Monday, February 16, 2009

Almeda Abazi e Famshme Edhe Ne Turqi


Almeda Abazi
/photo panorama etc./

Almeda Abazi tani e famshme edhe ne Turqi

Ka fituar te gjitha kurorat e misit ne ato konkurse ku ka marre pjese, duke filluar me “Miss Tirana”, “Miss Shqiperia” dhe kuroren me speciale te fituar per here te pare nga nje vajze shqiptare, ate te “Miss Globe International”. Tani ka gati nje muaj qe eshte rikthyer ne Stamboll ku jeton edhe familja e saj, per te vazhduar shkollen, por edhe karrieren si modele, te filluar ne Shqiperi. “Ne momentin e pare qe erdha ketu bera nje marreveshje pune me nje kompani te madhe tapetesh ne Stamboll per katalogun e tyre te 2009. Gjithashtu kam qene prezente ne shume kanale turke ne programe te ndryshme televizive” – tregon Almeda Abazi. Nese futeni ne Youtube duke klikuar emrin e saj, mund te shikoni dhe disa video te missit si pjesmarrese ne nje program shume te ndjekur ne Turqi. Gjithashtu ajo ka marre pjese edhe ne disa sfilata te Haute Couture ne pasarelat turke ne krah te modeleve me te njohura turke disa prej te cilave jane modele dhe te “Victoria Secrets”. Disa prej ketyre sfilatave jane dhene disa here dhe ne “Fashion Tv channel”.

Almeda Abazi

Te gjitha keto aktivitete te bera prej saj, kane zene nje pjese shume te rendesishme ne faqet e para te gazetave shume te njohura ne Stamboll. “Gjithashtu ne vazhdim kam shume ftesa nga kanale te ndryshme televizive. Menaxherja ime Sema Yildirim eshte duke kontaktuar me shume kompani te njohura kozmetike, tekstile dhe bizhuterie te cilat kerkojne imazhin tim” – tregon Almeda. Pervec ketyre angazhimeve, Almeda eshte duke marre leksione aktrimi pasi ka pasur oferta per te luajtur ne telenovela te ndryshme qe shfaqen ne kanalet turke. Aktiviteti me i afert per te cilin eshte duke punuar momentalisht, eshte pjesemarrja me 14 shkurt, diten e Shen Valentinit si e ftuar speciale ne nje spektakel madheshtor live ne nje kanal televiziv te Stambollit. “Jam shume e lumtur qe mediat ketu po me kushtojne nje vemendje te jashtezakonshme dhe ndihem shume krenare sa here qe me prezantojne si bukuroshja shqiptare, duke i bere nje vleresim te vecante Shqiperise edhe per ata qe nuk e njohin”. – thote ajo. /panorama/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com


No comments:

Post a Comment