Monday, February 16, 2009

Banorët përgatiten për festën e Shën Valentinit


“Arti i dashurisë” titullohet sfida e parë e banorëve të “Big Brother”, e cila i kushtohet dashurisë
Pas bisedave, rrëfimeve intime, por edhe pas thashethemeve të para, 14 banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, i janë kushtuar provës së parë në javën e tyre të parë brenda shtëpisë. Megjithatë, dita ka qenë e ndërthurur [...]

big-brother-albania-live


“Arti i dashurisë” titullohet sfida e parë e banorëve të “Big Brother”, e cila i kushtohet dashurisë


Pas bisedave, rrëfimeve intime, por edhe pas thashethemeve të para, 14 banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, i janë kushtuar provës së parë në javën e tyre të parë brenda shtëpisë. Megjithatë, dita ka qenë e ndërthurur mes emocionesh e përjetimesh personale. Edhe pse kanë kaluar pak ditë, vajzat kanë mall për familjet, sidomos për më të vegjlit. Erjola i ka rrëfyer Liritës në orët e para të mëngjesit vështirësitë fillestare të momenteve të saj si nënë. Gjatë bisedës mes Aidës, Liritës dhe Erjolës, ndërsa kjo e fundit ka shprehur kënaqësinë që të jep fëmija, Aida ka deklaruar se tani, është në moshën e në momentin e duhur për të bërë një fëmijë. Batutës së Liritës për ta bërë bashkë, ajo i është përgjigjur me frikën se ç‘mund të dilte nga një kombinim i tillë karakteresh. megjithatë, përpos bisedave të zakonshme e “hapjeve të zemrave”, midis banorëve kanë nisur edhe përplasjet e para. Kësaj radhe, në kuzhinë. Aida, pasi ka larë disa enë e më pas ka fshirë banakun përreth lavamanit, i ka tërhequr vëmendjen Adelajdes, e cila duke qenë se kishte larë para saj e kishte lënë ujë banakun. Adelajde, megjithëse u mundua ta kapërcente situatën me një batutë, u duk që nuk i erdhi mirë. Më pas, lindën edhe thashethemet. Aida, Arjoni dhe Agoni kanë qenë pjesë e një bisedë të nisur nga Erjola rreth Adelajdes. Sipas Erjolës, “zysha” është e vetmja që jo vetëm nuk merr pjesë në sistemimin e kuzhinës, por edhe enët që bën vet pis nuk i lan. Madje ta kthen keq po t‘ia vësh në dukje. Por jo vetëm kaq! Sipas Erjolës, ajo kapet edhe pas fjalëve. Ndërkohë, që po sipas saj, e vetmja që “zysha” nuk guxon t‘ia zgjasë, është Aida.




Nisin përgatitjet për provën e javës


Më në fund, gjërat bëhen më serioze në shtëpi. Banorët kujtohen se kanë përpara një sfidë të madhe, pikërisht provën e javës, prandaj edhe impenjohen të gjithë në rolet e tyre për t‘i interpretuar sa më mirë. Kështu Erjola dhe Bjordi nisin të përsërisin tekstin e filmit që u është ngarkuar, edhe pse ky i fundit ka shumë vështirësi në lexim, madje shpesh shoqërohet nga pauza të gjata që i shkaktojnë atij edhe nervozizëm. Nga ana tjetër, edhe Arjoni me Zhuljetën nisin provat për të interpretuar “Romeo dhe Zhuljeta”, ndërsa banorët e tjerë janë duke ndjekur lojën e tyre aktoriale, duke dhënë edhe komente sesi të realizohet sa më mirë kjo provë. Fundja, nëse njëri prej tyre dështon, ata do të penalizohen të gjithë së bashku, që do të thotë një buxhet i reduktuar për javën tjetër.


Prova e javës: “Arti i dashurisë”


Në drekë, banorët janë njohur me detyrën e parë të provës së javës. Duke qenë se vetëm pak ditë na ndajnë nga Shën Valentini apo festa e të dashuruarve dhe se nata e dytë e spektaklit “Big Brother” përkon me këtë ditë, autorët kanë menduar ta quajnë atë “Arti i dashurisë”. Sot, banorët janë njohur me detyrën e parë të tyre: Ardiani, Qetsori, Lirita dhe Adelajda duhet të pikturonin grafite mbi derën e kopshtit, ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë ishin të detyruar të ndiqnin provën.


