Tuesday, February 24, 2009
Tuesday, February 17, 2009
Burri divorcon Adelajden per shkak te pjesmarrjes se saj ne Big Brother
Tashmë në Kavajë, e dinë të gjithë. Pjesëmarrja në reality show e konkurentes, Adelajde Ljushka, i ka kushtuar asaj divorcin nga bashkëshorti, Agron Ljushka.
Nusja e familjes kavajase, ishte bërë pjesë e aplikimit në emisionin Big Brother pa dijeninë e pjesëtarëve tjerë te familjes së bashkëshortit. Madje, sipas babait të Agronit, as bashkëshorti i saj [...]
Tashmë në Kavajë, e dinë të gjithë. Pjesëmarrja në reality show e konkurentes, Adelajde Ljushka, i ka kushtuar asaj divorcin nga bashkëshorti, Agron Ljushka.
Nusja e familjes kavajase, ishte bërë pjesë e aplikimit në emisionin Big Brother pa dijeninë e pjesëtarëve tjerë te familjes së bashkëshortit. Madje, sipas babait të Agronit, as bashkëshorti i saj nuk dinte gjë për aplikimin.
“Ajo e ka bërë çdo gjë në kokën e saj pa na pyetur fare. Të them të drejtën ne si familje na ka vrarë shumë opinioni publik, pasi Kavaja është vend i vogël, - na thotë babai i Agronit, ish-vjehrri i Adelajdes, Azemi.
Po nëse ajo do tregonte a do rridhnin gjërat ndryshe? Azemi thotë:
“Edhe nëse ajo do të na kishte treguar që dëshiron të marrë pjesë në një emision të tillë, përsëri ne nuk do të ishim dakord, por do t’i thoshim që nuk është gjë e mirë pjesëmarrja në atë emision dhe se këtë duhet ta vendosë me burrin e saj që është edhe djali ynë”.
Babai i Agronit, na tregon se si rrodhën ngjarjet që prej ditës kur djali i tij mori vesh që nusja ka aplikuar në Big Brother.
“Kishim vënë re që djali nuk ndjehej fare mirë, rrinte gjithë kohës i mërzitur, por nuk shprehej se ku qëndronte problemi. Një ditë erdhi dhe më takoi në qendër të qytetit dhe më tregoi gjithçka. Të them të drejtën u zhgënjeva shumë nga sjellja e nuses, por prapë mendova që kjo do të kalonte. Kur kjo u shtrua për diskutim në familje dhe morëm një përgjigje negative nga Adelajdia, atëherë e pamë që ishte një situatë që po e çonte martesën e tyre drejt dështimit”.
Duke qenë kavajas të vjetër, familja e Agronit, është ndier keq. “Na ka trishtuar së tepërmi kjo histori, pasi unë një djalë të vetëm kam dhe të vijë nusja e të na bëjë qendër të vëmendjes së botës për keq, kjo nuk është e drejtë.” Kështu e quan Azemi gjendjen e krijuar që kur nisi diskutimi brenda familjes e deri kur kjo u bë publike dhe e morën vesh të gjithë njerëzit.
Kur familja Lushkja e pa të pamundur që ta bindë Adelajden për të mos marrë pjesë në Big Brother, atëherë Agroni filloi ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore, duke kërkuar divorcin.
“Bisedimet nuk bënin më punë, pasi nusja e kishte vendosur të bëhej e famshme”-thotë Azemi. “Djali im nuk mund të pajtohej me këtë mendim. Shfaqi shenja xhelozie me të drejtë, sepse ata u martuan me dashuri. Nuk është se ja dhamë ne të familjes nusen dhe midis tyre nuk kishte bashkëbisedim apo mospërputhje karakteresh”.
Aktualisht Agroni është në punë si shofer tek zjarrfikësja e qytetit të Kavajës dhe njëkohësisht ndjek studimet e larta për inxhinjeri-mekanike.
Që prej kohës kur ka ndodhur ndarja me bashkëshorten Adelajden, ai shfaqet pak në publik, pasi i duket sikur opinioni po e dënon. Kanë nisur të qarkullojnë fjalët se ata u ndanë se Agroni luante shumë me lojëra fati, që pinte alkool, por miqtë e tij e kanë quajtur njeri shumë të rregullt.
Sipas të atit i vetmi qëllim i ndarjes së Agronit me Adelajden ishte pjesëmarrja e saj në këtë emision. - Ne e dinim fare mirë që e gjithë dynjaja do të merrej me muhabetin tonë, duke na bërë biografinë sa herë që të shihnin nusen e djalit tim në televizor - na përcjell me pamje të mërzitur Azemi.
Gazeta Shekulli
Big Brother Albania 2: Sot Kosova Party!
BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 11
Sot, “Kosova” party!
