Dritani me të fejuarën, Shën Valentin në tendë
Surpriza dhe emocione për banorët në spektaklin e madh të së shtunës Spektakël, shprehje ndjenjash,
mallëngjime… E shtuna ka qenë
një natë surprizash për banorët
e “Big Brother 2″. Dashuria, në
ditën e saj simbolike, ka zbritur edhe
në shtëpinë më të famshme e më të
vëzhguar. Për një koincidencë të bukur,
organizatorët kishin menduar që
atmosfera [...]
Dritani me të fejuarën, Shën Valentin në tendë
Surpriza dhe emocione për banorët në spektaklin e madh të së shtunës
Spektakël, shprehje ndjenjash,
mallëngjime… E shtuna ka qenë
një natë surprizash për banorët
e “Big Brother 2″. Dashuria, në
ditën e saj simbolike, ka zbritur edhe
në shtëpinë më të famshme e më të
vëzhguar. Për një koincidencë të bukur,
organizatorët kishin menduar që
atmosfera e Shën Valentinit të ndihej
edhe në spektaklin e madh. Secili prej
14 banorëve, ndoshta edhe heshturazi,
ka menduar për dikë që ka lënë jashtë,
ka sjellë në mend nostalgjitë e së
shkuarës, apo edhe thjesht janë ndier
pak të dashuruar. Por, gjithmonë ka
të përkëdhelur. Ashtu siç ishte paralajmëruar,
i privilegjuari ka qenë vetëm
një. Surpriza e madhe e takimit të dytë
ishte rezervuar për Dritanin. Një javë
pas qëndrimit në shtëpi, ai ka kaluar
një natë romantike nën shoqërinë e
Evës, të fejuarës së tij. I vënë në lojë me
mërzitjen e sajuar të Evës pas deklaratave
të tij se ndihej më i lirshëm pa të
fejuarën, atëherë kur nuk e priste, Dritanit
i bëhet dhurata e Shën Valentinit.
Zakonisht dëshirat i shprehen vetëm
Babagjyshit të Vitit të Ri, por këtë herë
Dritanit i është plotësuar dëshira që
kishte shkruar në letër vetëm pak minuta
pas futjes
në shtëpinë e
“Big Brother”.
Dëshira ishte
që të kalonte
një natë me
të fejuarën e
t i j. Veçse jo
b re n d a n ë
shtëpi, por
në tendë, ku
u është rezervuar
një darkë
nën dritën e
qirinjve. Mesazhe
dashurie
e mbështetje
kanë marrë edhe banorët e tjerë. Në
këto ditë të qëndrimit brenda, ata
kanë filluar të rrëfehen për veten dhe
njerëzit më të afërt që i rrethojnë. Në
këtë mënyrë, këta të fundit, të paktën
si emra, janë bërë protagonistë të reality
show-t më të ndjekur në Shqipëri.
Qetsori merr një mesazh audioje nga
bashkëshortja e tij. Erjola, e cila nuk e
zgjati shumë strategjinë që të mos tregonte
se ishte e martuar e që kishte një
vajzë, merr një mesazh nga bashkëshorti.
Historinë e saj të dashurisë e ka
rrëfyer edhe Aida. Edhe pse për momentin
ajo dhe i dashuri i saj që jeton
në Amerikë kanë vendosur që të mos
jenë bashkë, në ditën e Shën Valentinit
ai i ka bërë një surprizë. Një mesazh që
Aida e gjen brenda kutisë postare. Por
mbrëmja e së shtunës, nën drejtimin e
Arbana Osmanit, ka qenë e mbushur
plot me të papritura të tjera. Banorët
kanë nisur të komentohen mjaft që në
javën e parë, gjë që konfirmon shikueshmërinë
e këtij show. Por, përveçse publikut
të gjerë, banorët ndiqen në pjesën
më të madhe të kohës edhe nga të
afërmit e tyre. Të pranishëm në studio,
disa prej tyre kanë komentuar sjelljen,
apo karakterin që banorët kanë shfaqur
gjatë kësaj jave të parë qëndrimi në
shtëpi. Adelajda, vajza kavajase, është
bërë gjithashtu pjesë e diskutimeve për
këmbënguljen e pjesëmarrjes në “Big
Brother 2″, pavarësisht kundërshtimit
të të fejuarit të saj. Ai nuk ka pranuar të
jetë në studio, por ka shprehur arsyet e
tij përmes telefonit. Përveç surprizave,
mbrëmja e së shtunës i ka bërë banorët
që të provojnë për herë të parë ethet e
nominimit. Secili prej tyre ka zgjedhur
dy nga konkurrentët për ta çuar në prag
të largimit. Ndërkohë që pas kësaj jave
bashkëjetese, pritet që banorët mes tyre
ta shfaqin më fortë shpirtin e konkurrimit
pas një jave bashkëjetese. Secili prej
tyre mendon… Loja do fituar!
No comments:
Post a Comment