Monday, February 9, 2009

2/9 4U - MAGAZINE REVISTË PËR JU

Please add updates@feedmyinbox.com to your address book to make sure you receive these messages in the future.
4U - MAGAZINE REVISTË PËR JU Feed My Inbox

SI E PARAMENDOJ PAQEN DHE TOLERANCËN?
February 8, 2009 at 8:40 pm

"Për çdo sukses në histori të botës dhe për disa gabime, ekziston një hap prapa". Këto janë fjalët e një mendimtari i cili nuk është i vetëdijshëm se sa shumë janë zbatuar këto fjalë në jetët tona të përditshme kohëve të fundit. Tërë ndodhitë e këtyre kohëve të fundit kanë lënë gjurmë të pashlyeshme te njerëzit. Lakmia e njerëzve është rritur me të madhe dhe prioritetet kryesore kanë humbur rëndësinë e tyre. Në brendi të njerëzve, thjesht nuk ka më ngrohtësi, mirëkuptim, mungojnë ato elemnetet thelbësore që i bëjnë njerëzit njerëz, nuk ka humanitet. Sa jemi humanë dhe sa u kushtojmë vëmendje atyre që kanë më së shumti nevojë? Për fat të keq, nuk jemi edhe aq shumë human. Disi po jetojmë me ritëm shumë të shpejtë, përherë po nxitojmë dhe çdoherë e më pak kemi kohë për njëri tjetrin. Por kërkohet fare pak për të bërë një gjest human. Sikur të ishim më pak egoistë, të kishim pak më shumë mirëkuptim dhe të ishim pak më shumë tolerantë, bota në të cilën jetojmë do të ishte shumë më e mirë dhe më e lumtur.

HOKEJ NË AKULL
February 8, 2009 at 8:40 pm

Hokej në akull, ose thjesht hokej, është një sport në ekipor që luhet mbi akull, dhe më shumë i popullarizuar në vendet që janë mjaft të ftohta për një akull të qëndrueshëm natyral si në Kanada, Amerikën Veriore dhe Rusi. Rrënjët e këtij sporti mund

SHKOLLA FILLORE "TREPÇA" – BANJË
February 8, 2009 at 8:40 pm

Fillet e para shkolla fillore "Trepça" në Banjë, komuna e Istogut, i ka në vitet 1945-46 dhe asokohe shkolla i numëronte dy paralele me gjithsejt 60 nxënës. Sigurisht në vitet në vijim interesimi për shkollim u rrit dukshëm andaj edhe numri i nxënësve erdhi duke

CILI SPORT DIMËROR JU PËLQEN MË SË SHUMTI?
February 8, 2009 at 8:40 pm

Shqiponja Abdullahu (18) Për mendimin tim skijimi është sporti që më asocon më së shumti në sporte dimërore. Çdo herë në janar kuptohet kur ka borë të mjaftueshme së bashku me familjen shkojmë në Boge për skijim. Është me të vërtetë një përjetim që s'harrohet. Natyra pitoreske që na rrethon në Boge, familja dhe shoqëria e plotësojnë sportin e skijimit dhe e bëjnë edhe më interesant. Shpresoj që edhe këtë vit të ketë shumë borë në Boge.

MË TOLERO ... !
February 8, 2009 at 8:40 pm

"Toleranca është respekt, pranim dhe vlerësim i larmisë së pasur të kulturave në botën që na rrethon, mënyrave tona të shprehjes dhe formave të sjelljes njerëzore. Toleranca ushqehet me dituri, me sinqeritet, me komunikim dhe liri të të menduarit, ndërgjegjes dhe religjionit. Toleranca është harmoni në mes të dallimeve. Të jesh tolerant nuk është vetëm obligim moral por edhe parim politik dhe juridik. Toleranca është ajo vlerë, e cila mundëson paqe dhe kontribuon që kultura e luftës të zëvendësohet me kulturën e paqes." Ja si e përshkruan tolerancën Deklarata e Kombeve të Bashkuara për Parimet e Tolerancës. Kjo Deklaratë është aprovuar dhe nënshkruar nga vendet anëtare të UNESKO-s, më 16 nëntor 1995. A jemi ne në Kosovë tolerantë dhe gjer në çfarë shkalle? Çfarë dimë ne për vetë nocionin e tolerancës dhe a e aplikojmë në jetën tonë të përditshme? Përgjigjen në këtë pyetje, ne e kërkuam në Shkollën Fillore "Stana Bacanin" në Leshak.

KFOR-I VAZHDON ANGAZHIMIN PËR NJË TË ARDHME MË TË MIRË
February 8, 2009 at 8:40 pm

Për tri ditë rresht, nga 16 deri më 18 dhjetor 2008, ura në fshatin Pestovë mbi lumin Sitnicë ishte e mbyllur për qarkullim. Arsyeja e kësaj mbyllje ishte kryerja e punimeve të riparimit mbi këtë urë nga ana e pjesëtarëve francezë të Forcës Operative

NXËNËSIT E KLASËS XI/1 -SHEMBULL I HUMANITETIT DHE SOLIDARIZIMIT
February 8, 2009 at 8:40 pm

Që nga viti 1992, 3 dhjetori, anë e kënd botës shënohet si Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe me këtë rast analizohet puna dhe të arriturat e qeverive, organizatave të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare të cilat punojnë me Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK). Njëherit në këtë ditë zhvillohen aktivitete të ndryshme të cilat kanë për qëllim vetëdijësimin e shoqërisë për problemet dhe vështirësitë me të cilat duhet të përballen në jetën e tyre të përditshme kjo kategori e qytetarëve. Sigurisht shënimi i kësaj dite bëhet edhe në Kosovë dhe si gjithkund tjetër edhe te ne zhvillohen aktivitete të shumta. Në mesin e gjithë aktiviteteve që u zhvilluan më 3 dhjetor 2008 shquan projekti të cilin e ideuan dhe zbatuan nxënësit e klasës Xi/1 të gjimnazit "Frang Bardhi" në Mitrovicë, të udhëhequr nga kujdestarja e tyre e klasës znj.Fatmire Berisha.