17/02/09 12:30
Gjate paradites banoret kane diskutuar se cfare do te veshin ne party-n qe do te organizojne me rastin e Pavarsise se Kosoves. Ata kane thene se duhet te vishen sa me serioz, meshkujt me kostume, femrat me fustane te mira, domethene me fustane mbremjeje. Ideja ka lindur qe dje, kur Lirita ka kujtuar daten dhe ka thene se te nesermen ishte Dita e Pavaresise. Ne fakt, sot Kosova feston njevjetorin e shpalljes se saj dhe banoret nuk kane harruar t’i urojne Liriten, Mimozen dhe Agonin qe ne mengjes.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
Monday, February 16, 2009
Big Brother Albania 2: Dita 9, Permbledhje
BIG BROTHER ALBANIA 2: DITA 9 PERMBLEDHJE
Pjesa 1
Pjesa 2
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
Agoni, "Urbani" i Big Brother Albania!
/photo panorama etc./
Agoni, urbani i “Big Brother”!
Njerit nder konkurrentet kosovare ne “Big Brother Albania” (BBA), Agonit, i eshte bllokuar profili i tij ne facebook.com, nga komentet e shumta te adhuruesve te tij. Tashme ne facebook te Agonit mund te shikoni me qindra urime per njerin nder punetoret me te mire te “Urban FM”, i cili ka shume adhurues ne Kosove. Shumica e komentuesve thone se Agoni eshte njeri nder me te miret ne BBA dhe se nese nuk do te kete ndonje “dallavere” ai do ta fitoje kete edicion. Agon Radoniqi per nje kohe te gjate ka punuar ne Urban FM, ne Prishtine, dhe deri me tani disa here ka qene ne qender te kamerave te BBA. /gazeta express/panorama/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
Bjordi Mezini, Milioneri 20 Vjecar!
/photo top channel/
Bjordi Mezini
Jeta ne Itali e milionerit 20-vjecar
Shoku i ngushte tregon pse u fut ne “Big Brother” dhe aventurat e tij me femrat ne Itali
Eshte i bukur e ndryshe nga te tjeret. Ka lindur me 11 mars 1988, 1.75 m i gjate dhe enderron te behet aktor ne Shqiperi. Ende i pazbuluar ne rrefimet e veta ne javen e pare te ‘reality show’ “Big Brother 2” ne “Top Channel”, ai ka shfaqur me shume kuriozitet pasi vjen nga jashte dhe drejton nje firme ndertimi ne Itali. Nese doni te dini me shume se kush eshte Bjordi; biznesi, dashuria, dhe pasionet e tjera te tij, gjithcka e tregon per “Panorama Plus”, miku i tij me i ngushte, 23-vjecari me origjine nga Tropoja, Jetmir Pjeternikaj.
Jetmir, ju jeni miku me i ngushte i Bjordit ne Itali. Si jeni njohur?
E kam njohur ne lokale nate, kur une punoja ne diskoteka si balerin. Edhe Bjordi u fut ne grupin tim te kercimit dhe bashke kemi kercyer ne diskotekat me te mira dhe te medha te Italise. Po ashtu kemi punuar dhe ne Radio 104 te Lecos, ne vitin 2006-2007. Kemi pasur nje program te oreve te vona, qe e drejtonim ne, ku prezantonin albumet e reja qe hidheshin ne tregun muzikor italian. Ishte nje emision me kerkesa muzikore e dedikime kengesh. Tashme drejtojme bizneset tona, ai nje firme ndertimi dhe une nje firme, qe merret me shitblerje veprash arti.
Sa here kishte qene Bjordi ne Shqiperi me pare?
Para “Big Brother” Bjordi ka qene ne Shqiperi dy here, nje here kur ishte 6 vjec dhe hera e dyte ne 2006 bashke me mua. E solla une pasi ai nuk donte te vinte per arsyen se nuk njihte askend, dhe per hatrin tim erdhi. Qe atehere i hyri ne zemer Shqiperia.
E kujt ishte ideja per te hyre ne “Big Brother”?
Ideja ishte e imja, qe ne te merrnim pjese te dy ne kete “reality show”. Arsyeja pasi bashke kemi eksperienca nga me te ndryshmet dhe menduam, qe te dy se bashku do terhiqnim vemendjen duke krijuar nje grup simpatik brenda “Big Brother”, dhe duke u mbrojtur nga njerezit e paafte.
/bjordi dhe shoku i tij i ngushte ne nje moment aktrimi/
Ku e bazonit kete besim?
Si une, ashtu dhe Bjordi kemi njohuri nga shume fusha, dhe kemi pasur cfare te tregonim. Them se te dy do kishim mbetur te paharrueshem ne historine e “Big Brother Albania 2”.
Mund te na tregoni me shume rreth biznesit te tij atje?
Eshte pronar firme ndertimi, me pese punetore. Nderton shtepi, vila kryesisht jo vetem ne Lece, Leco, por firma e tij nderton ne te gjithe Italine.
E habitshme per nje 20 vjecar te kete arritur kaq shume. Mbeshtetjen e kujt ka?
Jo, e ka nisur vete, gjithcka nga zero, aftesia eshte e tij duke studiuar e punuar, dhe me mbeshtetjen e familjes.
Eshte i pasur Bjordi?
Kete nuk mund ta them une se jane gjera private, por per moshen qe ka eshte shume perpara.
