Monday, February 16, 2009

Memli Krasniqi i Rikthehet Muzikes!


Memli Krasniqi
/photo public domain

Intervista: MEMLI KRASNIQI
Repisti qe u be deputet rrefen dashurine per Boren

Rrefen njeri nga djemte e grupit “Ritmi i rruges”, sot krahu i djathte i Hashim Thacit

Mund te duket si kthim pas ai nga politika, ne muzike serish. Per vete Memli Krasniqin jo. Tani qe ka veshur kostumin serioz, si krahu i djathte i Hashim Thacit, shume do mendonin se pantallonat e gjera te reperit dhe floket e gjata te lidhura pas, nuk jane me per te. Se ne cilin stil do te rishfaqet pak rendesi ka, por nje gje eshte e sigurt qe do t’i kthehet muzikes, sepse po punon per albumin e tij te katert. Sapo ka mbushur 29 vjec dhe eshte bere babai i Bores 9- javeshe. Per here pare publikon per “Panorama Plus” fotot me te bijen, ndersa tregon se cfare ka ndryshuar realisht ne jeten e tij. Nga ‘Ritmi i rruges” si kengetar, ne ritmin e punes si deputet i PDK-se dhe zedhenes i Kryeministrise se Kosoves, i vetmi zakon qe i ka mbetur eshte deshira per te gdhire netet.

Para pak ditesh kishit ditelindjen, u bete 29 vjec. Si e festuat?
Ishim nje grup prej rreth njezet shokesh me te cilet festuam, dhe qe e kemi bere tradite prej vitesh te festojme ditelindjet e njeri-tjetrit.



E reja e fundit eshte ardhja ne jete e vajzes Bora. Si ka ndryshuar jeta juaj dhe e bashkeshortes Meliza?
Padyshim qe eshte ndryshimi me i madh ne jete dhe sidomos ne aspektin emocional. Tani mbi gjithcka eshte Bora.

Nderkohe kater muaj pune si zedhenes i qeverise, si i keni kaluar?
Po jane kater muaj dhe 24 ore pune ne dite me shume stres dhe pergjegjesi, por nuk mund ta fsheh qe eshte nje pune qe me jep kenaqesi, dhe qe me jep privilegjin qe te jem ne brendesi te te gjitha ngjarjeve politike.



Dhe kur mendon se keni qene nje kengetar, qe rrinit zgjuar naten dhe flinit diten. Si ka ndryshuar ky regjim dhe ritem pune?
Nuk ka ndryshuar aq shume per faktin se ende fle vone, nga ora 02:00 – 03:00 por qe me duhet te zgjohem me heret, ne ora 08:00. Shume pak ore gjume, por qe arrij ta perballoj.

Aktualisht ju lidh puna shume me gazetaret, cfare marredhenie keni me ata?
Shume te mira, jam korrekt me ta, mundohem t’i ndihmoj ne punen e tyre duke u dhene informacione te shpejta, te sakta dhe te qarta ne lidhje me punen e qeverise. Ju u bete i njohur si kengetar.

Me hyrjen ne politike a kane ndryshuar shijet tuaja per muziken?
Jo, une vazhdoj te degjoj zhanret qe kam degjuar me heret, vecanerisht muzike soul klasike.

Meqe jemi tek muzika, c’behet me grupin “Ritmi i rruges”, do vazhdoni?
Ne fakt grupi “Ritmi i rruges” vazhdon te ekzistoje, perkunder angazhimeve te mia dhe te Arbrit. Jemi duke punuar per nxjerrjen ne treg te albumit tone te ri, perfundimin e rreth 15 kengeve qe permban ky album, dhe per se paku realizimin e nje videoklipi te ri.

Ritmi Rruges

Ju personalisht jeni marre me muzike qe nga viti 1995, ndersa me “Ritmin e Rruges” keni publikuar tri albume; “Bota eshte e jona”, “Obsesion”, dhe “Perjetesisht”. Si do shfaqeni kete here ne klip?
Ate s’e di as une tani. Varet nga perzgjedhja e kenges qe do vendosim ta bejme klip, si dhe nga idete e regjisorit.

Me ke do bashkepunoni, dhe cfare rryme do te jete muzika?
Ne po punojme si gjithmone me Enis Presheven dhe disa producente amerikane. Albumi do te jete vazhdimesi e stilit te grupit “Ritmi i rruges”, me te cilin jane mesuar te na njohin fansat. Tekstet vazhdoj t’i shkruaj vete, frymezuar nga realiteti dhe problemet qe ndeshemi perdite.

Sa e mundur eshte per imazhin e nje politikani te ridale ne treg si kengetar?
Jo, nuk kam hequr dore nga muzika, pasi ajo eshte nje pjese e rendesishme e jetes sime. Ndryshimi qendron se krijimtaria yne ka intensistet me te ulet, dhe po mungojme ne skenat e koncerteve.

Jeni dhe Keshilltar Politik i Kryeministrit Hashim Thaci. Per cfare e keshilloni me teper?
Punoj me Kryeminstrin Thaci qe gati pese vitesh dhe jam shume i kenaqur me kete pozicion. Ai eshte i palodhshem, shume dinamik dhe shume perkrahes. Natyra e punes sime eshte e tille qe me duhet te komunikoj me te pothuaj per cdo zhvillim, dhe ne keto raste i jap edhe mendimet e mia.

Cfare do te dominoje ne te ardhmen e Memlit, politika apo muzika?
Me kalimin e kohes ndryshojne edhe prioritet. Jam shume i kenaqur me krijimtarine muzikore deri tani, por qe mund te them prioriteti im eshte politika.

Tashme e vizitoni shpesh Shqiperine si nje politikan. Si iu duket politika shqiptare?
Mund te them se krahasuar me Kosoven, politika ne Shqiperi ka tension dhe diskordance. /klotilda harka/panorama/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com


No comments:

Post a Comment