Tuesday, May 11, 2010

Alketa Vejsiu Ne Mediat Italiane, Merr Ftese Nga RaiUno!


Alketa Vejsiu pas spektaklit e ftuar speciale në Raiuno

Ka qenë fanse e Adi Krastës, ndërkohë që në natën finale të “Dancing with the stars” në “Vizion Plus”, Alketa Vejsiu e kishte të ftuarin e saj special.

E ka konsideruar “moment sensancional”, kur dy profesionistë u bashkuan nën të njëjtën çati, pavarësisht logove të ekraneve ku ata punojnë. Dhe asnjëri, as tjetri, nuk e kanë fshehur një shkëmbim dashamirësie të dyanshëm të prezantuesve, tashmë shumë të njohur, të dy zbulime të regjizores Vera Grabocka.

Ka qenë pikërisht Grabocka, dhe miqësia e saj e vjetër me Krastën, që ai të mos i thoshte “jo” ftesës, edhe pse tashmë punon në “Top Channel”, një televizion që dihet që është shumë fanatik për ikonat e tij. Por, si për t’i kthyer përgjigje kësaj, Adi u shpreh gjatë spektaklit se ai nuk martohet me logon e tv-së por me formatin televiziv. Nga ana e saj, Alketa për “Panorama Plus” e ka komentuar si “një eksperiencë impresionuese”, një moment të tillë televiziv me idhullin e saj të fëmijërisë. Dhe duke i parë të dy bashkë, natyrshëm lind pyetja nëse ata mund të bashkoheshin në një emision televiz. “Pse jo, - thotë Alketa, - do të ishte mjaft interesante, pasi si Krasta dhe unë nuk kërkojmë një partner thjesht për figurë, por një profesionist të aftë në krah, dhe mendoj që nuk do të kishte eksperiencë më të mirë”.

Një partner të fortë, ajo thotë se ka patur për 12 javë Gentin, që ishte një zgjedhje e mirëmenduar, për elokuencën, kulturën dhe një aftësi të lindur për prezantim, edhe pse profesioni i tij i parë është i bankierit. Ndërkohë që pas kësaj, Alketa sapo ka marrë një ftesë për të qenë e ftuar në Raiuno.

Në revistën DI PIU me 1 milionë e 500 kopje shitje, shkruhet për Alketa Vejsiun: Vejsiu luan më shumë kartën e femrës tërheqëse sesa Zonjën e madhe që bën Carlucci, kjo për shkak të moshës 25 vjet më e re. Stili i saj është energjik, është e përgatitur, flet disa gjuhë të huaja dhe në çdo televizion evropian do të ishte njësoj e suksesshme. Në reshtat e kësaj reviste përmendet dhe vallëzimi i Vejsiut me politikanin Edi Rama, duke e konsideruar sensancional. Do të ishte po aq e bujshme, nëse Carlucci do të vallëzonte me Sindaccon e Romës, Gianni Alemanno. Po ashtu flitet me dashamirësi për elegancën e partnerit të saj, Genti. /panorama plus/maj 2010/

- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Alketa Vejsiu after spectacle special guest in Raiuno

There were fans Krastes Adi, while the final night of "Dancing with the Stars" to "Vision Plus" ng Alketa had its special guests.

Considered "sensancional moment, when two professionals joined together under the same roof, despite the logos of the screens where they work. And no, not the other, have not run a mutual exchange of goodwill presenters, many already known, the two discoveries Grabocka director Vera.

There were exactly Grabocka, and the friendship of her old Krasta he not say 'no' invitation, although it already works in the "Top Channel", a television that is known fanatic for his icons. But how to turn the answer to this, during spektaklit Adi said he did not marry with the logo of the TV but the TV format. For its part, Alketa for "Panorama Plus has commented as" an impressive experience, such a television moment of her childhood idol. And the first two together, question naturally arises whether they can join in a program televiz. "Why not, - says Alketa - would be quite interesting, since as Krasta and I do not want a partner just for the picture, but a skilled professional side, and I think that there would be no better experience."

A strong partner, it says it has been for 12 weeks it blend, that was a choice mirëmenduar, for eloquence, and a culture born of presentation skills, although his first profession is the banker. While after that, Alketa just received an invitation to be invited to Raiuno.

DI PIU on the magazine with a million of the 500 copies for sale, written for Alketa ng: ng card plays more attractive than the woman who makes great Lady Carlucci, that due to age 25 years younger. Her style is energetic, is prepared, speaks several languages and in every European television would be equally successful. In rows of the magazine mentioned and dancing politician ng with Edi Rama, considering sensancional. It would be just as sensational, if Carlucci will vallëzonte with Sindaccon of Rome, Gianni Alemanno. Also speak with kindness to her partner's elegance, Genti.
]]


No comments:

Post a Comment