/bjordi ne gjirin familjar/
Thuhet se ka nje mama shume te zonjen. Kush jane pjesetaret e tjere te familjes?
Familja e tij perbehet nga motra Skerda, qe punon ne nje zyre avokatie, nena Antoneta biznesmene, dhe nipi i vogel. Babain nuk e njef dhe nuk do te flase fare per te.
Shoket e tij jane shqiptare apo iialiane, dhe cfare kategorie jane?
Une jam i vetmi shok i tij nga Shqiperia. Shoket qe e rrethojne jane biznesmene, dhe jane te gjithe italiane. Me shqiptare s’ka pasur kontakte fare.
Deshira e Bjordit eshte te behet aktor. Ka dicka konkrete ne kete pasion te tij?
Po e vertete. Deshira e tij eshte te behet aktor ne Shqiperi. Para se ai te hynte ne “Big Brother”, ne kishim marre oferta nga shkolla e kinematografise ne Milano, “Lo ied”, per te qene protagoniste ne kater filma me metrazh te shkurter. Une tani qe humba mundesine per t’u futur ne “Big brother”, i pranova keto oferta, ndersa Bjordi i refuzoi.
Po per lidhjet e tij te dashurise, a mund te na thoni dicka?
E verteta eshte qe ka pasur shume lidhje, por jo shume te gjata. Mund te them se si djale i embel qe eshte, ka pasur shume kerkesa dhe nuk u ka rezistuar ofertave.
A mund te dime se kush kane qene te dashurat e tij?
Po ai ka pase shume histori dhe eshte shume i kerkuar nga femrat ketu. Por nuk i pelqen te ekspozohet me ndonjeren, keshtu qe mos me kerkoni qe te zbuloj ndonje nga ish te dashurat e tij.
Cila ka qene lidhja e tij e fundit?
Ka qene nje vajze italiane qe jetonte ne Londer, por qe ai nuk ka deshire ta beje publike.
Duket i bute, i qeshur. Cfare fshihet pas kesaj aparence?
Eshte tip shume i shkathet dhe i qeshuri i shoqerise.
Brishtesia e tij binte ne sy. Ai vete e ka menduar kete se mos ndoshta paragjykohej?
Ai eshte i drejte dhe nuk i njeh paragjykimet, e nuk e ka idene se si eshte Shqiperia.
Ti e njeh me nga afer. Si mund ta pershkruash?
Bjordi eshte i embel, i edukuar, i pelqen jeta e nates.
Kujtoni ndonje cmenduri te tij me vajzat?
Por nje nga me te medhate e ka bere per nje goce nga Danimarka. Ajo i pati thene qe do te vinte ne Firenze me shkollen e saj. Bjordi ka marre makinen me dy shoke dhe ka shkuar ta kerkoje ne te gjitha hotelet, diskotekat, pub-et, restorantet e sallat e lojrave ne Firence. E gjeti pas dy ditesh kerkime ne nje diskoteke dhe kaloi nje fundjave me te. /klotilda harka/panorama/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
Aida Troka, Historia e Vajzes se Forte
/photo panorama etc./
Ish i dashuri i Aides se “Big Brother” hap nje fan club per me shume vota
Historia e vajzes se forte, te ciles jeta i rezervoi jo pak surpriza te hidhura
Kur u prezantua per here te pare si nje nga konkurrentet e “Big Brother”, me floket bionde dhe veshjen moderne, shume prej nesh mund te mendonim, se Aida do te ishte ajo vajza tipike qe ka feminitet me shumice dhe mbi te gjitha nje vajze me te cilen djemte nuk do te kishin veshtiresi per ta bere mike apo edhe dicka me shume. Por kane mjaftuar kaq pak dite brenda shtepise me te famshme ne Shqiperi, per te kuptuar se impresioni i pare ka qene komplet i gabuar. Tani qe kemi mundur te kontaktojme me miqte me te mire te Aides, ne fakt kemi arritur te kuptojme shume detaje nga jeta e saj.
Ne shume forume ku fansat kane filluar diskutimet e nxehta per banoret qe pelqejne dhe per ata qe nuk i pelqejne, kemi lexuar se shume prej tyre kane paragjykuar Aiden per faktin se ajo jeton vetem. Ne fakt ne mesuam se te jetuarit vetem nuk ka qene nje zgjedhje per Aiden por thjesht nje fat i saj i hidhur. Aides i kane vdekur te dy prinderit dhe mbasi motra e madhe ka vendosur te jetoje ne Itali, ajo ka mbetur vetem ne shtepine e prinderve te saj. E gjendur ne kete situate, Aides i eshte dashur te rritet me shpejt pasi tashme per cdo vendim qe do te merrte, duhej te ishte sa me e pergjegjshme. Prandaj dhe imazhi i vajzes se forte dhe aspak delikate, eshte ne fakt natyra e vertete e Aides.
