Thursday, April 29, 2010

Vesa Luma, E Dua Martesen me Tupana dhe Mesitni!


Vesa e pëlqen martesën me mësit

E sapo lansuar në mediet shqiptare, kënga "Amaneti" i Vesa Lumës është shndërruar në një hit muzikor. Sipas Vesës kënga është me ritëm veror dhe duke qenë e kapshme për publikun, ajo ka dashur që këtë vit ta sjell para adhurueseve të vet me herët se çdo verë tjetër. Në këtë intervistë dhënë "Zëri"-t, Vesa flet për këngën dhe videoklipin e ri, për gazetarinë, martesën e shumë gjëra të tjera interesante.

Keni prezantuar këngën me të re me titull "Amaneti". Kujt i dedikohet kjo?

“Amaneti” i dedikohet gjithë atyre që kanë dëshirë ta dëgjojnë këngën, tekstin shumë tërheqës dhe të gjithë atyre që duan të vallëzojnë gjatë gjithë verës me këtë ritëm.

Gjithmonë në klipet tuaja sjell risi dhe freski. Cilat janë te veçantat tuaja në këtë klip?

Duke qenë se kënga është e mbushur me shumë ritëm, atëherë kësaj radhe kisha dëshirë që klipin mos ta ngarkoj edhe aq shumë, ndaj ky është një klip ku unë jam protagonistja kryesore. Kam dashur që ky klip të jetë i thjeshtë dhe publiku të kënaqet me këngën dhe pamjet verore që ua ofron klipi.

Ndër të tjera në tekst thoni: "...çiken e shpisë nuk po e gjën...". Jeni ju çikë e shpisë?

Varet kush si e kupton fjalinë “çikën e shpisë”. Unë jam edhe e
çikë shpisë, edhe e shkollës, edhe e artit edhe e publikut...,tash ua lë juve ta kuptoni nëse jam apo jo?


Zakonisht këto çikat e shpisë, duhet të kërkohen më mësitni, duhet të fejohen dhe martohen sipas traditave familjare. Ju Vesa si e pëlqeni martesën tuaj?

Kur vjen puna tek fejesa apo martesa, unë jam nga ato që preferoj të bëj sipas traditave familjare. Jo shumë të tepruara sepse tani jetojmë në një jetë shumë më dinamike se në kohërat e prindërve tanë. Martesën e dua me tupan, me valle popullore, me mësitni…

Kur mendoni se është mosha e duhur për martesë të një femër?

Unë them se çdo femër duhet të martohet atëherë kur ta ndjen vetën të gatshme. Nuk mendoj se duhet të këtë një moshë të caktuar për t'u martuar.

Gazetarinë e braktisët sepse ju sjelli më shumë famë, pare apo çka?

Nuk e kam braktisur, thjeshtë jam duke akumuluar akoma për të sjellë diçka të re në mediet tona. Tani jam edhe duke ndjekur studimet e magjistraturës, dhe besoj se deri vitin e ardhshëm do të jam e kompletuar për të sjell atë të shumëpriturën nga unë.

Çfarë do të sillni tjetër gjatë këtij viti?

Do ta lë publikun në duart e Amanetit tim , ndërsa patjetër gjatë vitit do të jam gati me një tjetër hit, do të jetë përsëri po aq ritmike. Po e them pa modesti se ky vit përfundimisht do te jete viti im, sepse në ndërkohë do të këtë edhe tjera surpriza... /arben gjinaj/zeri/prill 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Vesa like marriage with the middleman

The newly launched in the Albanian media, song "Amaneti" of Vesa Luma has become a hit musical. According to Vesa swing song is summer and being accessible to the public, she wanted this year to bring its fans earlier than any other wine. In this interview given to "Voice"-t, Vesa talks about the new song and video, journalism, marriage and many other interesting things.

Have presented with a new song titled "Amaneti. Who is this intended?

"Amaneti" dedicated to all those who wish to hear the song, text and more attractive to those who want to dance throughout the summer with this pace.

Your clips always bring innovation and freshness. What are your special in this clip?

Since the song is filled with lots of pace, then this time I would like to upload klipin not so much, so this is a clip where I'm the main protagonists. I loved this clip is simple and the public to enjoy the song and footage clips summer that offers it.

Among other things in the text say: "... pinch of shpisë not found ...". Are you pinch the shpisë?

Depends who understands the sentence as a "pinch of shpisë. I am also
shpisë pinch, even the school of art and the public ... now gives you to understand if I am or not?

Usually these Cika of shpisë, should be sought on mësitni should fejohen and marry according to family traditions. Vesa how you enjoy your wedding?

When it comes to the Engagement or marriage, I am of those who prefer to do according to family traditions. Not too excessive because now we live in a very dynamic times that of our parents. Tupan love marriage, to dance with mësitni ...

When do you think is the proper age for marriage to a woman?

I say that every woman should marry when you feel ready. I do not think that there should be a certain age to get married.

Abandon journalism because you bring more fame, money or what?

I've abandoned simply'm still accumulated to bring something new in our media. Now I am also pursuing Masters studies, and believe that by next year will be completed to bring it to shumëpriturën from me.

What else will this year bring?

I'll let the public in the hands of my Amaneti, while during the year will definitely be ready with another hit, will again be as rhythmic. But I say without modesty that this year will finally be my year, because in the meantime there will be other surprises ...
]]


No comments:

Post a Comment