BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 5 PERMBLEDHJE
Pjesa 1
Pjesa 2
Bjordi i ben masazh Aides
11/02/09 10:55
Dita e sotme i ka dhuruar Aides nje mengjes ndryshe. Ajo i ka kerkuar Bjordit t’i beje nje masazh, t’i ferkoje kurrizin dhe shpatullen. Bjordi edhe pse dukshem jo ne forme, nuk ka pertuar ta beje Aiden te ndihet me mire.
Mimoza kercen para djemve
11/02/09 11:10
Agonit qe ka dale nga dushi dhe Arjonit u ka terhequr vemendjen Mimoza, ne dhonen e vajzave, qe po kercente. E veshur me nje fustan te hapur, taka te larta e duke levizur ne nje menyre teper provokuese, ajo i ka bere djemte te ngelin te dera duke e pare. Me pas ka hyre Adi, i cili pa pritur “rradhen”, nuk ka hezituar te filloje te kerceje me te.
Adelajda nervozohet nga kamerat
11/02/09 10:00
Adelajda duket sikur ka harruar qe ka hyre ne shtepine e Big Brother apo ndryshe, ne shtepine me te vezhguar ne Shqiperi, ku te gjithe banoret dhe gjithcka qe ndodh jane nen vemendjen e kamerave 24 ore ne 24. Qe ne mengjes, ajo eshte nervozuar me kameran qe e fokusonte teksa ishte zgjuar, por qendronte ende shtrire ne shtrat. Kjo gje, nuk duket te kete shqetesuar vajzat e tjera, te cilat edhe pse te vezhguara e te ndergjegjshme per kete, qendronin te qeta ne shtratet e tyre.
Erjola komenton banoret
11/02/09 04:50
Erjola ka vazhduar “thashethemet” per banoret. Komenteve te saj nuk ika ngelur jashte as Zhuljeta, as Arjoni, e as subjekti i saj i preferuar “zysha”, te ciles i referohet here pas here ne diskutimet e saj. E gjithe kjo ka ndodhur oret e para te mengjesit gjate nje bisede me Liriten, te cilen, se bashku me Aiden, ajo i cileson si “aleate” te saj apo te vetmet qe i hahet muhabeti. Sipas Erjoles, Zhuljeta e ka provokuar, ne nje debat me kuptim te dyfishte, duke i thene qe je fallco. Pjesa me e madhe e banoreve, sipas saj, jane duke bere loje e nuk ka si te jene te vertete, ne ndryshim nga ajo. Ankesat e saj kane vazhduar me Arjonin, i cili, sipas saj, jo vetem qe nuk po vepron mire duke deklaruar indiferencen apo injorimin ndaj te tjereve, por edhe duke mos bere punet qe duhet te beje. . “Ndersa zysha, vetem me cunat e zgjat muhabetin, me gocat nuk guzon, e mbyll gojen!”
Adelajda si Cucinotta
11/02/09 11:40
Komplimentin me te fundit Adelajdes ia ka dhene Qetsori.Ne sfondin e nje bisede per femrat e nje videoklipi, ne oborr, ku djemte po shijonin rrezet e diellit te sapodale, ka ardhur Adelajda. Djemte kane fishkellyer ne shenje komplimenti, ndersa Qetsori nuk ka qendruar indiferent ndaj “look”-ut te ndryshuar te saj. Edhe pse ne dukje e bezdisur ndaj kerkesave te tij per t’u kthyer e rrotulluar sa andej-ketej, ajo nuk ka nguruar te pozoje. Komlimentit se ajo i ngjan si Maria Gracia Cucinotta, ajo i eshte pergjigjur duke thene se edhe ajo e pelqen.
Banoret luajne nen bresher
11/02/09 13:30
Bresheri i forte e i pazakonte qe ka nisur papritur, duket se nuk i ka “trembur” aspak banoret e shtepise. Ata kane lene gjithcka qe ishin duke bere per te vrapuar jashte duke luajtur e rreshkitur, madje Agoni edhe zbathur. E vetmja qe nuk ka levizur nga vendi ka qene Adelajda, e cila ka vazhduar te haje qetesisht menngjesin e saj. Kjo ka bere qe Adi te mos e kurseje nje batute per te.
