Lirita propozoi qe ai qe do te fitonte t’u jepte nje darke te gjitheve.

Visi eshte shume zemergjere!
06/03/09 03:10

Mesida i ka folur Arjonit per shokun e saj te ngushte, Visin. Ata njihen qe ne gjimnaz dhe tani ndajne se bashku shtepine e Visit. Mesida shpjegon se ajo qe i lidh te dy eshte nje miqesi shume e paster dhe shume e forte. Habise se Arjonit sesi ishte e mundur qe ajo nuk qendronte me qera tek ai, ajo iu pergjigj me sigurine se visi ishte shume zemergjere dhe me hamendesine se ndashta ate nuk e linte sedra e mashkullit qe t’ia kerkonte. Ajo tha se sa shume kishin xhan njeri-tjetrin, po aq shume edhe ziheshin.

Adelajda: “Kercente per inat”
06/03/09 03:36

Banoret jane shtrire per te fjetur, kurse Moza para tyre, kercen. Asaj i kujtohet prova qe realizuan disa ore me pare dhe i thote Adelajdes se Aida nuk dinte fare te kercente. Ajo i thote se u mundua qe t’i mesonte disa levizje por, perseri ajo nuk doli mire gjate proves. Adelajda i thote se asaj iu duk nje menyre shume vulgare e te kercyerit dhe se Aida po kercente per inat para saj duke e pare drejt e ne sy. Bika i thote se i pelqeu menyra se si levizte sidomos kur tundte belin kurse Bjordi shton se ajo nuk kishte pike ekspresiviteti.

Dritani: “Mimoza eshte e ngurte”
06/03/09 03:45

Dritani dhe Qetsori flasin per tipin e Bjordit dhe afrimitetin e tij me vajzat e shtepise. Ata flasin per marredhenien qe kishte Bjordi me Mimozen. Sori thote se Bjordi ne fillim beri disa perpjekje per t’u afruar shume me te por, ajo e largoi. Dritani shprehet se ai e pelqeu qe ne fillim ate por te dy jane shume te ndryshem si tipa dhe si karaktere. Sori thote me shaka se Moza mund ta marre Bjordin me shkelma nese nuk i pelqen sjellja e tij, kurse Tani mendon se ai nuk eshte aspak tip i tille, madje eshte shume i shkathet dhe se i manipulon te gjitha vajzat nese do, pasi ka nje tip dhe nje kulture ndryshe qe nuk e vret mendjen per asgje. Sori nuk e mendon ne kete menyre dhe thote se Bjordi nuk arriti asgje me Mozen. Dritani thote se kjo eshte dicka tjeter, pasi Moza ka nje tip shume te ngurte dhe fakti qe ndodhet para kamerave e vret dhe e frenon. Qetsori e perkufizon Mozen si nje vajze te mire dhe qe do te reagonte ne nje menyre te tille patjeter.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Pavlini rrezikon
06/03/09 09:45

Ata flasin per te nominuarit dhe Dritani thote se ka frike se do te jete Pavlini ai qe do te dale kete here. Ai thote se dy te tjeret e kane per here te dyte nominimin, kurse ai per here te pare. Sori thote se si Arjoni dhe Aida jane konkurente te forte por varet se sa i pelqejne jashte. Dritani i kujton Sorit se Pavlini gjate kesaj jave nuk ka qene ne forme. Sori mendon se edhe Arjoni mund te jete pretendent per t’u larguar pasi Pavlini ka nje histori te gjate e me me vlera. Ai thote per Aiden se nese nominohet edhe njehere dhe nuk del atehere do te shkoje ne finale. Dritani thote se eshte konkurente e forte dhe e pelqyer por qe serish ka per te dale ne nominim. Sori i thote se mendon se nga gocat, me e pelqyera eshte Mimoza, kurse per Aiden mendon se nuk do ta nxjerrin me ne nominim. Ai i thote Dritanit se edhe banoret nuk bejne mire te nominojne gjithmone te njejtet persona sepse ka dhe te tjere. Te dy djemte e mendojne Aiden ne finale. Sori thote se ja ka friken se mund te jete edhe Moza ne finale sepse nuk e kane nxjerre asnjehere. Dritani mendon se ajo do duhet te jape me shume dhe te filloje te flase. Sori thote se si Bika edhe Aida jane ne finale. Ata thone se Bika eshte e pozicionuar mire dhe se eshte me kembe ne toke. Sori thote se i pelqen si vajze. Ata diskutojne per fillimin e bashkejeteses se Bikes ne shtepi e cila sillej ashper me ta pasi mendonte se do ta sulmonin pasi ishte vajze fshati kurse tani ajo eshte qetesuar dhe sillet normalisht.