Njeri nga miqte e saj prej dhjete vitesh, tregon se Aida eshte nje vajze shume inteligjente, shume e zonja, ka nje pune shume te mire dhe vazhdon edhe shkollen. I pelqen ta jetoje jeten ne te gjitha dimensionet e saj, por shpesh shfaq edhe shenja rebelizmi per gjerat e shtirura, duke e bere natyren e saj akoma me te vecante. Madje ai tregon se krahas pasionit per librat dhe kuzhinen, Aida ka dhe nje ze shume te mire per te kenduar, nje cilesi qe ajo akoma nuk e ka shfaqur brenda shtepise se “Big Brother”. Miqte tregojne se shoqeria me Aiden eshte me te vertete nje privilegj pasi ajo eshte ne gjithcka shume speciale. Pikerisht fale kesaj natyre ajo ka mundur te jetoje me njerken dhe babain e saj per disa vite, dhe nga kjo martese, tani ajo ka edhe nje vella nga babai.
Nderkohe nga burime te tjera, por se fundi edhe nga rrefimet e vete Aides, mesojme se ajo ka patur nje lidhje 7-vjecare me nje djale i cili prej kater vitesh ndodhet ne Amerike. “Ai eshte nje djale shume i mire dhe me Aiden kishte marredhenie te mrekullueshme, por mesa duket largesia e ka bere te pamundur lidhjen e tyre”, – tregon nje nga mikeshat e Aides. Ajo ka provuar te jetoje jashte, me sakte ne Itali aty ku jeton prej disa vitesh e motra, por ajo e ka te pamundur qe te rrije gjate larg Shqiperise pasi tregon se i pelqen me shume Tirana dhe jeta ketu mes miqve dhe ambientit shume te njohur dhe familjar per te. Duke pare natyren e vecante te saj, miqte e kane nxitur qe te merrte pjese ne “Big Brother” por te pyetur nese ka gjasa qe ajo te lidhet me ndonjerin prej djemve aty, ata e perjashtojne kategorikisht si mundesi duke njohur tipin e saj, por duke pare edhe alternativat aty brenda, qe u duken te papershtatshme per miken e tyre.
Duke u kthyer tek histori disa vjecare e lidhjes se saj, mesuam edhe nje fakt shume interesant. Aida me Endrit Mashen, edhe pse nuk jane me te dashur, kane mbetur shume miq me njeri-tjetrin. Madje, gjeja qe na ka cuditur me shume eshte se ai ka krijuar nje fan club per Aiden, duke e ndihmuar qe ajo te kete sa me shume fansa dhe natyrisht sa me shume vota. Me te vertete dicka shume speciale te cilen me siguri kur ta mesoje Aida, ka per ta vleresuar shume. Gjithsesi, jemi akoma shpejt per te parashikuar se cfare te rejash do te na sjelle vajza bionde brenda asaj shtepie. /redona sadiku/panorama/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
Dritan Shehaj Me Nje Te Kaluar Si Mister
/photo top channel/
Dritani i “Big Brother”, me nje te kaluar si mister
Dritan Shehaj, nje nga pjesemarresit ne “Big Brother 2”, nuk eshte nje emer fare i panjohur per boten e televizionit. Edhe pse ai ka marre rruge te tjera ne jete, duke vazhduar degen e Drejtesise si dhe Universitetin Ushtarak, me siguri pjesemarrja e tij ne “Miss dhe Mister Albania 2003”, do kete qene eksperienca e tij e pare me kamerat dhe me boten e televizionit, padyshim e pelqyer per te, perderisa ka preferuar qe te vijoje, por ne nje forme tjeter, t’u ekspozohet atyre. Ne vitin 2003, kur u shpall “Miss Albania”, Denisa Kola dhe “Mister Albania”, Gerald Shahu, shoqeruesi i dyte i “Mister Albania”, u shpall Dritan Shehaj. Edhe pse kjo ka ndodhur pese vite me pare kur ai ishte 20 vjec, me siguri Dritani si atehere, edhe sot mund te mendoje se inteligjenca dhe shkollimi jane shume te rendesishme, por edhe pamja e jashtme ka rendesine e vet per te ecur ne jete. /panorama/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: sheha shehu
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
Arjon Muca, I Preferuari i Vajzave!
Arjoni, djali me i pelqyer nga vajzat
Ne te gjitha forumet dedikuar “Big Brother”, zyrtare apo ata te fansave, eshte ne menyren me absolute djali qe pelqehet me shume. Ne fillim te gjithe e komentonin per pamjen e tij por me kalimin e diteve, fansat mendojne se krahas bukurise, Arjon Muca ka edhe zgjuarsi. Ka kaluar disa eksperienca ne jete, kjo edhe fale jetes se tij ne Itali, te cilat e kane pjekur para kohe. Natyrisht ne profilin qe ai ka vizatuar per veten, nuk ka asnje shenje modestie, por te jesh koshient per vlerat qe ke, nuk eshte ndonje gje negative. Arjoni gjate ketyre diteve, ne shtepi ka ditur te krijoje gjuhen e komunikimit dhe te terheqe vemendjen e banoreve te tjere. I kthyer mbas disa vitesh jashte shtetit, nuk ka qene e veshtire rinisja e nje jete ne Tirane me nje familje qe e ka mbeshtetur fort. Mamaja e tij Jona Muca, nje stiliste shume e njohur, ka ingranuar ne punet e saj Arjonin por edhe Frensisin, motren e tij. Edhe e motra sic e shihni ne keto foto eshte nje vajze shume e bukur, gje qe na ben te mendojme se bukuria ekzistoka me bollek ne familjen Muca. Me shume per jeten e Arjonit, do iu njohim ne javet ne vazhdim. /panorama/14.02.09/
/arjon muca me te motren frensis, photo panorama etc./
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: arion arijon muqa arioni
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
Memli Krasniqi i Rikthehet Muzikes!