Banorët e përzgjedhur nga “Vëllai i Madh” kanë vënë përparëset e kanë filluar nga “puna”. Rezultati ka qenë një zemër e bardhë në një sfond të kuq, të ndërthurur me diellin në qiell e “zbukurime” të tjera. Prova filloi e përfundoi me rënien e gongut.


Kam rënë në dashuri!


“Kam rënë në dashuri me Bjordin dhe Liritën!”. Kjo ka qenë batuta më e fundit e Aidës, teksa banorët e përzgjedhur nga “Vëllai i Madh” pikturonin derën e kopshtit, detyra e parë kjo për provën e javës.


Pasioni i valsit rrëmben Tanin dhe Aidën


Dritani dhe Aida kanë vijuar edhe sot përgatitjen e valsit të tyre të dashurisë, që i përfshiu që të dy në impenjime të njëpasnjëshme. Edhe pse duket sikur nuk po merren fort mirë vesh me njëri-tjetrin, çifti ka arritur që të unifikojë lëvizjet, përpos komenteve që bëjnë banorët e tjerë. Ndërkohë Agoni shpjegon regjinë dhe se si do ta konceptojë prezantimin e valsit. Ai i tregon Republikës të gjitha skenat dhe momentet që do të ndjekë ky spektakël i vogël i improvizuar nga të gjithë banorët e shtëpisë së “Big Brother” me rastin e Shën Valentinit. Të lodhur nga puna që kanë bërë gjatë gjithë mbrëmjes me provën e javës, një pjesë e banorëve vazhdojnë të përsëritin tekstet e tyre teatrale, të tjerë janë shtrirë të çlodhen nëpër divane, ndërsa vetëm pak janë duke u marrë me përgatitjet e darkës, madje edhe duke u ushqyer paralelisht.


Aida, “Në dashuri duhet respekt”


E duke qenë se të gjithë banorët janë të impenjuar në provën e javës, e cila i kushtohet dashurisë, kjo e fundit nuk mund të mos jetë edhe pjesë e bisedave mes protagonistëve të shtëpisë. Agoni i përkëdhel sedrën Aidës, e cila është duke pastruar dhe i thotë “lum ai burrë që do të marrë”, por ajo i përgjigjet me të kundërtën. Shpjegon se ajo do atë që nuk duan të tjerët dhe pothuajse gjithmonë e arrin atë që dëshiron, gjithmonë duke ruajtur respektin dhe mirësjelljen. Aida pohon se gjithnjë është e zonja t‘ia dalë në situata të vështira, qoftë edhe në momente ndarjeje me njeriun që e do më shumë, arrin t‘i kalojë këto situata. Ajo shpjegon se gjithmonë vjen një moment kur periudhat e vështira kalohen, mjafton të kesh forcë. Aida shpjegon se mbi të gjitha, në një marrëdhënie, ajo që është më e rëndësishme mbetet respekti mes dy personave, kjo është minimalja, nëse nuk arrihet, atëherë nuk bëhet fjalë për një lidhje dashurore. Debati zhvillohet më shumë mes Agonit dhe Aidës, ku i pari, këmbëngulës në faktin se femrat e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga një lidhje dhe e vuajnë shumë ndarjen, por vajza nga Tirana e kundërshton këtë argument.


Nuk dua të më thonë “zemra”


Marrëdhëniet në çift, mënyra e komunikimit mes partnerëve, ka qenë një tjetër pikë e nxehtë e debateve mes banorëve të shtëpisë së “Big Brother”. Kështu, duke pirë kafen në kuzhinë, Adelajda ka shprehur pakënaqësinë dhe paragjykimet e saj ndaj meshkujve që në vend t‘i thërrasin femrat me emrat e tyre, u thonë “zemra”.


“- Unë nuk dua, - ka thënë qartë ajo - të më thërrasin zemra. Unë kam një emër, më thërrit me emër!” Djemtë i janë kundërvënë duke thënë se, sipas mendimit të tyre, nuk ka asgjë të keqe në këtë mes, madje kjo mund të jetë një mënyrë mjaft e mirë për të dalë nga situata kur nuk të kujtohet emri i vajzës apo gruas që po i flet, apo, sipas Qetsorit, një mënyrë për ta marrë atë me të mirë e për të arritur atë që do. “Unë nuk dua dhe pikë!”, ka vazhduar ajo. Ose, nëse ju vazhdoni ta përdorni, mos t‘ju vijë keq kur unë t‘ju thërras: O çuni!”


Gazeta Shqip




No comments:

Post a Comment