Diten miq, naten armiq
06/03/09 09:57

Dritani dhe Qetsori flasin per marredheniet qe kane krijuar mes tyre banoret. Dritani thote se perplasjet me te medha jane gjate debateve qe bejne. Qetsori i thote se gjate dites ata jane miq me njeri-tjetrin kurse gjate debateve nxirren inatet qe kane. Dritani i tregon per debatin qe pati Aida me Adelajden te cilat dolen thuajse nga tema qe po trajtohej dhe debatonin me inat. Qetsori i thote se nuk nderhyri fare sepse edhe nese debati do te vazhdonte me tej, atij mire i behej pasi ato mund te dilnin te dyja nga shtepia. Ata flasin dhe per menyren se si flet Adelajda qe per te gjithe eshte pak e bezdisshme.

“Big Brother ku na ka gjetur?”
06/03/09 10:55

Qetsori duke pastruar kuzhinen pyet Dritanin se si mund te jete jeta e Erjoles jashte shtepise se Big Brother. Ai thote qe nuk e kuptoi asnjehere situaten e saj,por Dritani i thote qe kjo ishte per arsye se ajo nuk e tregoi asnjehere. Ai shton se ajo ishte nje tip shume ekspresiv por jeta e saj linte mjaft dyshime. Qetsori thote qe ajo kishte ikur shume e vogel per ne Greqi,dhe shton-“keta te vene ne dyshim,cfare pune kane bere atje”? Ai vazhdon duke thene-“Nuk e di Big Brother ku na ka gjetur”?

“Kush do dale kete jave?”
06/03/09 13:05

Qetsori dhe Zhuljeta qendrojne ne kopesht dhe diskutojne per banoret e tjere. Qetsori thote qe brenda ne shtepi disa e kane inat,por Zhuljeta i thote qe eshte mire kur njerezit te kane inat. Ai thote qe Lirita ne fillim hyri me shume humor,shume e qeshur dhe mendonte se ajo mund ta fitonte Big Brother. “Por me kalimin e kohes ajo ngeci si sharra ne gozhde”-thote ai. Zhuljeta thote qe vajzat ne Big Brother po mbyllen thjesht ne kornizen e te qenurit femer. Qetsori i thote qe meshkujt do e kene keq punen po doli nje djale te shtunen pasi femrat do kene dominance ne shtepi. “Do hani njera-tjetren sic hengrem ne djemte mos u merzisni”-i thote Qetsori Zhuljetes. Banoret kane filluar te ndjejne ethet e nominimeve dhe dikutojne per kete gje. Qetsori thote qe per mendimin e tij kete jave do dale patjeter ne nominim nje femer, dhe sipas tij mund te jete Adelajda ose Lirita. Zhuljeta e aprovon dhe i thote qe mund te jete dhe ajo ne nominim. Vjen Pavlini dhe Arjoni dhe i bashkohen bisedes se tyre. Qetsori pyet Zhuljeten se kush mendon ajo se mund te dale kete jave por ajo i pergjigjet shkurt se nuk ka ndonje ide. Arjoni pyet Pavlinin se kush mendon se do jete emri i pare i personit qe do shpetoj per te dale nga shtepia. Pavlini i thote qe do deshironte qe te ishte emri i Arjonit,pasi ka me shume afrimitet me te se me Aiden. Pavlini thote qe publiku kete here do e kete me te veshtire se javen e kaluar kur doli Agoni. Arjoni thote- “Kjo pune eshte nje dileme.”
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com


No comments:

Post a Comment