/photo public domain
Intervista: MEMLI KRASNIQI
Repisti qe u be deputet rrefen dashurine per Boren
Rrefen njeri nga djemte e grupit “Ritmi i rruges”, sot krahu i djathte i Hashim Thacit
Mund te duket si kthim pas ai nga politika, ne muzike serish. Per vete Memli Krasniqin jo. Tani qe ka veshur kostumin serioz, si krahu i djathte i Hashim Thacit, shume do mendonin se pantallonat e gjera te reperit dhe floket e gjata te lidhura pas, nuk jane me per te. Se ne cilin stil do te rishfaqet pak rendesi ka, por nje gje eshte e sigurt qe do t’i kthehet muzikes, sepse po punon per albumin e tij te katert. Sapo ka mbushur 29 vjec dhe eshte bere babai i Bores 9- javeshe. Per here pare publikon per “Panorama Plus” fotot me te bijen, ndersa tregon se cfare ka ndryshuar realisht ne jeten e tij. Nga ‘Ritmi i rruges” si kengetar, ne ritmin e punes si deputet i PDK-se dhe zedhenes i Kryeministrise se Kosoves, i vetmi zakon qe i ka mbetur eshte deshira per te gdhire netet.
Para pak ditesh kishit ditelindjen, u bete 29 vjec. Si e festuat?
Ishim nje grup prej rreth njezet shokesh me te cilet festuam, dhe qe e kemi bere tradite prej vitesh te festojme ditelindjet e njeri-tjetrit.
E reja e fundit eshte ardhja ne jete e vajzes Bora. Si ka ndryshuar jeta juaj dhe e bashkeshortes Meliza?
Padyshim qe eshte ndryshimi me i madh ne jete dhe sidomos ne aspektin emocional. Tani mbi gjithcka eshte Bora.
Nderkohe kater muaj pune si zedhenes i qeverise, si i keni kaluar?
Po jane kater muaj dhe 24 ore pune ne dite me shume stres dhe pergjegjesi, por nuk mund ta fsheh qe eshte nje pune qe me jep kenaqesi, dhe qe me jep privilegjin qe te jem ne brendesi te te gjitha ngjarjeve politike.
Dhe kur mendon se keni qene nje kengetar, qe rrinit zgjuar naten dhe flinit diten. Si ka ndryshuar ky regjim dhe ritem pune?
Nuk ka ndryshuar aq shume per faktin se ende fle vone, nga ora 02:00 – 03:00 por qe me duhet te zgjohem me heret, ne ora 08:00. Shume pak ore gjume, por qe arrij ta perballoj.
Aktualisht ju lidh puna shume me gazetaret, cfare marredhenie keni me ata?
Shume te mira, jam korrekt me ta, mundohem t’i ndihmoj ne punen e tyre duke u dhene informacione te shpejta, te sakta dhe te qarta ne lidhje me punen e qeverise. Ju u bete i njohur si kengetar.
Me hyrjen ne politike a kane ndryshuar shijet tuaja per muziken?
Jo, une vazhdoj te degjoj zhanret qe kam degjuar me heret, vecanerisht muzike soul klasike.
Meqe jemi tek muzika, c’behet me grupin “Ritmi i rruges”, do vazhdoni?
Ne fakt grupi “Ritmi i rruges” vazhdon te ekzistoje, perkunder angazhimeve te mia dhe te Arbrit. Jemi duke punuar per nxjerrjen ne treg te albumit tone te ri, perfundimin e rreth 15 kengeve qe permban ky album, dhe per se paku realizimin e nje videoklipi te ri.
Ju personalisht jeni marre me muzike qe nga viti 1995, ndersa me “Ritmin e Rruges” keni publikuar tri albume; “Bota eshte e jona”, “Obsesion”, dhe “Perjetesisht”. Si do shfaqeni kete here ne klip?
Ate s’e di as une tani. Varet nga perzgjedhja e kenges qe do vendosim ta bejme klip, si dhe nga idete e regjisorit.
Me ke do bashkepunoni, dhe cfare rryme do te jete muzika?
Ne po punojme si gjithmone me Enis Presheven dhe disa producente amerikane. Albumi do te jete vazhdimesi e stilit te grupit “Ritmi i rruges”, me te cilin jane mesuar te na njohin fansat. Tekstet vazhdoj t’i shkruaj vete, frymezuar nga realiteti dhe problemet qe ndeshemi perdite.
