Sunday, May 9, 2010

Elsa Lila Ne Greve Urie...


Elsa Lila bashkohet me grevën e urisë

Këngëtarja Elsa Lila e cila prej disa vitesh jeton në Itali, ka surprizuar gjithë të pranishmit protestues në fjalën e saj, të cilën e mbylli duke hyrë në grevën e urisë.

“Jam një qytetare ashtu si qindra mijëra bashkëqytetarë të mi. Jam larguar këtej, por kam lënë shpirtin në Shqipëri. Mbrëmë në darkë isha në çadrat e grevës së urisë. Grevistët më dhanë bindjen se ky vend është i destinuar të rilindë, ashtu si do rilindë. Unë e di mirë Shqipëria do bëhet zonjë, ashtu si zonjat e jashtëzakonshme që kanë 9 ditë të ngujuara në liri. Ky bulervard ku ndodhem tani është sot shtëpia e shqiptarëve të ndershëm”, u shpreh Elsa Lila.

Më tëj, nëpërmjet fjalimit të saj, ajo shtoi se Shqipëria është shumë e madhe për të rënë në gjunjë sepse është shumë e madhe për të ndarë majtas e djathas. “Si motër sot dhe si nënë nesër, sot dua t’u drejtohem burrave të fortë të këtij vendi, bëni cfarë të doni por mendoni se cfarë bëni sepse nje popull ka të drejtë të jetojë në liri. Evropa e lirisë dhe e demokracisë ngrihet mbi sakrificat e europianëve mendjendrtitur”, theksoi Lila.

Në fund të fjalës ajo bëri të ditur vendimin për t’u bashkuar me grevistët. “Sot më lejoni të jem një shpirt më shumë në barrikadën njerëzore kundër shurdhërisë. Sot dua të jem një zë më shumë në korin e lirisë. Unë tani po iki do shkoj të bashkohem me grevistët dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëem. Që në këtë moment po hyj në grevë urie me dëshirën time të lirë”, tha këngëtarja që ka marrë pjesë edhe në Festivalin e Sanremos./t.ch./maj 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Elsa Lila join hunger strike

Singer Elsa Lila, which for years living in Italy, has surprised all the participants in her protests, which closed in entering the hunger strike.

"I am a citizen just like hundreds of thousands of my fellow. I left here, but I left the soul in. I was at dinner last night in the tents of the hunger strike. The strikers gave me the conviction that this country is destined to rise, as will regenerate. I know the lady well, Albania will be as extraordinary ladies who isolated nine days in freedom. This bulervard where I am today is now home to Albanians honest, "said Elsa Lila.

Further, through her speech, she added that Albania is too large to agree on the knees because it is too large to share the djathas left. "As a mother and sister today tomorrow, today I want to turn strong men of this country, do what you want but what do you think that because a nation has the right to live in freedom. Europe of freedom and democracy builds on the sacrifices mendjendrtitur Europeans, "said Lila.

At the end of the speech she announced the decision to join the strikers. "Today, let me be a more soul in human barrikadën against shurdhërisë. Today I want to be a voice to the chorus more freedom. I am leaving now I will leave to join the strikers and all Albanians ndershëem. Since this moment is to go on hunger strike off my desire, "said the singer who has participated in the Festival Sanremos.
]]


No comments:

Post a Comment