SASA MATIC AS KËNGËTAR I MUZIKËS POPULLORE – AS I ASAJ ZBAVITËSE
February 8, 2009 at 8:40 pm

Sasa Matic u bë yll i muzikës brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër, tërësisht falë zërit të tij të mrekullueshëm dhe këngëve të mira dhe është një nga këngëtarët më të popullarizuar në estradën e Serbisë. Ende askush nuk i ka kontestuar cilësitë e tij vokale dhe muzikore dhe përkundër moshës së re, ai mund të krenohet me pasurinë e tij më të madhe: ka shumë miq dhe një familje të mrekullueshme! Sasa Matic u lind më 26 prill 1978 në Dërvar. Sasa, vëllai i tij binjak Dejan-i, nëna Dragica dhe babai Zoran-i, kanë jetuar në Dërvar për një kohë, kurse më vonë e gjithë familja u shpërngul në Beograd. Ai i ka ndjekur mësimet në shkollën e muzikës, në drejtimin e pianos. Sasa e ka përfunduar Shkollën e Ulët dhe të Mesme të Muzikës "Kosta Manojlovic" në Zemun, por nuk deshi të regjistrohej në Akademi, edhe pse ka pasur mundësi ta bëjë këtë. Në atë kohë, ai ka qenë një talent pa konkurrencë. Në klasën e gjashtë të shkollës së muzikës, interpretimi i tij në programin e provimit u shpall interpretimi më i mirë në shkollë. Megjithatë, siç thotë edhe vetë, ai gjithmonë ka mësuar për provim në momentin e fundit. Sasa ka dëgjuar këngëtarë të muzikës zbavitëse dhe popullore që nga fëmijëria, ai ka shkuar në të gjitha koncertet e mundshme – që nga rok bendi "Riblja Corba" e gjer te këngëtari (i muzikës popullore) Halid Beslic. Edhe pse është rritur në një gjeneratë të "rock-and-roll-it", Sasa gjithmonë e ka pëlqyer muzikën popullore. Ja si i përshkruan ai emocionet e tij kur e ka kënduar këngën e tij të parë:

SË SHPEJTI...
February 8, 2009 at 8:40 pm

Rolet: Brad Pitt, Cate Blanchett, Julia Ormond, Elias Koteas "Jam lindur në kushte të jashtëzakonshme" - kështu fillon filmi "The Curious Case of Benjamin Button", i marrë nga tregimi i vitit 1920 i F. Scott Fitzgerald-it për një njeri i cili u lind në vitet e tij të tetëdhjeta dhe nuk plaket, por me kalimin e kohës bëhet më i ri, i cili është një njeri si çdo njëri nga ne dhe si të gjithë ne që nuk mund të ndal kohën. Ne ndjekim ngjarjen e tij, e cila ndodh në Nju Orleans nga fundi i Luftës së Parë Botërore në vitin 1918, duke shkuar drejt shekullit 21 dhe duke përcjellë udhëtimin e tij që është i pazakontë siq mund të jetë jeta e çdo njeriu. HOTEL FOR DOGS Rolet: Emma Roberts, Jake T. Austin, Don Cheadle, Johnny Simmons, Lisa Kudrow Kur kujdestarët e ri të gjashtëmbëdhjetë vjeçarit Andi dhe vëllaut të tij të vogël, Bruce nuk u lejojnë atyre të kenë një kafshë, Andi duhet të përdorë mendjemprehtësinë e saj të shpejtë për të gjetur një shtëpi të re për qenin e tyre, që quhet Friday. Fëmijët e gjindshëm hasin në një hotel të zbrazët dhe duke i përdorur talentet e Bruce-it si një gjeni mekanik, ata e transformojnë atë në një parajsë magjike qenushësh për Friday-in, dhe përfundimisht për të gjithë miqtë e Friday-it. Kur lehja e qenve i bënë fqinjët të dyshojnë, Andi dhe Bruce përdorin çdo inovacion që nevojitet që të mos zbulohet "se kush i la qentë të futen brenda". PAUL BLART: MALL COP Rolet: Kevin James, Jayma Mays, Keir O'Donnell, Shirley Knight Paul Blart është një njeri i shkurorëzuar, i cili ka fëmijë dhe jeton në periferi të qytetit. Ai mundohet ta sigurojë jetesën duke punuar si punëtor i sigurimit në një qendër tregtare në New Jersey dhe për dallim nga kolegët e tij, ai e merr punën e tij shumë seriozisht. Kur një grup i maskuar si asistentët e Baba Dimrit organizojnë një sulm në qendrën tregtare, e mbyllin qendrën e madhe të kinemasë dhe marrin pengje (në mes tjerash edhe vajzën e Paul-it dhe të dashurën e tij), punëtori më i zellshëm i sigurimit në qendrën tregtare në New Jersey duhet të shndërrohet në një polic të vërtetë për t'i shpëtuar pengjet! BRIDE WARS Rolet: Kate Hudson, Anne Hathaway, Candice Bergen, Kristen Johnston Liv dhe Emma janë shoqe të ngushta, të cilat që nga fëmijëria kanë planifikuar çdo detaj të mundshëm të dasmave të tyre. Në maje të listës së domosdoshme për nusëri është ceremonia martesore në Hotelin Plaza, i cili është hoteli më i popullarizuar për dasmat e Nju Jorkut. Tani, ato janë 26 vjeçare, janë para martesës, para realizimit të ëndrrave të tyre dhe duket se do të kenë një jetë të lumtur përgjithmonë. A thua a do të jetë vërtet kështu? Një gabim i vogël i priftit bën që datat e kurorëzimit të bëhen lëmsh fare – dhe kështu dasma e të dy shoqeve caktohet pikërisht për të njëjtën ditë! Liv dhe Emma si dhe shoqërimi i tyre i gjatë tani gjenden para një sprove jashtëzakonisht të madhe. Liv është avokate e suksesshme dhe është mësuar që gjithmonë t'i bëjë gjërat ashtu siç do vetë. Kjo nënkupton të ketë punë të përkryer dhe një burrë të përkryer dhe ajo nuk do të lëshojë pe meqë dëshiron të ketë një dasmë të përkryer, për të cilën ka ëndërruar me vite të tëra. Emma është mësuese e cila gjithmonë ka qenë e kujdesshme me të tjerët por nuk i ka kushtuar shumë kujdes vetvetes. Kur ëndrra e saj për dasmën e përkryer është në rrezik, befas, ajo e zbulon edhe anën tjetër të personalitetit të saj dhe ajo është shumë e vendosur që ta realizojë këtë ëndërr. Dy shoqet e ngushta, të cilat dikur do të bënin çmos për njëra-tjetrën, e gjejnë veten në një situatë ku çdo gjë është e lejuar dhe një betejë e pamëshirshme rrezikon të shndërrohet në një luftë për çdo gjë ose asgjë!