Sa e mundur eshte per imazhin e nje politikani te ridale ne treg si kengetar?
Jo, nuk kam hequr dore nga muzika, pasi ajo eshte nje pjese e rendesishme e jetes sime. Ndryshimi qendron se krijimtaria yne ka intensistet me te ulet, dhe po mungojme ne skenat e koncerteve.
Jeni dhe Keshilltar Politik i Kryeministrit Hashim Thaci. Per cfare e keshilloni me teper?
Punoj me Kryeminstrin Thaci qe gati pese vitesh dhe jam shume i kenaqur me kete pozicion. Ai eshte i palodhshem, shume dinamik dhe shume perkrahes. Natyra e punes sime eshte e tille qe me duhet te komunikoj me te pothuaj per cdo zhvillim, dhe ne keto raste i jap edhe mendimet e mia.
Cfare do te dominoje ne te ardhmen e Memlit, politika apo muzika?
Me kalimin e kohes ndryshojne edhe prioritet. Jam shume i kenaqur me krijimtarine muzikore deri tani, por qe mund te them prioriteti im eshte politika.
Tashme e vizitoni shpesh Shqiperine si nje politikan. Si iu duket politika shqiptare?
Mund te them se krahasuar me Kosoven, politika ne Shqiperi ka tension dhe diskordance. /klotilda harka/panorama/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
Almeda Abazi e Famshme Edhe Ne Turqi
/photo panorama etc./
Almeda Abazi tani e famshme edhe ne Turqi
Ka fituar te gjitha kurorat e misit ne ato konkurse ku ka marre pjese, duke filluar me “Miss Tirana”, “Miss Shqiperia” dhe kuroren me speciale te fituar per here te pare nga nje vajze shqiptare, ate te “Miss Globe International”. Tani ka gati nje muaj qe eshte rikthyer ne Stamboll ku jeton edhe familja e saj, per te vazhduar shkollen, por edhe karrieren si modele, te filluar ne Shqiperi. “Ne momentin e pare qe erdha ketu bera nje marreveshje pune me nje kompani te madhe tapetesh ne Stamboll per katalogun e tyre te 2009. Gjithashtu kam qene prezente ne shume kanale turke ne programe te ndryshme televizive” – tregon Almeda Abazi. Nese futeni ne Youtube duke klikuar emrin e saj, mund te shikoni dhe disa video te missit si pjesmarrese ne nje program shume te ndjekur ne Turqi. Gjithashtu ajo ka marre pjese edhe ne disa sfilata te Haute Couture ne pasarelat turke ne krah te modeleve me te njohura turke disa prej te cilave jane modele dhe te “Victoria Secrets”. Disa prej ketyre sfilatave jane dhene disa here dhe ne “Fashion Tv channel”.
Te gjitha keto aktivitete te bera prej saj, kane zene nje pjese shume te rendesishme ne faqet e para te gazetave shume te njohura ne Stamboll. “Gjithashtu ne vazhdim kam shume ftesa nga kanale te ndryshme televizive. Menaxherja ime Sema Yildirim eshte duke kontaktuar me shume kompani te njohura kozmetike, tekstile dhe bizhuterie te cilat kerkojne imazhin tim” – tregon Almeda. Pervec ketyre angazhimeve, Almeda eshte duke marre leksione aktrimi pasi ka pasur oferta per te luajtur ne telenovela te ndryshme qe shfaqen ne kanalet turke. Aktiviteti me i afert per te cilin eshte duke punuar momentalisht, eshte pjesemarrja me 14 shkurt, diten e Shen Valentinit si e ftuar speciale ne nje spektakel madheshtor live ne nje kanal televiziv te Stambollit. “Jam shume e lumtur qe mediat ketu po me kushtojne nje vemendje te jashtezakonshme dhe ndihem shume krenare sa here qe me prezantojne si bukuroshja shqiptare, duke i bere nje vleresim te vecante Shqiperise edhe per ata qe nuk e njohin”. – thote ajo. /panorama/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
Big Brother Albania 2: Erjola dhe Zhuljeta Te Nominuara!
