Monday, February 16, 2009

Bjordi Mezini, Milioneri 20 Vjecar!


Bjordi Mezini
/photo top channel/

Bjordi Mezini
Jeta ne Itali e milionerit 20-vjecar

Shoku i ngushte tregon pse u fut ne “Big Brother” dhe aventurat e tij me femrat ne Itali

Eshte i bukur e ndryshe nga te tjeret. Ka lindur me 11 mars 1988, 1.75 m i gjate dhe enderron te behet aktor ne Shqiperi. Ende i pazbuluar ne rrefimet e veta ne javen e pare te ‘reality show’ “Big Brother 2” ne “Top Channel”, ai ka shfaqur me shume kuriozitet pasi vjen nga jashte dhe drejton nje firme ndertimi ne Itali. Nese doni te dini me shume se kush eshte Bjordi; biznesi, dashuria, dhe pasionet e tjera te tij, gjithcka e tregon per “Panorama Plus”, miku i tij me i ngushte, 23-vjecari me origjine nga Tropoja, Jetmir Pjeternikaj.

Jetmir, ju jeni miku me i ngushte i Bjordit ne Itali. Si jeni njohur?
E kam njohur ne lokale nate, kur une punoja ne diskoteka si balerin. Edhe Bjordi u fut ne grupin tim te kercimit dhe bashke kemi kercyer ne diskotekat me te mira dhe te medha te Italise. Po ashtu kemi punuar dhe ne Radio 104 te Lecos, ne vitin 2006-2007. Kemi pasur nje program te oreve te vona, qe e drejtonim ne, ku prezantonin albumet e reja qe hidheshin ne tregun muzikor italian. Ishte nje emision me kerkesa muzikore e dedikime kengesh. Tashme drejtojme bizneset tona, ai nje firme ndertimi dhe une nje firme, qe merret me shitblerje veprash arti.

Bjordi Mezini

Sa here kishte qene Bjordi ne Shqiperi me pare?
Para “Big Brother” Bjordi ka qene ne Shqiperi dy here, nje here kur ishte 6 vjec dhe hera e dyte ne 2006 bashke me mua. E solla une pasi ai nuk donte te vinte per arsyen se nuk njihte askend, dhe per hatrin tim erdhi. Qe atehere i hyri ne zemer Shqiperia.

E kujt ishte ideja per te hyre ne “Big Brother”?
Ideja ishte e imja, qe ne te merrnim pjese te dy ne kete “reality show”. Arsyeja pasi bashke kemi eksperienca nga me te ndryshmet dhe menduam, qe te dy se bashku do terhiqnim vemendjen duke krijuar nje grup simpatik brenda “Big Brother”, dhe duke u mbrojtur nga njerezit e paafte.

Bjordi dhe shoku i ngushte ne nje moment aktrimi
/bjordi dhe shoku i tij i ngushte ne nje moment aktrimi/

Ku e bazonit kete besim?
Si une, ashtu dhe Bjordi kemi njohuri nga shume fusha, dhe kemi pasur cfare te tregonim. Them se te dy do kishim mbetur te paharrueshem ne historine e “Big Brother Albania 2”.

Firma e BjorditMund te na tregoni me shume rreth biznesit te tij atje?
Eshte pronar firme ndertimi, me pese punetore. Nderton shtepi, vila kryesisht jo vetem ne Lece, Leco, por firma e tij nderton ne te gjithe Italine.

E habitshme per nje 20 vjecar te kete arritur kaq shume. Mbeshtetjen e kujt ka?
Jo, e ka nisur vete, gjithcka nga zero, aftesia eshte e tij duke studiuar e punuar, dhe me mbeshtetjen e familjes.

Eshte i pasur Bjordi?
Kete nuk mund ta them une se jane gjera private, por per moshen qe ka eshte shume perpara.

Bjordi me familje
/bjordi ne gjirin familjar/

Thuhet se ka nje mama shume te zonjen. Kush jane pjesetaret e tjere te familjes?
Familja e tij perbehet nga motra Skerda, qe punon ne nje zyre avokatie, nena Antoneta biznesmene, dhe nipi i vogel. Babain nuk e njef dhe nuk do te flase fare per te.

Shoket e tij jane shqiptare apo iialiane, dhe cfare kategorie jane?
Une jam i vetmi shok i tij nga Shqiperia. Shoket qe e rrethojne jane biznesmene, dhe jane te gjithe italiane. Me shqiptare s’ka pasur kontakte fare.

Deshira e Bjordit eshte te behet aktor. Ka dicka konkrete ne kete pasion te tij?
Po e vertete. Deshira e tij eshte te behet aktor ne Shqiperi. Para se ai te hynte ne “Big Brother”, ne kishim marre oferta nga shkolla e kinematografise ne Milano, “Lo ied”, per te qene protagoniste ne kater filma me metrazh te shkurter. Une tani qe humba mundesine per t’u futur ne “Big brother”, i pranova keto oferta, ndersa Bjordi i refuzoi.

Bjordi Mezini

Po per lidhjet e tij te dashurise, a mund te na thoni dicka?
E verteta eshte qe ka pasur shume lidhje, por jo shume te gjata. Mund te them se si djale i embel qe eshte, ka pasur shume kerkesa dhe nuk u ka rezistuar ofertave.

A mund te dime se kush kane qene te dashurat e tij?
Po ai ka pase shume histori dhe eshte shume i kerkuar nga femrat ketu. Por nuk i pelqen te ekspozohet me ndonjeren, keshtu qe mos me kerkoni qe te zbuloj ndonje nga ish te dashurat e tij.

Cila ka qene lidhja e tij e fundit?
Ka qene nje vajze italiane qe jetonte ne Londer, por qe ai nuk ka deshire ta beje publike.

Duket i bute, i qeshur. Cfare fshihet pas kesaj aparence?
Eshte tip shume i shkathet dhe i qeshuri i shoqerise.

Brishtesia e tij binte ne sy. Ai vete e ka menduar kete se mos ndoshta paragjykohej?
Ai eshte i drejte dhe nuk i njeh paragjykimet, e nuk e ka idene se si eshte Shqiperia.

Ti e njeh me nga afer. Si mund ta pershkruash?
Bjordi eshte i embel, i edukuar, i pelqen jeta e nates.

Kujtoni ndonje cmenduri te tij me vajzat?
Por nje nga me te medhate e ka bere per nje goce nga Danimarka. Ajo i pati thene qe do te vinte ne Firenze me shkollen e saj. Bjordi ka marre makinen me dy shoke dhe ka shkuar ta kerkoje ne te gjitha hotelet, diskotekat, pub-et, restorantet e sallat e lojrave ne Firence. E gjeti pas dy ditesh kerkime ne nje diskoteke dhe kaloi nje fundjave me te. /klotilda harka/panorama/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com


No comments:

Post a Comment