Tuesday, May 18, 2010

Dafina: Nuk Kam Kerkuar Duet me Adelina Berishen!



/photo erkand shabani/

Dafina: Nuk kam kërkuar duet me Adelinën

Pas shumë hiteve, këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri ka realizuar një këngë në gjuhën angleze që titullohet “Rock this Club”. Gjate qëndrimit në Australi, së bashku me të dashurin e saj Krenarin, Dafina ka incizuar këtë këngë me producentin e njohur Shanell.

“Ishte një bashkëpunim i veçantë me një ekip shumë të mirë që merren me artistë dhe me këngëtarë botërorë. Kontakti ka ardhur përmes një shoku të Krenarit, të dashurit tim, dhe vendosëm ta realizojmë këtë këngë”, ka thënë këngëtarja për emisionin RTK Blue.

Dafina ka theksuar se pas shumë bashkëpunimesh, ajo ka vendosur që aktualisht të vazhdojë me këndim solo, ndërkohë ka përgënjeshtruar spekulimet kinse i ka kërkuar Adelina Berishës që të bëjnë një duet.

Sa i përket lidhjes së saj, Dafina ka treguar se gjatë qëndrimit në Australi ka pranuar një unazë të bukur nga Krenari, porse pohon se kjo kishte qenë vetëm dhuratë dhe jo unazë fejese. /telegrafi/rtk/maj 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Dafina: I did not ask for a duo with ADELINEN

After hiteve, Dafina Kosovo singer has performed a song in English that is called "Rock this Club." During his stay in Australia, along with her boyfriend pride, Dafina has recorded this song with producer known Shanell.

"It was a special collaboration with a very good team involved with artists and singers world. Contact has come through a friend of pride, my loved ones, and decided to carry this song, "said singer for Blue RTK show.

Dafina stated that after much collaboration, it has decided to actually proceed with solo singing, meanwhile, has dismissed speculation allegedly Adelina Berisha asked to do a duet.

As for its connectivity, Dafina has shown that while Australia has received a beautiful ring from the Pride, but claims that it had been a gift and not just engagement ring.
]]


No comments:

Post a Comment