Monday, May 17, 2010

Lorik Cana Ne Angli, Lidhje Intime me Nje Bjonde?



Lorik Cana gjen dashurinë në Angli?

Lajmet rozë trazojnë herë pas here jetën e tij. E megjithatë, Lorik Cana, futbollisti i kombëtares sonë, gjithmonë është treguar hermetik për sa i përket jetës së tij private. Sapo është zgjedhur në Angli nga komuniteti i shqiptarëve atje si “Ambasadori i shqiptarëve në botë”, menjëherë kanë nisur edhe thashethemet për futbollistin shqiptar. Pikërisht gojët e liga e kanë përfshirë Canën në një histori që ka lindur së fundmi pikërisht në Angli. Madje, thashethemet guxojnë ta cilësojnë vajzën bionde nga qyteti i Mançesterit që quhet Jemma (Gemma Bertenshaw), si e dashura e re e Lorik Canës. Fotot që ju sjellim e shfaqin Lorik Canën në shoqërinë e miqve të tij në lokalin “Collection” në Londër, ndërsa vajza bionde krah tij komentohet si e dashura. E në fakt kanë qenë pikërisht këtë miq të Lorikut, që kanë servirur lajmin për historinë e re të dashurisë së futbollistit. Vetë Loriku nuk ka komentuar asnjë gjë, por e ka prezantuar atë në tavolinën e miqve si mikeshën e tij, ndërsa vetë bukuroshja angleze ka treguar se kishte nisur një lidhje dashurie me kapitenin e “Sunderland”. Në fakt, biondja angleze ka nxitur dhe xhelozinë tek një prej vajzave në tavolinë, e cila gjatë mbrëmjes është përpjekur të joshë bukuroshin Cana. /bluetooth/maj 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Lorik Cana find love in England?

News agitate occasionally colored his life. Yet, Lorik Cana, our national soccer, airtight always shown respect his private life. England has just been chosen by the Albanian community there as "Ambassador of Albanian in the world", they immediately started the rumors about the Albanian Soccer player. Scandalmonger exactly have included Cane atop a story that has just recently born in England. Furthermore, gossip girl dare to cilësojnë bionde from the city of Manchester called Jemma, as the new girlfriend of Lorik Canes. Pictures show that you bring Lorik Cane atop his society friends in local "Collection" in London, while his daughter commented bionde side as the favorite. And in fact have been exactly that Lorikut friends who have served the news for the new history of love Soccer. Self Loriku has not commented any thing, but it has presented in the table as mikeshën his friends, while English Beauty itself has indicated that he had launched an affair with the captain of the "Sunderland". In fact, English has prompted Logo and jealousy in one of the girls on the table during the evening which is trying to lure bukuroshin Cana.
]]


No comments:

Post a Comment