ADVENTURELAND
February 8, 2009 at 8:40 pm

Regjia: Greg Mottola Skenari: Greg Mottola Studio: Miramax Films Rolet: Jesse Eisenberg, Ryan Reynolds, Kristen Stewart, Martin Starr, Bill Hader, Paige Howard, Kristen Wiig Zhanri: Komedi Përmbajtja Është vera e vitit 1987 dhe maturanti i tendosur James Brennan është i gëzuar tej mase meqë së shpejti do të udhëtojë për në Evropë dhe ai kishte ëndërruar për këtë udhëtim për një kohë të gjatë. Mirëpo, kur prindërit e tij i tregojnë që nuk mund ta financojnë udhëtimin e tij, James nuk ka rrugë tjetër përpos të fillojë të punojë për një rrogë të vogël në një park zbavitës. Atij i duhet të harrojë birrën gjermane, muzetë evropiane me famë botërore dhe francezet simpatike – prej tani e tutje, vera e James-it do të jetë e mbushur me prindër agresivë, panda (lodra) të mbushura dhe fëmijë të cilët bërtasin duke ngrënë pambuk-sheqer. Edhe pse James-i

MADAGASCAR: ESCAPE 2 AFRICA
February 8, 2009 at 8:40 pm

Rolet: Ben Stiller, Chris Rock, David Schwimmer, Jada Pinkett-Smith, Sacha Baron Cohen, Cedric the Entertainer Regjia: Eric Darnell, Tom McGrath Studio: DreamWorks Animation Zhanri: Film i animuar Përmbajtja Në vazhdimin e shumëpritur të filmit "Madagascar", Alex, Marty, Melman, Gloria, Mbreti Julien, Maurice, pinguinët dhe shimpanzetë e shohin veten të ngujuar në brigjet e largëta të Madagaskarit. Për t'u ballafaquar me këtë pengesë, këto kafshë nga Nju Jorku kanë përpiluar një plan të jashtëzakonshëm dhe gjasat për realizimin e këtij plani janë mjaft të vogla. Me saktësi ushtarake, pinguinët e rregullojnë një aeroplan të vjetër – aq sa munden dhe dinë. Kur ngjiten lart në ajër, ky ekuipazh i pabesueshëm, arrin të fluturojë aq sa të arrij në vendin më të egër nga të gjitha vendet tjera në fushat e pafund të Afrikës, me ç'rast miqtë tanë të rritur në kopshtin zoologjik takohen për herë të parë me pjesëtarët e llojit të tyre në truallin afrikan. Afrika i ngjan një vendi të mrekullueshëm ... por megjithatë, a është vend më i mirë se shtëpia e tyre në Central Park?

FOREVER STRONG
February 8, 2009 at 8:40 pm

Rolet: Sean Faris, Gary Cole, Sean Austin, Neal McDonough, Penn Badgley, Arielle Kebbel Regjia: Ryan Little Zhanri: Dramë, Dramë familjare, Dramë sportive

LETRAT E LEXUESVE
February 8, 2009 at 8:40 pm

Përshëndetje! Mua revista juaj më pëlqen shumë, e lexoj rregullisht dhe dua të iu përgëzoj për punën që bëni. Këngëtarja ime e preferuar është Genta Ismajli kurse ndër aktor do të veçoja Jim Belushin. Sporti im i preferuar është hendbolli dhe tenisi. Kohën e lirë e kaloj duke dëgjuar muzikë dhe duke lexuar. Vetëm vazhdoni. Rina Reçica Shkolla fillore "Ismail Qemali" – Prishtinë

PUNA E MUAJIT - PIANISTI
February 8, 2009 at 8:40 pm

Në botën e muzikës instrumenti i pianos është një ndër instrumentet që më së shumti bie në sy qoftë për shkak të formës dhe madhësisë ashtu edhe për shkak të tingujve të veçant që prodhon. Kjo ka bërë që pianoja gjithmonë të ketë një

FRÉDÉRIC CHOPIN – "POETI I PIANOS"
February 8, 2009 at 8:40 pm

Frédéric Chopin është i njohur në mbarë botën si "poeti i pianos" dhe madje thuhet që askush nuk e ka kuptuar pianon më mirë se Chopin-i. Ai ishte në gjendje ta bënte pianon të tingëllojë në mënyrë romantike dhe poetike. Shumica e melodive të Chopin-it ishin pjesë të shkurtra, por ai arriti të krijojë melodi të gëzuara, melankolike, të mrekullueshme ose plot pasion, të cilat ishin thjesht të përkryera sa i përket formës dhe stilit. Frédéric Chopin u lind më 1810 afër Varshavës, Poloni. Ai filloi të mësonte të luante në piano në moshën gjashtë vjeçare dhe në moshën shtatë vjeçare, ai tashmë, kompozonte muzikën e tij dhe ekzekutonte në piano në shtëpitë e familjeve fisnike. Ai e botoi kompozimin e tij të parë në moshën 15 vjeçare.

