BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 6 PERMBLEDHJE
Pjesa 1
Pjesa 2
Une ate qe kam, e them!
12/02/09 02:30
Duket se brenda shtepise se Big Brother eshte formuar nje klan: Aida, Lirita. Erjola. Kesaj rradhe komentet e oreve te vona jane perqendruar rreth Mimozes. Aida e kishte pare qe ajo do te hante tri kuti kosi, nderkohe qe ne menune e dites eshte planifikuar nga nje per secilin, dhe nuk e kishte lene pa ia thene. Mimoza i kishte permendur cigaret dhe faktin qe ajo nuk harxhonte nga buxheti per cigare, keshtu qe mund te hante sa kos te donte. –“Une per te miren e saj e kisha,- u tha Aida Lirites dhe Erjoles,- qe mos te zevendesoje buken me kos, d.m.th, nuk eshte se ja thashe per kete, por edhe per kete. Ne fund te fundit une e them ate qe kam dhe preferoj t’ia them personit ne sy.
Vajzat kendojne
12/02/09 02:50
Oret e para te mengjesit i kane gjetur Aiden, Liriten dhe Zhuljeten, ne kuzhinen e shtepise, duke kenduar. Ato kane kujtuar kenge popullore te karahinave te ndryshme e te muzikes se lehte. Me to eshte bashkuar edhe Adi. Aida ka treguar se ne familjen e saj kishin zakon qe cdo nate te kendonin te gjithe bashke. Te kenduarit ka vazhduar me pas ne dhomen e gjumit, ku eshte perfshire edhe Adelajda.
Kam qene striptist
12/02/09 12:00
Ndersa kane qene te ulur jashte ne oborr, Bjordi, Lirita e Zhuljeta, grup te cilit i eshte bashkuar me pas edhe Republika, Agoni eshte ofruar qe nje nate t’u beje striptize. Pyetjes se vajzave se kur do ta bente kete, para apo pas darke, ai u eshte pergjigjur: –“Kam punuar striptist” Banoret jane munduar te mos shfaqen si te habitur dhe kane vazhduar ta pyesin me tej. -“Nuk e kam bere thjesht per pare, - ka thene ai, -por edhe per aventure! Isha i vetmi i holle e me tatuazhe”.
Lirita: “Nuk me pelqejne fustanet!”
12/02/09 13:00
Natyra sportive e Lirites vihet re lehte. Kjo gje i ka rene ne sy edhe Arjonit. Ai i ka shprehur habine e tij, duke pare e kuptuar tashme tipin e saj, per veshjen e saj naten e pare te spektaklit te Big Brother.
“U detyrova ta vishja, sepse duhet te kishim nje paraqitje sa me elegante.”- i ka thene Lirita, e lumtur qe i eshte kthyer normalitetit te saj.
Endrra e Mimozes
12/02/09 11:00
Mimoza eshte zgjuar jo fort e qete sot, duke e mbajtur mendjen vazhdimisht tek nje enderr qe kishte pare naten. Ajo e ka komentuar kete me Erjolen duke i thene se cfaredo qe shikonte i dilte e kunderta. Erjola nuk e ka lene t’i shpetoje rasti per t’i kthyer nje batute Mimozes. Me pas, mbase duke mos gjetur vemendjen e duhur tek ajo, Mimoza e ka kommentuar endrren me Zhuljeten. -“Kam pare nje makine te kuqe dhe sikur qaja”,- i ka thene Mimoza asaj. “Mire eshte, - ia ka kthyer Zhuljeta persa i perkiste makines,- dhe – do te qeshesh”, per pjesen tjeter.
Me pelqen te jetoj vetem
12/02/09 14:00
Lirita, Aida, Mimoza dhe Zhuljeta kane diskutuar gjate ne oborrin e shtepise, per tema nga me te ndryshmet, tualeti, veshja, takat, etj.
Nje tjeter argument ka qene ai i te jetuarit vetem. Aida filloi duke bere shaka e duke thene se ngaqe ishte gjithmone vetem, fliste me muret, madje u kishte vene edhe emra. Zhuljeta ka nderhyre duke thene se asaj i pelqen te jetoje vetem, e ka bere kete per kater vjet dhe nuk eshte merzitur aspak. –“Ka pasur raste qe kur me vinin njerez, i shihja nga syri magjik dhe nuk e hapja deren, -ka thene ajo. –“Edhe per mua e njejta gje, -ka shtuar Aida.
