Sunday, May 9, 2010

Leonora Jakupi: Nje Liber Per Jeten Time!


Leonora Jakupi: Një libër për jetën time. Aty do i them sekretet!

Që në muzikë ka pasur gjithmonë xhelozi dhe intriga, para disa dite këtë gjë e shfaqën në ekranet televizive dy këngëtaret e njohura Rezarta Shkurta dhe Big Mama. Por që të mos ngelet me kaq, një tjetër rrëfim, dëshiron të sjell edhe këngëtarja kosovare Leonora Jakupi. Pak më ndryshe nga ato dy tjerat, Leonora mendon që gjithë ngjarjen t’a përshkruajë në një libër. Leonora Jakupi, për herë të parë zbulon se ka menduar që një ditë, kur do ta lërë muzikën, të krijojë një libër. “Kam shumë sekrete për të thënë. Do të jetë një mini-autobiografi imja për të treguar çfarë ka ndodhur brenda këtyre viteve në jetën time”, ka thënë ajo për mediat kosovare. “Mbase në libër do të tregoj për secilin kush çfarë është”, pohon Leonora për herë të parë para mediave këtë ëndërr, që pret ta bëjë realitet. “Kam pasur edhe pengesa në rrugën time. Këto peripeci më shtyjnë që t’u ndihmoj të rinjve që kanë talent. Të paktën, përkrahje morale apo një fjalë goje, që mund të të ndihmojë shumë. As këto nuk i kam pasur asokohe, sinqerisht. Shumë pak veta më kanë përkrahur”. Ajo nuk lë pa përmendur Aida Barakun, e cila e ka përkrahur publikisht në çastin më të vështirë për të. “Asokohe ka qenë vështirë të depërtohet. Përveç 2-3 produksioneve muzikore, në vitet e 90-ta nuk ke pasur rrugë tjetër me rastin e vitit të ri. “Ka pasur edhe kolegë të tillë që kanë thënë se nëse vjen Leonora, unë nuk vij. Këto janë gjëra që po i përmend për herë të parë në jetën time”, përfundon këngëtarja. /balkanweb/maj 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Leonora: A book about my life. There I will tell my secrets!

Since music has always had jealousy and intrigue, a few days this thing appeared on television screens two popular singers Rezarta short and Big Mama. But not to remain so, another story, the singer wants to bring Kosovo Leonora. Little different from two others, Leonora thinks all to describe the event in a book. Leonora Jakupi, for the first time reveals the thought that one day when he will leave the music, to create a book. "I have many secrets to say. It will be a mini-autobiography to tell me what happened in these years in my life, "she told Kosovo media. "Perhaps the book will tell you what each of whom is" Leonora claims for the first time the media this dream, which is expected to make a reality. "I have been obstacles in my way. These difficulties in pushing that to help young people who have talent. At least, moral support or a mouth words that can help a lot. As these have not had the time, frankly. Very few people have supported me. " It does not leave without mentioning Aida Barak, who has publicly supported the most difficult moment for him. "Asokohe depërtohet has been difficult. 2-3 Besides the musical production in 90 years I have had no other way when the new year. "There was such that even colleagues have said that if comes Leonora, I did not come. These are things that are mentioned for the first time in my life, "Singer concludes.
]]


No comments:

Post a Comment