/photo top channel/
BIG BROTHER ALBANIA 2, JAVA 1, NOMINIMET
Te kandiduarit e javes se pare jane
ERJOLA JOLLDASHI dhe ZHULJETA DACI
Nga te gjithe rrjetet e telefonise celulare ne Shqiperi e Kosove
Per te VOTUAR Zhuljeten, dergoni: BB ZHULJETA ne 15191
Per te VOTUAR Erjolen, dergoni: BB ERJOLA ne 15191
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
Mimoza Krasniqi, Si u Be Pjese e "Big Brother"
/photo top channel/
Mimoza Krasniqi, rastesia qe e coi ne “Big Brother”
Eshte interesante menyra se si Mimoza nga Gjakova u be pjese e “Big Brother”. Ne fakt Moza nuk e kishte ne planet e saj te futej ne “Big Brother” edhe pse Poli mund t’ia kishte shpjeguar me detaje se ajo ishte nje eksperience interesante. Mesa duket per vajzen, ndarja me Polin per nje kohe te gjate nuk ishte nje ide e mire. Mirepo si u ndodh Moza ne ambientet e “Top Channel”? Ne fakt ajo kishte shkuar atje per te shoqeruar te motren, e cila kishte aplikuar per te marre pjese ne program, por organizatoret sapo kane pare Mozen, kane bere te pamunduren qe ta kishin ate brenda asaj shtepie. Natyrisht me pas Moza ka pranuar duke perseritur keshtu te njejten eksperience si i dashuri i saj, Poli. /panorama/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
Zbulohet Lidhja e Polit me Mozen e Big Brother
/photo panorama/
Zbulohet lidhja e Polit me Mozen e “Big Brother”
Historia e Mimoza Krasniqit nga Gjakova me Pol Babin, te dy pjesemarres ne programin e njohur
Duket si nje skenar perfekt, por ne fakt gjithcka ka qene nje rastesi. Po flasim per Polin, njerin nga pjesemarresit e edicionit te pare te programit “Bog Brother”. Poli, djali qe nuk u shqua per shume protagonizem per tre muaj qe qendroi brenda ne shtepi, por qe gjithsesi u pelqye shume ne fakt na dhuroi shume e shume supriza sapo doli qe andej. Si fillim mund te permendim lidhjen e me Inen e cila nisi pak para se ai te dilte nderkohe qe pas daljes lidhja e tyre u survejua me se miri nga aparatet e paparaceve, duke realizuar nje shtese perfekte spektakli.
Pas ndarjes se tyre aventurat e Polit me femra ishin pa fund. Nje mundesi e mire per te bere dicka ndryshe por edhe per ta risjelle ne faqet tona roze, ishte trajnimi qe ai mori fale programit “Big Brother”, ne ishujt Kanarie. Historia me Karmelen, vajzen superseksi nga Hollanda te cilen ai e njohu ne ate ambient perrallor, u rrefye edhe ne gazeten tone, duke zgjuar kuriozitetin e te gjithe atyre qe e kishin pelqyer dhe votuar Polin. Por gjithcka mbaroi ne ate ambient, duke lene gjurme me siguri ne kujtesen e dy te rinjve si nje eksperience qe ia vlejti te jetohej dhe kaq. Me pas nuk kane munguar lidhje dhe histori te tjera kalimtare te Polit me femra mjaft seksi dhe nganjehere edhe te njohura. Por e reja me e fundit qe ploteson me se miri ate skenar spektakli post “Big Brother”, eshte lidhja qe ne te “Panorama Plus” kemi zbuluar pak jave me pare.
Si gjithmone Poli mbetet nje nga frekuentuesit me besnike te jetes se nates dhe pikerisht ne ato klube, ai eshte bere “viktime” e aparatit te paparacit tone. Por kesaj here shoqeria e Polit me nje vajze te gjate dhe mjaft simpatike, dukej si dicka me e vecante. Kur e pyesnin miqte se cila eshte ajo vajze fare e panjohur ne ambientet e klubeve te Tiranes, ai mjaftohej vetem me pergjigjen: “Eshte nga Kosova”.
Nderkohe kurioziteti vazhdonte duke dashur qe te mesohej me shume nese ajo eshte e njohur ne boten e artit atje apo jo, ndersa Poli pergjigjej: “Nuk eshte e njohur por shume shpejt do te behet e njohur”. Qe nga ky moment ne filluam te mendojme se mbase vajza bukuroshe mund te konkurronte ne “Big Brother 2”, gje qe u vertetua sapo filloi ky spektakel tashme shume popullor per cdo shqiptar brenda dhe jashte vendit. Sipas burimeve tona Poli eshte njohur me Mimozen disa muaj me pare kur ai shkonte ne Kosove si i ftuar nga shume fansa te tij. Menjehere e kishte terhequr pamja e Mimozes dhe ai kishte bere cmos qe te njihej me te. Natyrisht fakti se ai tashme ishte i njohur dhe i pelqyer, por edhe pamja e nje djali mjaft terheqes, ia ka bere rrugen me te lehte drejt Mozes. Me pas vajza, mbase per Polin por edhe per pergatitjet qe duhej te bente per te hyre ne “Big Brother’, eshte pare shpesh neper Tirane dhe gati gjithmone ne shoqerine e Polit. Ata binin menjehere ne sy ne rruget e ish-bllokut si nje cift i gjate dhe shume simpatik dhe mbi te gjitha per faktin se gjithnje ecnin te kapur dore per dore. Thuhet se Poli kesaj radhe e ka marre lidhjen seriozisht pasi e pelqen shume Mozen jo vetem per pamjen por edhe per inteligjencen e saj pavaresisht se ajo eshte 19 vjec, madje dhe me e vogla nder konkurentet e “Big Brother”.
