Monday, February 16, 2009

Aida Troka, Historia e Vajzes se Forte


Aida Troka
/photo panorama etc./

Ish i dashuri i Aides se “Big Brother” hap nje fan club per me shume vota
Historia e vajzes se forte, te ciles jeta i rezervoi jo pak surpriza te hidhura

Kur u prezantua per here te pare si nje nga konkurrentet e “Big Brother”, me floket bionde dhe veshjen moderne, shume prej nesh mund te mendonim, se Aida do te ishte ajo vajza tipike qe ka feminitet me shumice dhe mbi te gjitha nje vajze me te cilen djemte nuk do te kishin veshtiresi per ta bere mike apo edhe dicka me shume. Por kane mjaftuar kaq pak dite brenda shtepise me te famshme ne Shqiperi, per te kuptuar se impresioni i pare ka qene komplet i gabuar. Tani qe kemi mundur te kontaktojme me miqte me te mire te Aides, ne fakt kemi arritur te kuptojme shume detaje nga jeta e saj.

Aida Troka Big Brother

Ne shume forume ku fansat kane filluar diskutimet e nxehta per banoret qe pelqejne dhe per ata qe nuk i pelqejne, kemi lexuar se shume prej tyre kane paragjykuar Aiden per faktin se ajo jeton vetem. Ne fakt ne mesuam se te jetuarit vetem nuk ka qene nje zgjedhje per Aiden por thjesht nje fat i saj i hidhur. Aides i kane vdekur te dy prinderit dhe mbasi motra e madhe ka vendosur te jetoje ne Itali, ajo ka mbetur vetem ne shtepine e prinderve te saj. E gjendur ne kete situate, Aides i eshte dashur te rritet me shpejt pasi tashme per cdo vendim qe do te merrte, duhej te ishte sa me e pergjegjshme. Prandaj dhe imazhi i vajzes se forte dhe aspak delikate, eshte ne fakt natyra e vertete e Aides.

Aida Troka

Njeri nga miqte e saj prej dhjete vitesh, tregon se Aida eshte nje vajze shume inteligjente, shume e zonja, ka nje pune shume te mire dhe vazhdon edhe shkollen. I pelqen ta jetoje jeten ne te gjitha dimensionet e saj, por shpesh shfaq edhe shenja rebelizmi per gjerat e shtirura, duke e bere natyren e saj akoma me te vecante. Madje ai tregon se krahas pasionit per librat dhe kuzhinen, Aida ka dhe nje ze shume te mire per te kenduar, nje cilesi qe ajo akoma nuk e ka shfaqur brenda shtepise se “Big Brother”. Miqte tregojne se shoqeria me Aiden eshte me te vertete nje privilegj pasi ajo eshte ne gjithcka shume speciale. Pikerisht fale kesaj natyre ajo ka mundur te jetoje me njerken dhe babain e saj per disa vite, dhe nga kjo martese, tani ajo ka edhe nje vella nga babai.

Aida me shoqeri

Nderkohe nga burime te tjera, por se fundi edhe nga rrefimet e vete Aides, mesojme se ajo ka patur nje lidhje 7-vjecare me nje djale i cili prej kater vitesh ndodhet ne Amerike. “Ai eshte nje djale shume i mire dhe me Aiden kishte marredhenie te mrekullueshme, por mesa duket largesia e ka bere te pamundur lidhjen e tyre”, – tregon nje nga mikeshat e Aides. Ajo ka provuar te jetoje jashte, me sakte ne Itali aty ku jeton prej disa vitesh e motra, por ajo e ka te pamundur qe te rrije gjate larg Shqiperise pasi tregon se i pelqen me shume Tirana dhe jeta ketu mes miqve dhe ambientit shume te njohur dhe familjar per te. Duke pare natyren e vecante te saj, miqte e kane nxitur qe te merrte pjese ne “Big Brother” por te pyetur nese ka gjasa qe ajo te lidhet me ndonjerin prej djemve aty, ata e perjashtojne kategorikisht si mundesi duke njohur tipin e saj, por duke pare edhe alternativat aty brenda, qe u duken te papershtatshme per miken e tyre.

Aida me ish te dashurin Aida me ish te dashurin

Duke u kthyer tek histori disa vjecare e lidhjes se saj, mesuam edhe nje fakt shume interesant. Aida me Endrit Mashen, edhe pse nuk jane me te dashur, kane mbetur shume miq me njeri-tjetrin. Madje, gjeja qe na ka cuditur me shume eshte se ai ka krijuar nje fan club per Aiden, duke e ndihmuar qe ajo te kete sa me shume fansa dhe natyrisht sa me shume vota. Me te vertete dicka shume speciale te cilen me siguri kur ta mesoje Aida, ka per ta vleresuar shume. Gjithsesi, jemi akoma shpejt per te parashikuar se cfare te rejash do te na sjelle vajza bionde brenda asaj shtepie. /redona sadiku/panorama/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com


No comments:

Post a Comment