Aida “lan borxhin”
11/02/09 14:30
Nuk kane kaluar as tre ore nga masazhi qe Bjordi i ka bere Aides, qe kjo e fundit t’ia kthente sherbimin. Bjordi ka qene me i privilegjuar sepse ka qene ne pozicion me te pershtatshem. Megjithate ai i ka kerkuar Aides qe t’i ulet siper “per te punuar dhe ajo me rehat”. Banoret e tjere i kane thene Aides te kete kujdes, se kjo eshte vetem nje tentative e Bjordit per te fituar vota. Vemendjes se saj, gjate masazhit, nuk i kane shpetuar as disa pucrra te vogla as disa qime te pakta ne kurrizin e tij.
Qetsori tregon fabula
11/02/09 13:30
Ndersa Mimoza dhe Adelajda po qendronin ne kuzhine, Qetsori ka nisur t’u tregoje atyre fabula te La Fontenit. Ai u recitoi fabulen e luanit, merimanges, bletes dhe mizes. Ai nenvizoi se secila prej tyre kishte nje nenkuptim te rendesishem. “Sigurisht,-ka shtuar ai, - jane te La Fontenit”
Sallon bukurie “Mimoza”
11/02/09 16:30
Vajzat kane improvizuar ne banjen e shtepise nje “sallon bukurie”. Klientja e pare e Mimozes ka qene Erjola. Vajzat kane menduar ta quajne sallonin e tyre “Mimoza” ose salloni “Lulja me e bukur”. Ky propozim ka ardhur nga Erjola, e cila pas makiazhit qe I ka bere Mimoza ka ndryshuar vertet shume. Per mire!.
Erjola “Do te nominoj Sorin”
11/02/2009 17:00
Banoret drekojne se bashku. Erjola dhe Mimoza jane te fundit qe ulen per te ngrene dreken, nderkohe qe te dyja pak minuta me pare kane bere nje bisede ne lidhje me nominimet e javes. Erjola ka thene se e ka vendosur se cilin do te nominoje. Ajo thote se deri dje ndihej ne dyshim se cilin duhet te nominonte nga banoret dhe me cila do te ishte arsyeja. Por tani ajo e ka gati arsyetimin si dhe emrin. Behet fjale per Sorin. Nderkohe Mimoza bisedon per banoret e tjere duke aluduar disa nga emrat e vajzave, duke i bere paralelisht komplimenta edhe Erjoles per tiparet e saj.
Bjordi dhe Agoni thashetheme per Mimozen
11/02/2009 17:30
Bjordi dhe Agoni pas drekes ulen ne veranden e shtepise per te pire nga nje cigare. Agoni i thote Bjordit se ka degjuar dicka qe Mimoza ka thene per ate, por nuk i jep atij shpjegime. Agoni i thote se nuk ka asgje te keqe dhe nuk ka perse te merakoset, madje ai e ka shprehur qe diten e pare simpatine per Bjordin dhe asgje nuk do te ndryshoje, qofte dita e pare apo dita e peste. Bjordi kerkon te dije me shume detaje, por ne ate moment vjen Lirita dhe biseda e tyre nderpritet. Bjordi shume kurioz e pyet edhe Liriten ne lidhje me kete bisede, por ajo i thote se ka degjuar dicka, por nuk eshte shume e sigurt.
Aida tregon per humbjen e te atit
11/02/2009 18:00
Nje bisede familjare starton mes Zhuljetes, Arjonit dhe Aides. Kjo e fundit tregon per humbjen e prinderve te saj, per vellain e saj te vogel nga babai dhe menyren sesi jeton larg. Ajo pranon se ka pasur nje lidhje shume te forte me te atin, ndersa motra e saj ka qene me e lidhur me te emen. Ajo thote se shume gjera qe i la i ati i shiten, madje rrefen se ka jetuar shume mire me gruan e te atit, e cila ishte nje zonje te cilen ajo e respekton ende.
Zhuljeta “Kam fobi minjte”
11/02/2009 18:30
Agoni dhe Zhuljeta se bashku bisedojne per fobite e tyre. Zhuljeta tregon se ka fobi minjte, kjo eshte arsyeja qe edhe lodra me e preferuar qe mban eshte nje miush prej pellushi, me te cilin edhe Agoni para pak ditesh bente shaka. Sipas saj kete fobi ajo perpiqet ta luftoje duke mbajtur nje miush loder, per te hequr pak nga pak friken. Agoni thote se nuk ka asnje fobi dhe perpiqet qe te pershtatet me frikerat e tij, nje prej te cilave para pak kohesh ishin lartesite dhe trafiku i madh.
