Monday, February 16, 2009

Thashetheme: Te fundit nga Big Brother 2


Bjordi përkëdhel Mimozën
Banorët “kërcënojnë” njëri-tjetrin me nominimet e javës së parë
Për herë të parë ka nisur të ndihet edhe frika për nominimet në shtëpinë e “Big Brother”. Erjola dhe Mimoza kanë biseduar së bashku për nominimet e kësaj jave. Vajza nga Elbasani duket se e ka vendosur se cilin prej banorëve do të nominojë këtë [...]

Bjordi përkëdhel Mimozën


Banorët “kërcënojnë” njëri-tjetrin me nominimet e javës së parë


Për herë të parë ka nisur të ndihet edhe frika për nominimet në shtëpinë e “Big Brother”. Erjola dhe Mimoza kanë biseduar së bashku për nominimet e kësaj jave. Vajza nga Elbasani duket se e ka vendosur se cilin prej banorëve do të nominojë këtë javë. Ka vendosur se emri që do të përmendë në dhomën e rrëfimeve është ai i Qetsorit e për këtë nuk ka asnjë dyshim. Mimoza mendon të nominojë njërën prej vajzave, por ende nuk ka vendosur se cilën.


Erjola: Do të nominoj Sorin


Banorët drekojnë së bashku. Erjola dhe Mimoza janë të fundit që ulen për të ngrënë drekën, ndërkohë që të dyja, pak minuta më parë, kanë bërë një bisedë në lidhje me nominimet e javës. Erjola ka thënë se e ka vendosur se cilin të nominojë. Ajo thotë se deri dje ndihej në dyshim se kë të nominonte nga banorët dhe se cila do të ishte arsyeja. Por tani e ka gati arsyetimin, si edhe emrin. Bëhet fjalë për Sorin. Ndërkohë, Mimoza bisedon për banorët e tjerë, duke aluduar disa nga emrat e vajzave, ndërkohë që i bën paralelisht komplimente edhe Erjolës për tiparet e saj.


Bjordi dhe Agoni, thashetheme për Mimozën


Bjordi dhe Agoni pas drekës ulen në verandën e shtëpisë për të pirë nga një cigare. Agoni i thotë Bjordit se ka dëgjuar diçka që Mimoza ka thënë për atë, por nuk i jep atij shpjegime. Agoni i thotë se nuk ka asgjë të keqe dhe nuk ka përse të merakoset, madje ai e ka shprehur që ditën e parë simpatinë për Bjordin dhe asgjë nuk do ta ndryshojë, qoftë dita e parë, apo dita e pestë. Bjordi kërkon të dijë më shumë detaje, por në atë moment vjen Lirita dhe biseda e tyre ndërpritet. Bjordi, shumë kurioz, e pyet edhe Liritën në lidhje me këtë bisedë, por ajo i thotë se ka dëgjuar diçka, por nuk është shumë e sigurt.



Zhuljeta: Nuk e shpreh dashurinë


Aida dhe Zhuljeta bisedojnë së bashku në verandën e shtëpisë. Ato flasin për personat që kanë lënë jashtë. Zhuljeta tregon se ka shumë mënyra sesi shprehet dashuria. Ajo është një tip krejt ndryshe dhe e mban gjithmonë nga brenda këtë ndjenjë, pasi nuk i pëlqen që ta shfaqë. Zhuljeta komplimenton Aidën, pasi shprehet mjaft mirë në çdo situatë, këtë gjë ajo e justifikon duke thënë se ndoshta ngaqë është nga natyra një tip shumë i ndjeshëm. Më pas Aida tregon histori personale, në qendër të të cilave është babai i saj, që e ka humbur vite më parë.


Shiu pengon mbarimin e murales


Moti i keq i ka mbledhur të gjithë banorët e “Big Brother” në dhomën e ndenjes, duke bërë provat e aktrimit dhe të këngës, ndërkohë që është anuluar përkohësisht prova e murales, pasi jashtë bie shi. Banorët janë të shqetësuar për kohën se kur do ta përfundojnë këtë provë, pasi duan që të mësojnë dorën duke pikturuar. Zhuljeta kërkon të mos ndryshohet piktura, ndërsa Qetsori propozon që zemrën ta nxjerrin tredimensionale. Aida shpjegon se autorët i kanë detyruar që ta pikturojnë zemrën në derë, por Qetsori thotë se është e pamundur dhe nuk mund të ngjitet dot aq lart.


Pavlini stonon me këngën


Pavlini dhe Mimoza janë mbledhur në dhomën e gjumit, ku po bëjnë prova për këngën e tyre të dashurisë. Sori i tërheq vëmendjen Pavlinit, duke i thënë se ai po stonon shumë, madje të njëjtën gjë i thotë edhe Agoni, i cili si regjisor i spektaklit i kërkon që të këndojë më lart, në mënyrë që edhe zëri t‘i dalë sa më i plotë. Banorët që ndodhen në dhomë i thonë Pavlinit se mënyra sesi ai këndon i ngjason më shumë një recitimi dhe nuk ka muzikalitet. Ndërsa Mimoza, nga ana tjetër, është e përqendruar totalisht në këngë dhe nuk mendon se duke qenë në një duet, bashkë me të këndojnë edhe vajzat e tjera të shtëpisë.