10 LOJËRA QË JU BËJNË MË TË ZGJUAR
February 8, 2009 at 8:40 pm

Prindërit mund t'i qortojnë fëmijët e tyre që luajtja me video-lojëra është duke kalbur trurin e tyre, mirëpo lojërat mund faktikisht t'ju mësojnë shumë gjëra. Faktikisht lojërat kanë arritur të kenë qasje edhe në klasën e mësimit, pranë kompjuterëve. Sigurisht, një gjeneratë e tërë ka mësuar aritmetikën përmes lojës për matematikë "Number Munchers" si dhe iu është tërhequr vëmendja për rreziqet e luajtjes dizenteri të "Settlers". Tani që kompanitë si "Nintendo" kanë ndihmuar në përhapjen e lojtarëve të video-lojërave përtej lojërave varëse si "Halo" ose "World of Warcraft", prodhuesit janë duke i furnizuar lojtarët e "pjekur" që dëshirojnë më shumë se thjesht një argëtim nga koha e tyre para kompjuterëve portativë. Në vazhdim do të paraqesim 10 lojëra që ushtrojnë trurin tuaj si dhe reflekset e juaja.

HOROSKOPI JAN-09
February 8, 2009 at 8:40 pm

DEMI (21 prill – 21 maj) Mund të tregoheni i interesuar për investime financiare të cilat do paraqiten para jush. Mund të përjetoni vonesa ose mund të ballafaqoheni me pengesa plotësuese burokratike nëse keni të bëni me institucione. Nëse ndiheni i pasigurt, atëherë kaloni pakëz kohë në vetmi dhe rivlerësoni motivet e juaja si dhe dëshirat e juaja. Duhet të ndani disa orë shtesë për t'i përsosur idetë e juaja kreative.

10 GJËRA TEKNOLOGJIKE PËR KAFSHËN TUAJ SHTËPIAKE
February 8, 2009 at 8:40 pm

Njerëzit anembanë botës i adhurojnë kafshët e tyre. Në miliona shtëpi mund të gjeni kafshë manare. Midis ushqimit, kujdesit veterinar, si dhe shërbimeve dhe produkteve të tjera për kafshë shtëpiake, konsumatorët harxhojnë shumë të holla për përkëdhelësit e tyre. Hulumtuesit e rehatisë kanë ushqyer tregun e lodrave që aktivizohen me prekje (i cili është në zhvillim e sipër) dhe të cilat mund të argëtojnë macen dhe qenin tuaj gjersa jeni në internet ose duke shikuar programin "Project Runway". Në vazhdim keni 10 teknologji që lehtësojnë sadopak edukimin e kafshëve shtëpiake.

KËPUCËT QË ÇDO MASHKULL DUHET T'I KETË
February 8, 2009 at 8:40 pm

Dhjetë palë këpucë të domosdoshme për meshkuj, të përkryera për çdo rast dhe sezon. Këpucët "Oxford" të zeza Çdo mashkulli në koleksionin e tij të këpucëve i nevojiten edhe një palë këpucë "Oxford" të zeza të cilësisë së lartë, me lidhëse. Ia vlen të investohet në këto këpucë me tëbana lëkure dhe take me shumë shtresa të dizajnuara nga këpucëtari britanik John Lobb.

MENDIME TË ARTA PËR HUMANITETIN DHE SOLIDARITETIN NJERËZOR
February 8, 2009 at 8:40 pm

Njerëzve të cilët jetojnë nëpër kasolle dhe fshatra anembanë gjysmës së globit tonë dhe të cilët luftojnë për t'i thyer zinxhirët e

EDITORIAL
February 8, 2009 at 8:40 pm

Përshëndetje lexues të dashur! Më lejoni që këtë editorial ta filloj me një falënderim të madh për të gjithë ju atje që për gjashtë vite tashmë na keni qëndruar besnik dhe na keni lexuar dhe shkruar rregullisht. E kjo për gjithë redaksinë tonë është një kënaqësi e veçantë sepse na tregon se jemi në rrugën e drejtë dhe se puna jonë ka vlerë për ju dhe si e tillë edhe për ne. Andaj në këtë numër jubilar të 60-tin me radhë të gjithë ne nga redaksia jonë ju falënderojmë përzemërsisht për mbështetjen tuaj dhe njëherit ju premtojmë se do të vazhdojmë të angazhohemi maksimalisht për të qenë sa më besnik ndaj kërkesave dhe dëshirave tuaja.

A E DINI SE?
February 8, 2009 at 8:40 pm

Shkenctarët kanë arritur të kultivojnë një lloj luledielli që ka sasi më të vogël poleni e që do të jetë më i përshtatshëm pë ata që janë alergjik në polen. Zërat që i lëshon një lloj i bretkocës që jeton në Australinë lindore janë të ngjajshme me ato që prodhohen nga instrumenti muzikor bangjo.

FESTIVALI I AKULLIT NË HARBIN
February 8, 2009 at 8:40 pm

Festivali i Akullit në Harbin është festivali më i njohur i punimeve artistike nga akulli dhe ky festival e tërheq vëmendjen e vizitorëve të shumtë vendorë dhe nga mbarë bota. Ky festival nuk është vetëm ekspozim i artit të akullit dhe borës por edhe ngjarje tradicionale kulturore, e cila organizohet çdo vit dhe është e hapur për shkëmbim kulturor ndërkombëtar. Çdo vit, ekspertë të shumtë të skulpturave nga akulli, artistë dhe adhurues të këtij arti nga mbarë bota mblidhen në Harbin për të marrë pjesë në garat e jashtëzakonshme të skulpturave nga akulli. Ky Festival ka filluar të mbahet në vitin 1985 dhe që nga ajo kohë është bërë një festival tradicional, pra organizohet çdo vit. Festivali fillon më 5 janar dhe zakonisht zgjat më shumë se një muaj.