Megjithate ajo ka pasur nje “profesor” shume te mire, Polin i cili e ka kaluar tashme proven e kamerave brenda shtepise, di si funksionon loja dhe me siguri e ka instruktuar mire vajzen e cila nder te tjera ka edhe veshtiresine se eshte nga nje vend tjeter, me nje mentalitet te ndryshem pavarsisht se flet te njejten gjuhe me ne. Miqte e Polit tregojne se ai eshte bere nje ndjekes i kujdesshem i “Big Brother”, natyrisht sepse aty eshte Moza, por edhe per nostalgji padyshim. Ka te ngjare qe organizatoret e “Big Brother” nuk do te lene pa e shfrytezuar faktin qe Moza dhe Poli jane te dashuruar, mbase per te sajuar ndonje surprize per Mozen, pasi te dy ata tashme jane krijesa te ketij programi dhe jane bere te njohur fale “Big Brother”. Por shpresojme qe futja e Mozes ne “Big Brother” te mos e prishe rrjedhen e ngjarjeve pasi edhe nga eksperiencat boterore te ketyre programeve, por edhe ne ate te parin tonin, ka pasur ndarje nga te dashurit per t’u lidhur me dike qe eshte aty brenda. Pjesemarresit e vjetshem te pyetur per kete fenomen shpreheshin: “Ne na dukej sikur kishim lindur ne “Big Brother” dhe do te vdisnim aty”. Qe javen e pare duket vemendja e djemve ndaj Mozes, per pamjen e saj, por edhe per moshen e re si dhe dicka mistike qe ajo mbart. Dhe ne fakt gjithcka mund te ngjase. Nese po te permbushet kjo profeci e jona, natyrisht qe ne “Big Brother” do te kishte nje spektakel te garantuar, nderkohe qe Poli mund te pesonte zhgenjim. Le te shohim se cfare rrjedhe do te marrin ngjarjet. /redona sadiku/panorama/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: krasniqi babi
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
Aferdita Dreshaj Si Kengetare!
/aferdita dhe shpati, all photo albaniac etc./
Aferdita, tani edhe kengetare - Foto nga sheshi i xhirimeve
Kush do ta kishte menduar se pas suksesit si miss dhe modele, Aferdita do ti hynte dhe rruges se kenges? Ok! Ok! Ndoshta ju ka shkuar ne mendje,ne fund te fundit eshte e dashura e nje prej kengetareve me te njohur ne Shqipe,por nese mendoni se kjo eshte nje nga ato 1001 videot qe dalin ne tregun muzikor cdo dite…Aferdita ju thote se gaboheni!!! Ajo tregon per Albaniac, se si kenga dhe videoja jane shume cool dhe shume shume shpejt do fillojne te transmetohen ne kanalet televizive,pasi xhirimet kane perfunduar javen qe shkoi. Kenga titullohet “Nese je burre “ dhe eshte kompozuar prej Gabro me tekst te Avni Qahilit. Ka qene ky i fundit ai i cili kur eshte takuar me Aferditen ne studio teksa Shpati po regjistronte nje kenge,ka degjuar modelen te kendoje dhe i ka propozuar nje bashkepunim.Nese kjo video do te pritet mire ne publik,atehere tre video te tjera priten ta pasojne si dhe nje album.Une e kam degjuar Aferditen te kendoj dhe me te kemi bere shaka qe pse se ben nje kenge,por qe pas nje viti do ndodhte kjo…kush do ta kishte menduar hahahhaa!!! Sigurisht ne videoklip ajo prezantohet me nje look hot per te cilin eshte kujdesur Joni Peci, me makiazh te Turit dhe stilimin e flokeve prej Kacit te Kosoves.Shikoni me poshte fotot nga sheshi i xhirimit te cilat publikohen per here te pare sot ketu ne Albaniac…e ku tjeter! /albaniac/12.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
Adrian Gaxha Se Shpejti Me Album Te Ri!
/photo public domain/
Adrian Gaxha se shpejti me album te ri
Pop kengetari shqiptar nga Maqedonia Adrian Gaxha, pas nje pauze dy vjecare pritet te dal se shpejti ne skenen e muzikes pop me nje album te ri. Nga ekipa e Gaxhes bejne te ditur, se kenget e reja dhe albumi i ri eshte ne pergatitje e siper dhe nese shkon gjithcka sipas planit tone, ne fillim te veres do te jete I gatshem per adhuruesit e ketije zhanri muzikor.
Sipas tyre “Adriani per momenti eshte pak sa i mbyllur, dhe ka munguar gati ne shume emisione te ciklit muzikor.
Ai per momentin me shume pushon dhe sipas planeve te tije, ai paraqitet vetem ne koncertet qe organizohen brenda dhe jashte vendit”. Nga ekipi i Gaxhes bejne te ditur se “Edhe Adriani edhe Robert Bilbilov, me shpejtesi do te punojne reth pefundimit te kengeve, kenget do te jene ne dy gjuhe, ne gjuhen maqedone dhe ne gjuhen shqipe”. Sipas tyre “Albumi eshte dicka e re nga albumet e deri tanishme te Adrian Gaxhes.
Ndersa me kenget e reja, sigurisht qe do te kete edhe nje imixh te ri. Ne albumin qe do te del, thuhet se do te kete disa duete me kengetare te njohur nga Maqedonia, Kosova dhe Shqiperia. /shqipmedia/11.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com