Monday, February 16, 2009

Genc Prelvukaj, Me Shume Punon Per Te Tjeret!


Genc Prelvukaj

Genc Prelvukaj nuk di per lodhje
Kengetar dhe kantautor

Ne realitet, Genci thote se me shume punon per te tjeret se sa per veten, sepse, pervec qe komponon dhe orkestron, ai ben edhe tekste te kengeve

Genc Prelvukaj, njeri nder kengetaret tejet te suksesshem, pervec kenges, merret dhe me projektet e shumta ne produksionin e tij “Gramafon Entertainment”. Ka disa vjet qe Genci e udheheq kete produksion dhe deri me tani ka arritur te bashkepunoje me shume kengetare, si nga Kosova, Shqiperia e Maqedonia. Edhe fitimet te jane te mira. Ne realitet, Genci me shume thote se punon per te tjeret se sa per veten, sepse, pervec qe komponon dhe orkestron, ai ben edhe tekste te kengeve. Pra, merret me te gjitha realizimet e kengeve, te cilat punohen ne produksionin e tij.“Nuk ndiej shume lodhje ne pune, sepse eshte nje profesion qe e dua dhe me pelqen. Te ju them te drejten me shume punoj ne mbremje se sa diten, dhe keshtu me duket se e kam me te lehte”, shprehet ai per “Kosova Sot”. Padyshim se edhe fitimet ne punen e tij, ne produksion dhe ne koncerte, jane te mira, mirepo Genci thote shpenzimet jane te medha. Kjo do te thote se ai nuk ndihet shume i kenaqur me keto fitime. “Sa i perket fitimeve, mendoj qe shuma e fituar e nje kengetari nuk eshte aq e mire sa mendojne dhe vleresojne te tjeret nga kendi, ne perjashtim te disa rasteve. Une kam nje pune qe zhvillohet ne rrotacion, per shkak qe investohet, nxirret dhe prape investohet. Ketu mund edhe te humbet, por nuk mund te fitohet shume, varesisht prej kushteve te ndryshueshme. Dihet qe ne kemi probleme me piraterine, probleme me te drejten autoriale e shume e shume gjera te tjera”, perfundon ai. /k.b./kosova sot/12.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: etno engjujt gentz
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com


No comments:

Post a Comment