KATE WINSLET ENDE NDIHET TRASHALUQE
February 8, 2009 at 8:40 pm

Edhe në ditët e sotme aktorja britanike Kate Winslet ndihet si një fëmijë i trashë. Fakti që është rritur si një adoleshente me mbipeshë e ka trembur atë përjetë .Gjatë adoleshencës së saj ajo gjithë kohën ka luftuar me kilet e saja të tepërta dhe thotë se beteja e saj me peshën e tëpërt e ka bërë atë të pasigurtë, gjë që e ka përcjellur gjatë gjithë karrierës së saj. "Nuk njihja ndonjë aktore me peshë të tepërt dhe nuk e shihja veten në atë botë. Njëherë një fëmijë i trashë gjithmonë një fëmijë i trashë. Sepse ju gjithmonë do të mendoni se keni qenë më ndryshe se tjerët", ka thënë ajo. "Shpesh i shikoj femrat me xhinse të ngushta, taka të larta dhe bluza të ngushta duke shëtitur nëpër qytet dhe i them vetes ende duhet bërë përpjekje të mëdha për tu dukur ashtu bukur".

BONO VOX NDEROHET ME ÇMIMIN "MAN OF PEACE"
February 8, 2009 at 8:40 pm

Këngëtari Irlandez dhe aktivisti Bono Vox është nderuar me çmimin vjetor "Man of Peace" për kontributin e tij në luftën kundër varfërisë, urisë dhe sëmundjeve në Afrikë. Kryebashkiaku i Parisit Bertrand Delanoe i cili ishte nikoqir i ceremonisë ndau shpërblimin "Peace Summit Award" në prezencën e pesë fituesve të çmimit Nobel si njohje të punës së tij të palodhshme gjatë dy dekadave të fundit në luftimin e urisë në vendet Afrikane. "Ky është një çmim shumë i madh për mua, unë jam një yll roku i mbishpërblyer. Ju jeni njerëzit që bëni punën e duhur andaj jam shumë shumë i kënaqur të jem në një shoqëri kaq të nderuar", ka thënë Bono para turmës së ceremonisë. "Man of Peace" është një çmim i cili ndahet nga viti 1999 dhe zgjidhet nga fituesit e çmimit Nobel për paqe.

WILL SMITH GRUMBULLON DONACIONE PËR LUFTËN KUNDËR URISË
February 8, 2009 at 8:40 pm

Aktori Will Smith e ka shfrytëzuar turneun promocional të filmit të tij "Seven Pounds" për të mbledhur donacione me qëllime humanitare. Ne mund t'i ndihmojmë njëri-tjetrit për ta rritur kualitetin e jetës ka thënë Smith në intervistë për 'Star Tribune' . Smith është themelues i fondit "Second Harvest Heartland" një organizatë kjo mjaft e madhe në Amerikë për luftimin e urisë. Smith së bashku me lojtarin e ekipit "Viking" Bernard Berrian kanë dhuruar muajin e kaluar, respektivisht më 13-14 dhjetor 2008, 300 dreka për këtë organizatë.

ROK GRUPI "PLACEDO" KËNDOJNË KUNDËR TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE
February 8, 2009 at 8:40 pm

Muajin e kaluar në tempullin e njohur Angor Wat në Kamboxhia u mbajt koncerti me qëllim të vedijësimit të të rinjëve të këtij vendi rreth parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore. Pjesë e këtij koncerti ishin edhe rok bendi i njohur "Placedo". "Nuk më besohet se në një botë të civilizuar si kjo e jona ekziston skllavëria. Besoj se ne mund të bëjmë më shumë dhe do të mundohemi ta parandalojmë këtë dukuri", tha lideri i bendit Brian Molko. Organizatorët e festivalit MTV Exit e kanë shndërruar vendin antik të këtij tempulli në një skenë të madhe të muzikës rock me 15 mijë ton paisje skenike (drita dhe paisje zërimi). Ky koncert ka qenë si vazhdim i serive të koncerteve për të rritur vedijësimin e njerëzve në këtë regjion. Artisti i fundit i cili ka performuar në këtë regjion ka qenë tenori Jose Carreras në vitin 2002.

ZGALEMI - ZOGU I AKULLNAJAVE
February 8, 2009 at 8:40 pm

Zgalemi i oqeanit ose zogu i akullnajave e thur folenë kryesisht në shkëmbinjtë e paarritshëm të ishujve të cilët janë të shpërndarë nëpër ujërat e ftohtë të Oqeanit Atlantik, në Ishujt Aleutine, në ishujt Sakhalin dhe Kuril, në brigjet e Gadishullit të Skandinavisë, Britanisë së Madhe, Islandës, Grenlandës dhe Newfoundland-it. Zgalemi jeton kryesisht në rajonet me klimë të ftohtë dhe për këtë shkak shumë njerëz e quajnë edhe zogu i akullnajave. Ky zog është i gjatë prej 36 gjer në 41 cm, kurse diametri i krahëve të tij mund të arrijë madje

EDHE VAJZAT DINË TË LUAJNË FUTBOLL!
February 8, 2009 at 8:40 pm

Me siguri nuk e dini, mirëpo në Soçanicë, në veri të Kosovës, për një kohë tani, edhe vajzat janë duke e goditur topin! Këtë nuk janë duke e bërë për argëtim. Shkolla fillore "Vuk Karadzic" ka

SHKOLLA E MUAJIT
February 8, 2009 at 8:40 pm

Në udhëtimin tonë nëpër Kosovës, duke vizituar të gjitha ato shkolla të bukura për të cilat ne shkruajmë, kemi arritur edhe tek Shkolla fillore "Banovic Strahinja" në Banjskë (Komuna e

MBRETËRIA E KAFSHËVE
February 8, 2009 at 8:40 pm

Fshatarët tajlandezë besojnë që me djegien e gëzofit të "tigrit të zjarrtë" mund t'i largojnë tigrat, të cilët hyjnë në vendbanimet e tyre. Kur nisen në ndonjë udhëtim, këta fshatarë gjithmonë ndihen më të sigurt kur kanë me vete edhe një qime të vetme të kësaj maceje të egër. Megjithatë, zoologët ende nuk mund të mburren se dinë gjithçka për këtë "tigër të zjarrtë" dhe misterioz. Emri latin i kësaj kafshe Catopuma temminckii u ndryshua në Pardofelis temminckii, për nder të shkencëtarit holandez, Conrad Jacob Temminck, kurse në popull është e njohur si mace e artë e Azisë.

