Monday, February 16, 2009

Vesa Luma Urren Big Brother!


Vesa LumaVesa Luma urren Big Brother

Kengetarja Vesa Luma i eshte bashkuar nje grupi ne Facebook, ne te cilin thuhet se "lidhna se mun i baj 10.000 veta qe e urrejn Big Brother Albania".

Keshtu kengetarja ka treguar se nuk eshte adhuruese e njerit per emisioneve me te shikuar ne te gjithe trojet shqiptare. Ndryshe ketij grupi i eshte bashkuar edhe ish – zedhenesi i Qeverise se Kosoves, Avni Arifi.

Perndryshe, Vesa Luma do te kendoj keto dite ne nje koncert per Shen Valentin ne New York, perderisa ka thashetheme se ajo do te lidhe nje kontrate edhe me nje producent te njohur atje. /gazeta express/11.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Vesa Lumes i thyhet pasvordi?

Kengetarja Vesa Luma nuk e urren emisionin Big Brother pasi qe, sipas saj, nuk ka arsye, perderisa ka thene se eshte e befasuar me ftesen qe dikush ka bere ne emer te saj per ta urryer Big Brother ne ueb-faqen, http://www.facebook.com.

Sipas saj, dikush nga profili i saj ne facebook, ka bere thirrje ne adresa te shumta qe t’i bashkohen nje grupi qe urren “realit show”-un, aktualisht me te madhin ne te gjitha trojet shqiptare.

Dje, ne shume adresa ishte derguar nje email me emer te Vesa Lumes, ku Luma bente thirrje qe t’i bashkohen nje grupi prej 10 000 veteve ne facebook.com qe urren realit-show-un, Big Brother Albania.

Pjese e ketij grupi ka qene edhe Vesa, por edhe ish-zedhenesi i Qeverise se Kosoves, Avni Arifi, dhe disa gazetare te medieve te shkruara dhe elektronike ne Kosove. /gazeta express/12.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com


No comments:

Post a Comment