Tani: Po humbëm provën, do hamë spinaq


Prova e javës, e cila i ka vënë në punë të gjithë, i ka futur frikën Dritanit, që nuk është shumë i sigurt te të tjerët nëse do t‘ia dalin apo jo. Fakti që ai është ushtarak dhe i kalitur me disiplinën nuk do të thotë aspak se banorët e tjerë do të jenë po kaq të përpiktë në realizimin e provës. Ai thotë se duhet ta mësojnë provën që tani, madje justifikohet duke thënë se valsi korrigjohet, por kënga është shumë e vështirë dhe nëse e ngatërrojnë, do të jenë të detyruar që të hanë për një javë të tërë spinaq. Ndërkohë, Bjordi dhe Erjola bëjnë recitimet për pjesën e tyre teatrale, ndërsa Pavlini dhe Mimoza janë mbyllur në dhomën e gjumit, ku po këndojnë këngën e Pirro Çakos, që do të jetë edhe sfida e tyre për natën e madhe të spektaklit.


Adela: Dushin e bëjmë me turne


Një ditë më parë Adela ishte sëmurë dhe nuk mundi dot që të bënte dush, ndërsa në mëngjes u ngrit me vonesë dhe nuk e arriti dot ujin e ngrohtë. Kjo ka qenë arsyeja që ajo u ka thënë banorëve të tjerë që të mbajnë radhë dhe ta lënë ta përdorë ajo sot dushin, duke qenë se është dita që lahen djemtë. Qetsori bën shaka, duke i thënë se radhën sot e kanë djemtë dhe nuk e lë Adelën të lahet në vendin e tij, ndërsa ajo e gjuan me jastëk për t‘iu kundërvënë. Erjola shpjegon rendin e vajzave që kanë bërë sot dush, ndërsa Dritani thotë se vajza nga Kavaja duhet të presë edhe një ditë për të bërë banjën e saj të radhës.


Bjordi kujdeset për Mimozën


Pas valsit Mimoza shtrihet në divan. Edhe pse sapo ka vrarë dorën, Bjordi e sheh me kujdes dhe i afrohet. Ulet afër saj dhe e pyet se çfarë ka që rri e mërzitur. Në fillim ai nuk arrin ta kuptojë mirë të folurën e vajzës nga Kosova, por ajo i thotë që nuk ka asnjë shkak që të jetë mërzitur. Ai i prek flokët dhe i kërkon para se të ngrihet nga kolltuku që Mimoza të mos mërzitet, por ajo qesh dhe kthen kokën nga krahu tjetër. Ndërkohë, Adi dhe Adela që e shohin këtë skenë u afrohen dhe u thonë se ky moment për çiftin duhet fiksuar në celuloid, madje largohen ngadalë, me qëllim që dy më të vegjlit e shtëpisë të rrinë së bashku.


Aida: Adela të më kërkojë falje


Aida është mërzitur. Sipas saj, Adelajda ka ngritur gishtin teksa ajo ishte duke folur, si dhe ka bërë disa gjeste të pakëndshme për të, prandaj duhet t‘i kërkojë të falur. “Ajo bëri një gjest ofendues dhe nuk e prisja. Unë për këto gjëra zihem me njerëzit e mi më të afërt. Ajo i shtrembëron turinjtë kur unë flas, gjë që është mungesë edukate”, thotë Aida. Erjola e ngushëllon, duke i thënë që të mos e torturojë veten për këto gjëra, pasi secili ka natyrën e vet.


“Unë atë që kam, e them!”


Duket se brenda shtëpisë së “Big Brother” është formuar një klan: Aida, Lirita, Erjola. Kësaj radhe komentet e orëve të vona janë përqendruar rreth Mimozës. Aida e kishte parë të hante tri kuti kosi, ndërkohë që në menynë e ditës është planifikuar nga një për secilin dhe nuk e kishte lënë pa ia thënë. Mimoza i kishte përmendur cigaret dhe faktin që ajo nuk harxhonte nga buxheti për cigare, kështu që mund të hante sa kos të donte. “Unë për të mirën e saj e kisha”, i tha Aida, Liritës dhe Erjolës, “që të mos e zëvendësojë bukën me kos, d.m.th nuk është se ia thashë për këtë, por edhe për këtë. Në fund të fundit unë e them atë që kam dhe preferoj t‘ia them personit në sy”.


Erjola: Aida ka autoritet!


Sipas Erjolës, gjërat që e ndihmojnë më tepër Aidën në komunikimin me të tjerët është paraqitja dhe zëri autoritar. “Unë mund t‘i them dikujt diçka, por kur ia thua ti është ndryshe, tjetri nuk ta kthen dot në mënyrë brutale”. Ndërsa Lirita, gjithmonë sipas Erjolës, çfarëdo fjale t‘i thotë dikujt, nuk ia merr njeri për keq.


Vajzat këndojnë


Orët e para të mëngjesit i kanë gjetur Aidën, Liritën dhe Zhuljetën në kuzhinën e shtëpisë, duke kënduar. Ato kanë kujtuar këngë popullore të krahinave të ndryshme e të muzikës së lehtë. Me to është bashkuar edhe Adi. Aida ka treguar se në familjen e saj kishin zakon që çdo natë të këndonin të gjithë bashkë. Të kënduarit ka vazhduar më pas në dhomën e gjumit, ku është përfshirë edhe Adelajda.


Lirita: Nuk më pëlqejnë fustanet!


Natyra sportive e Liritës vihet re lehtë. Kjo gjë i ka rënë në sy edhe Arjonit. Ai i ka shprehur habinë e tij, duke parë e kuptuar tashmë tipin e saj, për veshjen në natën e parë të spektaklit të “Big Brother”. “U detyrova ta vishja, sepse duhej të kishim një paraqitje sa më elegante”, i ka thënë Lirita, e lumtur që i është kthyer normalitetit të saj.




No comments:

Post a Comment