SI E PARAMENDOJ PAQEN DHE TOLERANCËN?
February 8, 2009 at 8:40 pm

"Për çdo sukses në histori të botës dhe për disa gabime, ekziston një hap prapa". Këto janë fjalët e një mendimtari i cili nuk është i vetëdijshëm se sa shumë janë zbatuar këto fjalë në jetët tona të përditshme kohëve të fundit. Tërë ndodhitë e këtyre kohëve të fundit kanë lënë gjurmë të pashlyeshme te njerëzit. Lakmia e njerëzve është rritur me të madhe dhe prioritetet kryesore kanë humbur rëndësinë e tyre. Në brendi të njerëzve, thjesht nuk ka më ngrohtësi, mirëkuptim, mungojnë ato elemnetet thelbësore që i bëjnë njerëzit njerëz, nuk ka humanitet. Sa jemi humanë dhe sa u kushtojmë vëmendje atyre që kanë më së shumti nevojë? Për fat të keq, nuk jemi edhe aq shumë human. Disi po jetojmë me ritëm shumë të shpejtë, përherë po nxitojmë dhe çdoherë e më pak kemi kohë për njëri tjetrin. Por kërkohet fare pak për të bërë një gjest human. Sikur të ishim më pak egoistë, të kishim pak më shumë mirëkuptim dhe të ishim pak më shumë tolerantë, bota në të cilën jetojmë do të ishte shumë më e mirë dhe më e lumtur.

ME CILIN PREJ PERSONAVE TË FAMSHËM DO TË KISHIT PASUR DËSHIRË TA KALONIT NATËN E VITIT TË RI?
February 8, 2009 at 8:40 pm

Fjolla Krasniqi (17) Prej personave të famshëm me ë cilin kisha pasur dëshirë ta kaloja natën e Vitit të Ri është Shakira. Më pëlqen shumë mënyra se si ajo këndon dhe si vallëzon në skenë. Poashtu jam shumë kurreshtare të di më shumë për jetën e saj, për hapat e parë në karrierën e saj muzikore, si është bërë e famshme etj.

DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËS
February 8, 2009 at 8:40 pm

Dita Botërore e Fëmijës u shënua në shumë shkolla anembanë Kosovës më 20 nëntor 2008. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës u nënshkrua në vitin 1989 dhe më pas u

KooperaTiVa – SHOU MË I RI TELEVIZIV
February 8, 2009 at 8:40 pm

Ditë më parë në Radio Televizionin e Kosovës - RTK filloi të shfaqej një emision me një emër të thjeshtë por njëherit edhe mjaft intrigues për shikuesin; "KooperaTiVa". Sigurisht përzgjedhja e këtij emri ishte shpejt e kuptueshme pasi në këtë "Reality TV Show" (Shou Real Televiziv), të një formati të veçant, 12 të rinjë shqiptarë dhe serbë duhet të bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë mes veti për të realizuar një qëllim të përbashkët. Të ndarë në dy ekipe etnikisht të përziera "Luanët Vjollcë" dhe "Ekipi Feniks" këta të rinjë çdo javë do të kenë detyra të cilat duhet t'i përmbushin përmes punës në grup si: krijimin e një fushate reklamuese, gatimin e ushqimeve tradicionale shqiptare dhe serbe, të përballen me vështirësitë por edhe situatat komike të jetës në fermë etj.

"HELP KOSOVO" NDIHMON FËMIJËT ME AFTËSI TË KUFIZUARA
February 8, 2009 at 8:40 pm

"Help Kosovo" është një organizatë joqeveritare e mjekëve nga Austria e cila lindi rastësisht si rezultat i një miqësie dhe vullnetit të mirë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Dr.Robert Rotzer, psikolog, tregon se gjatë vitit 2007 ai vendosi të vizitonte mikun e tij, togerin Stefan Bartels, gjersa ai ishte me shërbim në Kosovë si pjesë e ekipeve të ndërlidhjes dhe monitorimit (LMT) në kuadër të trupave paqeruajtëse të KFOR-it. Me këtë rast ky i fundit iu lut që nëse kishte mundësi të sillte me vete nga Austria materiale shkollore për disa fëmijë familjet e të cilëve jetonin në kushte të rënda ekonomike. Ndonëse ky mund të quhet projekti i parë që u realizua të dy shokët ende nuk e kishin idenë se shumë shpejt do të bëheshin themelues të një organizate joqeveritare që do të prekte jetërat e shumë njerëve.

