Monday, February 16, 2009

Valentina Rama Adhuruese e Veturave!


Valentina Rama
/photo public domain/

Interviste me kengetaren Valentina Rama
Kengetarja, adhuruese e madhe e veturave

Valentina Rama eshte adhuruese e madhe e veturave. Thote se ka nderruar disa vetura, por ajo qe i ka ngelur ne mendje eshte “Golf 5”. Edhe pse nuk ka pasur patente shoferi, nje kohe ka vozitur edhe pa te. Thote se i respekton rregullat e komunikacionit. Per here te pare e ben publike shpejtesine me te larte qe e ka arritur ndonjehere gjate vozitjes, e ajo eshte 160 km/h. Ka vozitur ne shume vende te Evropes, ku eshte habitur me infrastrukturen rrugore. Ne vazhdim te intervistes do te munde te mesoni me shume per pervojen e Valentina Rames rreth veturave.

“Kosova Sot”: Cilen veture e mbani mend nga femijeria juaj?
Valentina Rama: Normalisht qe nga femijeria me kujtohet vetura e babait, nje “Reno 4”.

“Kosova Sot”: Kur keni filluar te interesoheni me seriozisht per veturen?
Valentina Rama: Interesimi im per vetura ka nisur qe nga koha kur kam qene ne shkolle te mesme, konkretisht ne vitin e trete.

“Kosova Sot”: Po kontakti i pare me timonin kur ka qene?
Valentina Rama: Kontakti im i pare me timonin ka qene ne moshen 17-vjecare.

“Kosova Sot”: A keni patente shofer?
Valentina Rama: Po, kam patente shoferi. Nje kohe kam vozitur pa patente shofer, i kam thyer rregullat e komunikacionit, por nuk kam shkaktuar ndonje incident.

“Kosova Sot”: Per momentin, cfare veture vozisni?
Valentina Rama: Kam veture te tipit “Jeep Nisan Terano”, e cila eshte ngjyre e zeze dhe me pershtatet shume.

“Kosova Sot”: Cfare veture do te donit te vozisni?
Valentina Rama: Kam deshire te kem nje “Audi Q5”, ngjyre te bronzte.

“Kosova Sot”: Ju ka ngelur ndonje veture ne mendje prej atyre qe keni pasur?
Valentina Rama: Po, me ka ngelur ne mendje “Golf 5”. Kjo veture me ka pelqyer shume.

“Kosova Sot”: Cilin nga ngasesit boteror te veturave preferoni?
Valentina Rama: Luis Hamiltonin.

“Kosova Sot”: A ndodh qe te vozisni edhe jashte vendit dhe ne cilin vend keni vozitur?
Valentina Rama: Po, ka ndodhur te vozis edhe jashte Kosoves, po i permendi disa shtete: Danimarke, Turqi, Maqedoni, Shqiperi, Mal te Zi, etj.

Valentina Rama

“Kosova Sot”: Cilat vende i konsideroni me te pershtatshme per te vozitur dhe cilat me te rrezikshme?
Valentina Rama: Cdo rruge eshte e rrezikshme, ne qofte se nuk respektohen shenjat e komunikacionit. Mendoj se jashte Kosoves vozitja eshte me e pershtatshme, e kam fjalen per vendet e zhvilluara.

“Kosova Sot”: Sa eshte shpejtesia me e larte, te cilen e keni arritur ndonjehere?
Valentina Rama: Me keni zene ngushte, sepse babai im nuk e di qe une kam vozitur deri 160 km/h.

“Kosova Sot”: Cfare nuk pelqeni te shoferet ne Kosove?
Valentina Rama: Pakujdesine dhe mosrespektimin e shenjave te komunikacionit.

/b.zyberi/kosova sot/11.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com


No comments:

Post a Comment