Suedisht me quajne arush!
12/02/09 13:30
Duke diskutuar me Qetsorin, Dritanin dhe Pavlinin, Bjordi u tregon atyre prejardhjen e emrit te tij, per te cilen ka dy variante. Sipas tij, njeri eshte emri i nje tenisti te famshem, te cilin e motra e adhuronte. Ai quhej Bjorg. Kishin ndryshuar nje shkronje dhe ishte formuar emri i tij. Varianti i dyte ishte se emri i tij mund te kete prejardhje apo te shpjegohej me gjuhen suedeze. –“ Me kane thene, -thote ai,- se ne suedisht emri im do te thote arush!”
Zhuljeta debaton me Erjolen
12/02/09 012:30
Erjola, Aida, Zhuljeta dhe disa banore te tjere te shtepise kane nisur te bisedojne per deget qe studionin dhe profesionet qe kishin. Erjola ka nisur te tregoje sesi aplikoi per Gazetari per shkak te pasionit qe kishte per te. Por i ati e kishte nxitur te aplikonte edhe per nje dege tjeter. Dhe ajo keshtu kishte bere, kishte aplikuar per Ekonomik dhe i kishte fituar te dyja. Megjithe pasionin per Gazetarine, ajo kishte zgjedhur Ekonomikun. Kaq mjaftoi qe Zhuljeta t’i kthehej e t’i thoshte se jo vetem qe nuk e shihte si ekonomiste por edhe se nuk mund ta kuptonte faktin qe ajo tjeter kishte pasion e tjeter kishte zgjedhur. Erjola nisi t’i shpjegonte avantazhet e profesionit te ekonomistit karshi atij te gazetarit, te cilin e njihte mire sepse shume shoqe te saj punonin si te tilla. Per me teper atehere ajo nuk e kishte fituar ende besimin ne vetvete qe kishte tani. Debati ka vazhduar me shembujt e nje gazetarie qe nuk funksionte sic duhej, te sjella nga Erjola e po ashtu edhe me kundershtimet e Zhuljetes per cdo gje qe thoshte Erjola. –“Domethene ti do te behesh gazetare kur te jesh si veshka mes dhjamit, -i ka thene ajo Erjoles, - kur ti kesh te gjitha ne rregull, sic i do ti!” “ Jo,- ia ka kthyer ajo, - une jam gati ta filloj edhe duke u cuar kafe gazetareve, derisa te arrije atje ku duhet.”
“Bika do kete qene nxenese e mire”
12/02/2009 15:15
Fakti qe aktualisht eshte nje mesuese letersie dhe ka kontakte me nxenesit e ndihmon Adelen qe te dalloje fare qarte ata njerez qe kur kane qene ne gjimnaz, kane patur rezultate te mira. Ajo komenton se sipas mendimit te saj nxenes te mire ne shkolle duhet te kene qene Republika dhe Dritani. Ajo nuk jep sqarime ne lidhje me menyren sesi arrin ti identifikoje ata, gjithsesi ky mbetet opinioni i saj, pas nje analize qe ka bere ne te shkuaren e banoreve te shtepise se Big Brother.
Banoret flasin per varferine
12/02/2009 16:20
Nje teme shume aktuale nis debatohet mes Zhuljetes, Pavlinit dhe Arjonit. Ata thone se kryesisht zonat rurale jane shume te varfera, por ka edhe nje pjese e tyre, sidomos ata qe merren me blektori qe kane fituar, pasi jane fokusuar vetem ne kete biznes. Ai merr si shembull familjen e Bikes, e cila mbahet me te ardhurat qe vijne cdo muaj nga blektoria. Me pas diskutohet edhe per fanatizmin qe i karakterizon zonat rurale, madje sipas Pavlinit ne shume prej tyre, pikerisht edhe ne vendin e tij, grate mbajne ende shami. Zhuljeta thote se Pavlini mund te pershtatet pasi eshte rritur aty, por ka shume te tjere qe nuk mund te pranojne dot keto zakone te vjetra.