SKILLZ
February 8, 2009 at 8:40 pm

Të shoqërueshëm, të thjeshtë, thonë se fama nuk i ka ndryshuar aspak, mirënjohës dhe modest, i karakterizon një "magnetizëm" sidomos nga të rinjtë. Tani me siguri jeni të bindur se këto epitete i përkasin grupit të njohur "Skillz", me vokalistët Visar Shala dhe Ledri Vula të cilët për pak kohë janë bërë shumë të njohur në estradën kosovare. Çdo person ka të dhëna të veçanta në jetë dhe merr një profil të caktuar, unë thotë Visar Shala sigurisht që kisha të dhëna për tu bërë këngëtar, por kurrsesi nuk mund të bëhesh një artist i madh pa punuar intesivisht në shumë drejtime, drejt një qëllimi të caktuar, që do të thotë: punoj shumë me vokalin, performancën, studioj shumë për të rritur nivelin kulturor në mënyrë që imazhi im të jetë i dashur për të gjithë të rinjtë sepse një imazh i shkëlqyer jep vlera artistike të shkëlqyera. Falë punës së tyre të palodhshme djelmoshat e grupit "Skillz" poashtu kanë arritur të incizojnë albumin e tyre të parë që frymon në kulturën e muzikës rep me gjithsej 17 këngë ku shumë prej këngëve të këtij albumi janë bërë hite e disa prej tyre janë shpërblyer edhe me çmime në festivale të ndryshme si në "Top Fest 5", "Videofest" dhe Kënga Magjike 2008. Festivalet të ngrisin në nivel dhe të japin një tjetër status thonë Visari dhe Ledri, është normale që ne t'i duam garat, por duhet që të kesh kujdes me çfarë prezantohesh në këto gara sepse mund të jesh këngëtar shumë i talentuar edhe me cilësi të mëdha vokale, por në momentin që nuk prezantohesh mirë, bie nga tregu. Si kanë filluar karrierën e tyre dhe çfarë preferojnë djelmoshat e grupit "Sklillz" do të mësoni nga intervista që ata dhanë për revistën tonë.

SË SHPEJTI…
February 8, 2009 at 8:40 pm

BEDTIME STORIES Rolet: Adam Sandler, Keri Russell, Teresa Palmer, Guy Pearce "Bedtime Stories" është një komedi/aventurë për Skeeter Bronson-in, një punëtor i hotelit, jeta e të cilit ndryshon përgjithmonë kur tregimet të cilat ai iu tregon mbesës dhe nipit të tij para gjumit fillojnë në mënyrë të mistershme të bëhen realitet. Ai përpiqet që të shfrytëzojë këtë fenomen, duke përfshirë aspiratat e veta në një tregim të çuditshëm pas tjetrës, mirëpo është kontributi i papritur i fëmijëve që ndërron e tërë jetën e Skeeter-it.

ROLE MODELS
February 8, 2009 at 8:40 pm

Filmi "Role Models" rrëfen tregimin për Danny-in dhe Wheeler-in, dy agjentë të shitjes të cilët shkatërrojnë automjetin e kompanisë duke qenë në ndikim të plotë nga pijet energjike. Me arrestimin e tyre, gjyqi i dhuron atyre një zgjedhje; të shkojnë drejtë e pas grilave ose të kalojnë 150 orë të shërbimit në një program këshillues. Pas kalimit një ditë me fëmijët në programin këshillues, burgu nuk i'u duket edhe aq keq. Të rrethuar nga bamirës irritues, Danny mundohet me impulsin e tij

NOTHING LIKE THE HOLIDAYS
February 8, 2009 at 8:40 pm

Nëse të gjithë janë dakord për një gjë, atëherë është se koha të cilën e kalon me familjen nuk është çdoherë edhe aq e lehtë. "Nothing Like the Holidays" rrëfen ngjarjen qesharake dhe të ngrohtë të një pushimi të paharrueshëm familjar. Është koha e kërshëndellave dhe anëtarët e gjerë të familjes Rodriguez takohen tek shtëpia e prindërve të tyre në Çikago, për t'i festuar festat dhe për t'u gëzuar në kthimin e sigurt të vëllaut të tyre më të vogël nga zona luftarake jashtë vendit. Për Jesse-in, kthimi

LAST CHANCE HARVEY
February 8, 2009 at 8:40 pm

Harvey Shine nga Nju Jorku është në prag të humbjes së punës së tij që nuk çon askund dhe ku ai merret me shkrimin e xhinglave. Pasi që ai merr vërejtje nga shefi i tij dhe pasi që ai i jep vetëm një mundësi të fundit për të prodhuar diçka të mirë, Harvey shkon në Londër për vikend për të marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij, mirëpo premton që do të kthehet të hënën në mëngjes, për të arritur me kohë në mbledhje – ose përndryshe vaj halli për të. Harvey arrin në Londër vetëm për të kuptuar që vajza e tij, në vend të tij ka zgjedhur njerkun e saj për ta quar drejt altarit. Duke u përpjekur me shumë mund që ta fsheh dëshpërimin

LETRAT E LEXUESVE
February 8, 2009 at 8:40 pm

Përshëndetje! Ju përshëndet Azeminja nga Prizreni. Sa për revistën do të thoja se është shumë e mirë dhe e lexoj me kënaqësi dhe më pëlqen shumë. Sa i përket këngëtarit tim të preferuar ai është Blero ndërsa grupi muzikor që më pëlqen më së shumti është "Pussycat dolls". Top listën tuaj e dëgjoi rregullisht dhe mund të them se të gjitha këngët që zënë vend aty janë hite. Aktorja që e preferoj është Angelina Jolie. Kam dëshirë ta kem posterin e saj. Kohën e lirë e kaloj duke lexuar libra të ndryshme. Sporti im i preferuar është tenisi. Azemine Mustafa Shkolla fillore "Lidhja e Prizrenit"- Prizren

AKTORI ME KUKULLA
February 8, 2009 at 8:40 pm

"Shfaqja me kukulla është një mënyrë jashtëzakonisht efektive dhe shumë kreative e eksplorimit të larmisë së komunikimit ndër-personal. Në përgjithësi, shfaqja me kukulla koncentrohet më

ANIMATORI - KY PROFESION FISNIK
February 8, 2009 at 8:40 pm

Animatori apo përshpirtësi, është ai aktor i cili përmes manipulimit të kukullave krijon iluzionin e jetës. Historia e këtij profesioni në Kosovë fillon në vitin 1987 dhe është e lidhur ngusht me emrin e profesorit eminent nga Zagrebi të ndjerit prof.Borislav Markshiq. Që atëherë kanë kaluar shumë vite por, projekti që filloi me të në teatrin "Dodona" vazhdon të jetoj edhe sot e kësaj dite, me po ata aktorë që përgatiti dhe mësoi ai vetë. Një nga këta aktorë është edhe z.Valdet Rama, cili sot njëherit është edhe menaxher i Teatrit "Dodona", me

HOROSKOPI
February 8, 2009 at 8:40 pm

DASHI (21 mars – 20 prill) Këtë muaj do ta kuptoni se jeni paksa fatlum. Mundohuni që të mos vëreheni shumë. Investimet që kanë të bëjnë me prona do të shpaguhen, mirëpo mund të shkaktojnë konflikt me anëtarët e familjes. Mund ta stabilizoni marrëdhënien tuaj private nëse jeni të gatshëm që të komunikoni me sinqeritet.