Arjoni dhe Adi fillojne palestren
11/02/2009 19:00
Me ne fund pak sport ne shtepine e Big Brother. Arjoni dhe Adriani zhvendosen drej palestres duke u impenjuar totalisht me stervitjen e muskujve. Nje moment aty vjen edhe Mimoza e cila fillon te ngacmoje djemte, madje nuk nguron te marre edhe disa nga veglat e forces, por Arjoni e keshillon te mos e beje pasi mund te pesoje ndonje sforcim. Nderkohe edhe Adi shtrihet ne platforme duke bere disa ushtrime, duke mare disa sugjerime edhe nga Arjoni. Debati i Mimozes, Adit dhe Arjanit, me pas zhvendoset tek imazhi i David Beckham, ku vajza thote se nuk i pelqen trupi i tij, ndersa djemte thone se ai ka nje trup mjaft te mire, tipik prej futbollisti dhe nuk duhet te kete muskuj.
Tani debaton me Biken
11/02/2009 19:30
Edhe pse jane nga e njejta zone, Bika dhe Dritani jane te vetmit qe debatojne me shume me njeri-tjetrin. Dritani i thote se jane edhe nga nje zone dhe prape Bika nuk ka mendim fort te mire per ate. “Ti je e para qe me thua se une flas shume prere”, thote Bika, duke shpjeguar se asnjehere muhabetit nuk i le rruge per tu diskutuar me pas. Dritani e ngacmon duke i thene se perse ajo e ka kaq inat, edhe pse jane patriote. Ajo i kunderpergjigjet dhe i thote te sillet mire ose do ti jape ndonje vote kunder. Ne kete bisede hyn edhe Sori, i cili me shume e ndez ate, por Bika kerkon qe ai te rrije larg me qellim qe te mos ndryshoje mendim edhe per ate (ben shaka).
Zhuljeta : "Dashurine e mbaj brenda”
11/02/2009 20:00
Aida dhe Zhuljeta bisedojne se bashku ne veranden e shtepise. Ato flasin per personat qe kane lene jashte. Zhuljeta tregon se ka shume menyra sesi shprehet dahsuria, ajo eshte nje tip krejt ndryshe dhe e mban gjithmone nga brenda kete ndjenje, pasi nuk i pelqen qe ta shfaqe. Ajo komplimenton Aiden pasi shprehet mjaft mire ne cdo situate, kete gje ajo e justifikon duke thene se ndoshta ngaqe eshte nga natyra nje tip shume i ndjeshem. Me pas Aida tregon histori personale ne qender te te cilave eshte babai i saj, te cilin e ka humbur vite me pare.
Shiu pengon mbarimin e murales
11/02/2009 20:00
Moti i keq i ka mbledhur te gjithe banoret e Big Brother ne dhomen e ndenjes, duke bere provat e aktrimit dhe te kenges, nderkohe qe eshte anulluar perkohesisht prova e murales, pasi jashte bie shi. Banoret jane te shqetesuar per kohen kur do te perfundojne kete prove, pasi duan qe te mesojne doren duke pikturuar. Zhuljeta kerkon te mos ndryshohet piktura, ndersa Qetsori propozon qe zemren ta nxjerrim 3 dimensionale. Aida shpjegon se autoret i kane detyruar qa ta pikturojne zemren ne dere, por Qetsori thote se eshte e pamundur dhe nuk mund te hipi dot aq lart.
Pavlini stonon me kengen
11/02/2009 20:50
Pavlini dhe Mimoza jane mbledhur ne dhomen e gjumit ku po bejne prova per kengen e tyre te dashurise. Sori i terheq vemendjen duke i thene se ai po stonon shume, madje te njejten gje i thote edhe Agoni, i cili si regjisor i spektaklit i kerkon qe te kendoje me lart, ne menyre qe edhe zeri t’i dale sa me i plote, madje edhe i tregon sesi duhet te kendoje. Banoret qe ndodhen ne dhome i thone Pavlinit se menyra sesi ai kendon i ngjason me shume nje recitimi dhe nuk ka muzikalitet. Ndersa Mimoza nga ana tjeter eshte perqendruar totalisht ne kenge dhe nuk mendon se duke qene ne nje duet, pasi bashke me te kendojne edhe vajzat e tjera te shtepise.
