Tuesday, May 11, 2010

Soni Malaj Le Shqiperine, Nise Jete te Re ne Itali!



/photo vizion plus/

Soni Malaj lë Shqipërinë dhe nis një jetë të re në Itali

Këngëtarja Soni Malaj dhe balerini Mirko Luccarelli pas mbylljes së natës finale të spektaklit “Dancing with the stars”, kanë lënë Tiranën duke fluturuar drejt Italisë, vendlindja e balerinit.

Soni ka pohuar vetë se e lë kështu Shqipërinë për të nisur një jetë të re në shtetin italian. Ndoshta ky vendim mund t’i japë mundësinë të provojë të tjera rrugë në karrierën e saj si këngëtare. Pas pesë muajsh njohjeje dhe aventurë televizive në “Dancing with the stars”, që u transmetua çdo javë në “Vizion Plus”, dy partnerët në vallëzim janë larguar me statusin e të fejuarve.

Lidhja e tyre e komentuar si dashuri me shikim të parë, nuk ka kaluar thjesht si një flirt por mori kuptim vërtet, ndërsa dy artistët u afruan shumë me njëri-tjetrin gjatë provave intensive, që zhvillonin për të përvetësuar vallëzimet e çdo sfide javore. Pas skualifikimit të Sonit nga gara, ajo vendosi t’ua prezantonte të afërmve Mirkon gjatë një udhëtimi ekzotik që bënë drejt Tropojës, vendlindjes së këngëtares.

Edhe pse intimiteti i tyre kishte rënë në sy që në javët e para të spektaklit, Soni nuk e pohoi por as nuk e pranoi këtë lidhje. Mesa duket ajo kishte menduar që të mos e shpërqendronte vëmendjen e fansave tek kjo lidhjeje pasi i interesonte më shumë fitorja e garës. Gjithsesi ata nuk mundën ta fshehin dot intimitetin që kishin krijuar, me përkëdheljet dhe sjelljet gjithë dashuri që i jepnin njëri-tjetrin.

Nuk dihet se çfarë lidhjesh ka pasur Mirko në Itali, por Soni e ka pranuar propozimin e tij ndërsa prej kohësh kishte deklaruar se ishte vetëm. Tani Sonit i mbetet të mendojë për një dalje të re si këngëtare, pasi ka hedhur në treg albumin e saj të fundit “Unik”. Ata kanë nëshkruar autografe gjatë ankandit që stafi i programit “Dancing with the stars” organizoi për nxjerrjen në shitje të veshjeve të këtij spektakli. /panorama plus/maj 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Soni Malaj leave Albania and begins a new life in Italy
Singer Soni Malaj and Mirko balerini Luccarelli after the final night of spektaklit "Dancing with the stars", have left Tirana flying to Italy, the birthplace of balerinit.

Soni has confirmed that leaves people so Albania to start a new life in the State. Perhaps this decision may give others the opportunity to prove her career path as a singer. After five months of recognition and adventure television on "Dancing with the Stars", which was broadcast every week on "Vision Plus", both in dance partners left the status of engaged.

Commenting on their affiliation with love as first sight, has not gone just like a flirt but got really understanding, while two more artists came together during intensive tests, learned that to develop dances of each weekly challenge. After the race disqualification of Sonia, she decided Mirko relatives presenting them during a trip they made to Tropoja exotic, native of the singer.

Even though their intimacy had fallen in the face in the early stages of spektaklit, Soni did not confirm nor rejected the connection. Apparently she had not thought of fans shpërqendronte attention to this relationship is of interest as more race victory. However they could not hide that they can create privacy, with caresses and behaviors that give all love each other.

It is unknown what connection there was Mirko in Italy, but Soni has accepted his proposal and had long stated that he was alone. Sonia now remains to consider a new outlet as a singer, having launched her latest album "Single." They sign autographs during the auction that the staff of the program "Dancing with the Stars" organized for generating the sale of clothing of this spectacle.
]]


No comments:

Post a Comment