10 GJËRA TEKNOLOGJIKE PËR KAFSHËN TUAJ SHTËPIAKE
February 8, 2009 at 8:40 pm

Njerëzit anembanë botës i adhurojnë kafshët e tyre. Në miliona shtëpi mund të gjeni kafshë shoqëruese. Midis ushqimit, kujdesit veterinar, si dhe shërbimeve dhe produkteve të tjera për kafshë shtëpiake, konsumatorët harxhojnë shumë të holla për përkëdhelësit e tyre. Hulumtuesit e rehatisë kanë ushqyer tregun (i cili është në zhvillim e sipër) e lodrave që aktivizohen me prekje dhe të cilat mund të argëtojnë macen dhe qenin tuaj gjersa jeni në internet ose duke shikuar programin "Project Runway". Në vazhdim keni 10 teknologji që lehtësojnë sadopak edukimin e kafshëve shtëpiake.

GARDËROBA PËR RASTE TË VEÇANTA
February 8, 2009 at 8:40 pm

Ju kanë ftuar në një ngjarje të veçantë dhe tani nuk e dini se çka do të vishni. Pikërisht në këtë artikull, do të mund të mësoni se çka mund të vishni në këto raste të veçanta, gjatë festave të fundvitit, gjatë koktejeve dhe rasteve të tjera solemne.

MENDIME TË ARTA PËR FITUESIT DHE FITOREN
February 8, 2009 at 8:40 pm

Nga një hiç në pasanik; nga pasaniku në konkurrent, nga konkurrenti në kampion; nga kampioni në dinasti. Pat Riley (1945 - ); Trajner amerikan i basketbollit

Përshëndetje lexues të dashur!
February 8, 2009 at 8:40 pm

Ja ku po takohemi përsëri për të 59-ën herë me rradhë. Shpresoj të jeni shëndosh e mirë dhe besoj se me padurim po prisni festat e fundvitit. Edhe këtë fundvit ne kemi përgatitur enkas për ju shumë gjëra interesante.

A E DINI SE?
February 8, 2009 at 8:40 pm

Rafflesia Arnoldii është lulja më e madhe në botë dhe mund të rritet deri në madhësi të një çadre.

GËZUAR VITI I RI 2009
February 8, 2009 at 8:40 pm

Kur akrepat të bashkohen dhe të shënojnë orën 12 në mesnatë, ne do të lëmë pas 366 ditët e këtij viti dhe do të festojmë ardhjen e Vitit të Ri me plot gëzim dhe hare. Pini një dolli dhe thoni fjalët e mirënjohura "Gëzuar Viti i Ri". Megjithatë, njerëzit, të cilët i kalojnë festat e fundvitit në ndonjë vend tjetër, si turistë, mund të ndihen keq nëse nuk dinë si të përgjigjen kur dikush tjetër i përshëndet me fjalët: "Gëzuar Vitin e Ri". Mos u brengosni; ne jemi këtu që t'ju tregojmë si duhet t'ia uroni Vitin e Ri njerëzve anembanë botës! Ja si thuhet "Gëzuar Viti i Ri" në gjuhë të ndryshme të botës:

CHARLIZE THERON EMËROHET LAJMËTARE E PAQES SË OKB-së
February 8, 2009 at 8:40 pm

Charlize Theron është emëruar lajmëtare e paqes e Kombeve të Bashkuara për punën e saj në ndalimin e dhunës kundër gruas. Kështu me tu shpërblyer, aktorja e lindur në Afrikën Jugore iu bashkëngjit radhës së kolegëve të saj si George Clooney, Michael Douglas dhe muzikantit Yo-Yo Ma. Duke e kurorëzuar

ËNDRRA E TOM CRUISE-it PËR VAJZËN E TIJ
February 8, 2009 at 8:40 pm

Tom Cruise dëshiron që vajza e tij dy vjeçare, Suri, të bëhet një atlete olimpike. "Aktori i filmit "Valkyrie" është i bindur që vogëlushja posedon potencial për tu bërë një fituese e medaljes së artë dhe madje është duke ndërtuar

PIERCE BROSNAN NDEROHET PËR PUNË BAMIRËSE
February 8, 2009 at 8:40 pm

PIERCE BROSNAN NDEROHET PËR PUNË BAMIRËSE Ylli i mëparshëm 007 së bashku me gruan e tij Shaye, fituan

EVA MENDES URREN PALESTRAT SPORTIVE
February 8, 2009 at 8:40 pm

Aktores 34 vjeçare dhe fytyrës së re të kampanjës së ndërresave Calvin Klein, nuk i pëlqen aspak të ushtrojë në ambient të mbyllur, gjersa më shumë i pëlqen që të kënaqet dhe njëkohësisht të ushtrojë në natyrë. "Ushtroj peshëngritje një herë në javë, mirëpo në përgjithësi mendoj që palestrat janë të zymta dhe shumë

ENIGMË
February 8, 2009 at 8:40 pm


LIRIA E LËVIZJES
February 8, 2009 at 8:40 pm


TETRIS
February 8, 2009 at 8:40 pm


LIRIA E LËVIZJES
February 8, 2009 at 8:40 pm

LIRIA E LËVIZJES

TETRIS
February 8, 2009 at 8:40 pm

LUAJ TETRIS ONLINE Pakufi Nivele

ENIGMË
February 8, 2009 at 8:40 pm

ENIGMË
 

This email was sent to abseils81100@gmail.com .
Don't want to receive this feed any longer? Unsubscribe here.

No comments:

Post a Comment