Tani : Humbem proven do hame spinaq
11/02/2009 21:20
Prova e javes e cila ka vene ne pune te gjithe, i ka futur friken Dritanit, i cili nuk eshte shume i sigurt tek te tjeret nese do t’ia dalin apo jo. Fakti qe ai eshte ushtarak dhe i kalitur me disiplinen nuk do te thote aspak se banoret e tjere do te jene po kaq te perpikte ne realizimin e proves. Ai thote se duhet te mesojne proven qe tani, madje justifikohet duke thene se valsi korrigjohet, por kenga eshte shume e veshtire dhe nese e ngaterrojne, do te jene te detyruar qe te hane per nje jave tere spinaq. Nderkohe Bjordi dhe Erjola jane duke bere recitimet per pjesen e tyre teatrale, ndersa Pavlini dhe Mimoza jane mbyllur ne dhomen e gjumit ku po kendojne kengen e Pirro Cakos, qe do te jete edhe sfida e tyre per naten e madh te spektaklit.
Adela “Dushin e bejme me turne”
11/02/2009 21:40
Nje dite me pare Adela ishte semure dhe nuk mundi dot qe te bente dush, ndersa ne mengjes u ngrit me vonese dhe nuk arriti dot ujin e ngrohte. Kjo ka qene arsyeja qe ajo u ka thene banoreve te tjere qe te mbajne rradhe dhe ta lene te perdore ajo sot dushin, pasi dita qe lahen djemte. Qetsori ben shaka duke i thene se rradhen sot e kane djemte dhe nuk e le Adelen te lahet ne vendin e tij, por ajo e gjuan me jastek per t’ju kundervene. Erjola shpjegon rendin e vajzave qe kane bere sot dush, ndersa Dritani thote se vajza nga Kavaja duhet te prese edhe nje dite per te bere banjen e saj te rradhes.
Bjordi kujdeset per Mimozen
11/02/2009 22:35
Pas valsit Mimoza shtrihet e lodhur ne divan. Edhe pse sapo ka vrare doren, Bjordi e sheh me kujdes dhe i afrohet. Ulet afer saj dhe e pyet cfare ka qe rri e merzitur. Ne fillim ai nuk arrin te kutoje mire te foluren e vajzes nga Kosova, por ajo i thote qe nuk ka asnje shkak qe te jete merzitur. Ai i prek floket dhe i kerkon para se te ngrihet nga kolltuku qe Mimoza te mos merzitet, por ajo qesh dhe kthen koken nga krahu tjeter. Nderkohe, Adi dhe Adela qe e shohin kete skene i afrohen dhe i thone se ky moment per ciftin duhet fiksuar ne celuloid, madje largohen ngadale me qellim qe dy me te vegjlit e shtepise te rrine se bashku.
Arjoni dhe Agoni gatuajne darken
11/02/2009 23:00
Sonte turnin e gatimit e kane marre persiper djemte dhe jane pikerisht Arjoni me Agonin, qe kane nisur pergatitjet e darkes se sotme. Ne ndihme i vjen edhe Republika, nderkohe qe Mimoza po i qendron nga pas duke i kerkuar ti mbushe goten. Nderkohe djemte e tjere fillojne te zhvishen per te startuar Pizhama Party, nje feste e vogel ne shtepi, e cila i ka bere te gjithe te lene punet. Nderkohe qe vajzat jane perfshire nga te qeshurat.
Aida “Adela te me kerkoje falje”
11/02/2009 23:30
Nje situate e para pak minutash e ka bere Aiden qe te merzitet. Sipas saj Adelajde ka ngritur gishtin teksa ajo ishte duke folur si dhe ka bere disa xheste te pakendshme per te, prandaj ajo duhet t’i kerkoje te falur. “Ajo beri nje xhest ofendues dhe une nuk e prisja. Une per keto gjera zihem me njerezit e mi me te afert. Ajo i shtremberion turinjte kur une flas, gje qe eshte mungese edukate”-thote Aida. Erjola e ngushellon duke i thene qe te mos e troturoje veten per keto gjera, pasi secili ka natyren e vet.
/top channel/11.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
No comments:
Post a Comment