Arjoni “Nuk do bejme jete luksi”
12/02/2009 16:40
Banoret i kane zene ethet per buxhetin e javes se ardhshme. Arjoni, Lirita dhe Mimoza diskutojne per buxhetin e javes sesa i larte eshte dhe a do ti dale nese ata nuk do te arrijne te kalojne proven. Arjoni kembengul se sido te jete buxheti do te mjaftoje qe ata te ushehen sa me normalisht, por jo te bejne jete luksi. Ai i referohet cmimeve te tregut aktual te restoranteve te kryeqytetit, per te treguar se me fare pak mund te ushqehesh. Nderkohe Lirita nuk arrin dot te beje dallimin mes 100 lekeve, prandaj edhe Arjoni e ndihmon duke i konvertuar kete shume ne euro. Ata flasin per pagat dhe ndryshimet e tyre midis tregut shqiptar dhe atij kosovar, ku Mimoza thote se paga mesatare ne Kosove arrin ne 400 euro, qe edhe i pershtaten standarteve evropiane.
Zhuljeta “Nuk ka dashuri ideale”
12/02/2009 17:10
Moti me shi duket se ka nxitur banoret qe bisedat e tyre te fokusohen ne ato me intime. Zhuljeta thote se neqoftese te thyhet zemra ne nje lidhje dashurore nuk duhet ta mbash mendjen asnjehere aty, por te vazhdosh para. Lirita thote sesi duhet vepruar ne rastin kur ajo eshte dashuria ideale. Sipas Zhulit dashuria ideale nuk ekziston dhe nese ndahesh nga dikush duhet te mendosh per lidhjen tjeter dhe ti fokusohesh asaj, pasi vetem keshtu arrin te besh nje jete me normale. “Une kerkoj nje zemer te re te mbushur me dashuri dhe jo te mbaj zemren time te mbushur me merzi, ne te kundert nuk ecet para”-thote Zhuljeta. Me pas biseda fokusohet tek higjena. Zhuljeta i kerkon Erjoles qe te mbaje te veshura shapkat kur shkon ne banje, pasi nuk eshte higjenike. Erjola e kupton gabimin dhe thote se do ndryshoje sjellje.
“Aida kur nxehesh nuk je e bukur”
12/02/2009 18:00
Bjordi i afrohet Aides dhe ajo i terheq vemendjen, duke i thene se duhet te sillet me mire. Djaloshi me i vogel i shtepise buzeqesh dhe e puth, duke e ditur qe ajo e perkedhel me fjalet e saj. Ai i thote Aides qe kur nxehet nuk eshte me e bukur. Aida qesh me batutat e tij, nderkohe qe Sori i thote Bjordit se fjalet qe ajo i thote jane gjithmone per te miren e tij. Nderkaq Zhuli tregon se viagra eshte shpikur nga nje mjek i njohur nga Shkupi me origjine shqiptare. Adelajda nuk eshte dakord me temen e hapur duke shpjeguar se nuk eshte momenti i duhur per te folur. Zhuli i kunderpergjigjet dhe i thote se vete ajo po flet per kete teme dhe nuk ka asgje te keqe, pasi kjo bisede eshte thjesht informuese.
Diskutohet origjina e e Big Brother
12/02/2009 19:00
Te mbledhur ne sallon te gjithe banoret diskutojne perse ky reality shou qe ne origjine eshte quajtur “Vellai i Madh” dhe jo “Babai i Madh”. Te gjithe hedhin disa argumente njeri pas tjetrit, por Bjordi tregon se zanafilla ka ardhur nga nje liber dhe qe atehere ky format televiziv eshte quajtur “Vellai i Madh”, prej nga edhe eshte frymezuar. “Une mendoj se quhet Vellai i Madh pasi perkujdest per ty, eshte ai qe te qendron me afer problemeve te tua dhe qe te jep konfidencat qe te nevojiten dhe qe te terheq ndonjehere nga veshi, pasi ky eshte edhe roli i vellait ne realitet”-argumenton Zhuljeta. Edhe Qetsori argumenton te njejten ide, e cila mbeshtet edhe nga banoret e tjere.
Erjola: “Kam nje vajze jashte shtepise”
12/02/2009 19:30
Erjola zgjohet nga gjumi dhe ulet mes banoreve te tjere dhe nis i tregon atyre se ka nje vajze jashte shtepise qe jeton me prinderit e saj. “Kur une isha ne Greqi Linda vajza ne dhe deri 40 diteshe ishte me gjyshen e saj, derisa mbarova shkollen ajo vazhdonte te ishte duke jetuar me gjysherit. Ajo eshte nje femije qe eshte mesuar te kuptoje shume gjera”-thote Erjola. Nderkohe Qetsori thote se nuk e mendon qe djali i tij te jetoje vetem, pa te dy prinderit. Erjola tregon se ka perjetuar disa situata ne te cilat eshte ndier konfuze. Megjithate ajo tashme ndieht mire, pasi vajza e saj e di mire se ku eshte vendi i saj dhe i te atit. Madje tani ajo thote se eshte edhe nga Elbasani, vendlindja e Erjoles dhe nga Kucova, vendi i te atit. Me pas ajo tregon historine e lindjes se vajzes dhe mungesen e saj per 1 vit rresht dhe rrefen sesi eshte ndier ajo kur do te shkonte tek Big Brother, duke e perkrahur ate ne vendimet e saj. Zhuljeta e falenderon per faktin qe i tregoi kete histori shume personale, ndersa Adi thote se fakti qe e tregoi kete histori do ta cliroje ate gjate qendrimit ne shtepi.
Sori “Te denoj qe le vajzen vetem”
12/02/2009 20:00
Pas rrefimit qe Erjola beri mes banoreve te tjere, Qetsor i thote se ai personalisht e denon qe e ka lene vajzen vetem. “Ne poziten time une te denoj. Nese nena ime do te me linte vetem 1 vit une do ta denoja. Sakrifica me e madhe eshte te rrisesh nje femije”-thote Sori. Nderkohe Aida thote se e kupton sesi e ka kaluar kete moment te veshtire, ndersa Ardjani i thote se ajo nuk ka gjetur menyren e duhur per ta lene vajzen vetem, madje sipas tij ajo eshte shembulli i nje nene qe ka kaluar shume peripeci dhe vajza do ta mbeshtese, per me teper tani qe ajo i ka kaluar te gjitha paragjykimet.
Adela “Nuk i kerkoj falje Aides”
12/02/2009 21:00
Dritani dhe Adela bisedojne me njeri-tjetrin ne kuzhine ne lidhje me faljen qe ajo duhet ti kerkoje Aides per sjelljen e nje dite me pare, ku kishte ngritur kishte teksa vajza nga Tirana po fliste. Mimoza vjen ne ate cast dhe i thote qe nuk ka lidhje per ti kerkuar asnje falje. Nderkohe qe Dritani kembengul qe ato duhet ti zgjidhin keto mes tyre, ndersa Adela thote se eshte e bindur se nuk ka asnje arsye qe ti kerkoje falje. “Une e kam krijuar nje ide dhe nuk dua qe ta ndryhsoj. Nuk kam asnje arsye qe ti kerkoj falje Aides, pasi une ende nuk e njoh mire ate”-ka thene Adela. Biseda nderpritet ne momentin kur aty vijne edhe vajzat e tjera.
Arjoni : Ndryshojne femrat jug-veri?
12/02/2009 21:50
Pak para se te fillojne te pergatiten per proven e javes banoret diskutojne nje teme mjaft interesante : ne lidhje me ndryshimin qe kane femrat e jugut me ato te veriut te Shqiperise. Arjoni eshte i pari qe e hedh si teme diskutimi dhe Zhuljeta thote se sipas saj ato jane te gjitha njesoj. Por, Aida mendon se kjo varet edhe nga tipat, pasi ka njerez qe rrijne poshte shtepise qe presin tere diten. Arjoni thote se duhet te jete mrekulli kur nje mashkull i kendon nje serenate nje femre, ndersa Lirita pohon se ka vende qe jane shume xheloze per femrat. Sipas Arjonit cdo lloj ekstremi eshte i demshem, megjithate ai perfundon se femra ka nevoje per pak xhelozi, kjo e ben te ndihet me mire ate. /top channel/12.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
No comments:
Post a Comment