Tuesday, May 11, 2010

Tuna: Do T'i Bej Shtate Djem...


Tuna: “Dua t’i dhuroj shtatë djem Rilindit...

Takimi me të është gjithmonë interesant, madje edhe këtë herë që u realizua në botën virtuale. Ajo nuk të shkakton ngërçe në komunikim madje mund të them me plot bindje se shkruan rrjedhshëm dhe shumë qartë në gjuhën shqipe... Ndoshta ky fakt lidhet edhe me diplomimin e saj në Fakultetin e Gazetarisë. Në këtë rrëfim ekskluziv të bërë sot për suplementin “Bluetooth” të Gazeta Shqiptare, këngëtarja e sapo celebruar, Altuna Sejdi tregon për ne, prapaskenat e një dasme të magjishme, mërzitjen që i kanë shkaktuar gazetarët si edhe mbi muajin e majltit që e pret së shpejti...

Rrugëtimin në këtë pjesë të tejmbushur me ndjesi në jetën e Tunës, e nisëm me dasmën e saj, nga e cila ajo ka pëjetuar emocione të papërshkrueshme. Çdo sekond i asaj dite përbënte një përrallë me vete për të, dhe Tuna është e gatshme që të japë gjithçka vetëm e vetëm, që ato emocione t’i përjetojë të paktën një herë në çdo vit. Dasma është një event i rrallë në jetën e gjithsecilit, një nga ato ditët që zor se mund të harrohen në jetë... Koha kalon si me magji, dhe forca e kësaj magjie të mbetet gjatë në zemër, në mendje, e në trup... Kështu si me magji ka kaluar koha edhe për Tunën, aq sa ajo madje mendon se nuk e ka shijuar siç duhet çdo moment të asaj dite, pasi edhe hapësira në dispozicion nuk ishte e mjaftueshme, duke qenë se e tërë dita, ju kushtua ceremonive të zakonshme. Por, ngjyrimet emocionale kanë qenë shumë të larmishme atë ditë për këngëtaren... Të qënurit vajzë e vuri atë përballë një tjetër emocioni bombastik, siç është ndarja nga prindërit që ashtu si na pohon edhe vetë Tuna, ky ishte një ndër momentet në të cilat zemra i ka rrahur më fort!

Lajmi për martesën e këngëtares u shoqërua me shumë thashetheme në rrjetin e mediumeve rozë, majde disa prej tyre krijuan edhe një alibi, e cila lidhej më një shtatëzani të mundshme të Tunës... Disa prej tyre shkuan edhe më larg duke e lidhur arsyen e kësaj martese pikërisht me pritjen e një fëmije. Por Tuna, me sensin e humorit që e ka shoqëruar gjithnjë duke mohuar kategorikisht këto thashetheme na tregon se nëse do të kishin qenë të vërteta, ajo duhej të kishte lindur kushedi se sa herë deri tani... Për të këto janë thjesht shpifje dhe nuk dëshiron të bëjë as edhe një koment më shumë në lidhje me to, duke shtuar nga ana tjetër se martesa e saj ishte një vendim i përbashkët dhe i menduar mirë madje.

Megjithatë kur e pyetëm në lidhje me numrin e fëmijëve që do të dëshironte të kishte, Altuna sërish nën shoqërinë e humorit na përgjigjet: “Do t’i bëj 7 djem Rilindit...”, një deklaratë kjo, shumë interesante dhe suprizuese.

Çifti simpatik i sapo martuar, që aktualisht banon në kryeqytetin kosovar, Prishtinën, ende nuk e ka kryer muajin e mjaltit. Tuna na thotë se atë e kanë planifikuar për një kohë të dytë, duke qenë se tani të dy, si ajo ashtu edhe Rilindi i janë përkushtuar intensivisht karrierës... Këngëtarja tregon se aktualisht është duke punuar për albumin e saj të ri, përgatitja e të cilit është duke i falur gjithashtu shumë emocione, pasi është duke treguar një kujdes të veçantë për secilin detaj.

Dasma madhështore, që duhej të kishte qenë ngjarja më e bukur në jetën e saj, i shkaktoi jo pak mërzitje këngëtares së njohur maqedonase, Altuna Sejdi. Në fakt, nuk ishte ceremonia ajo që e mërziti Tunën, pasi organizimi i saj ishtë në kufijtë e të përsosurës.... Ato që e ka mërzitur jo pak këngëtaren, janë titujt abuziv nëpër gazetat a revistat rozë. Ndërsa komunikoj me të, kuptoj se shumë prej revistave e gazetave në Kosovë, dhe jo vetëm, e kanë përdorur Tunën, duke e vendosur në kopertinë (për të rritur shitjet sigurisht), edhe atëherë kur ajo nuk ka dhënë asnjë intervistë apo qoftë dhe një prononcim të shkurtër për ta. I tillë është edhe rasti i revistës “Kosovarja”, në kopertinën e së cilës është vënë një foto e Tunës me Rilindin, pavarësisht se as ajo dhe as bashkëshorti nuk kishin dhënë as më të voglin prononcim për ta. Tuna thotë se ka ndërmend të nisë një proces gjyqësor kundrejt tyre, në mënyrë që këngëtaret e tjera që do të celebrojnë dashurinë pas saj, të mos hasen me po të njëjtin problem. Përmes këtij rrëfimi Tuna dëshiron të bëjë të qartë se nuk ka nevojë të jetë në kopertinën e një reviste, në të cilën shkruhet për të, por ndërkohë asjo nuk është vënë fare në dijeni. Fundja Tuna, nuk bën pjesë në grupin e atyre këngëtareve që janë të “etura”, për të qenë në kopertinë...

Nga bashkëbisedimi që bëra me të dukej qartë në fakt se vëmendja bombastike e mediave rozë ndaj kësaj ceremonie i ka lënë një shije të keqe këngëtares, aq sa ajo nuk ka më as dëshirë të flas për të, dhe me të drejtë. Ajo edhe mund ta kishte mbajtur sekret, në fund të fundit edhe mund të mos e bënte ASPAK publike dasmën e saj... por e bëri për hir të fansave të saj dhe për respekt të mediumeve. Sipas saj nuk ka aspak kuptim, që pas gjithë këtij sinqeriteti, këtij përkushtimi (dhe në kohë sepse këto intervista kërkojnë jo pak kohë për t’u realizuar), të lexojë në fund shkrime si: “Kolegët e mi nuk më kanë ardhur në dasmë”... Tuna dëshiron të sqarojë sot, se dasmën e saj nuk e bëri për kolegët, por për miqtë e saj, dhe ato “kolegë” që shkuan ishin edhe miq të saj shumë të mirë edhe jashtë skenës...mund të jenë të paktë, po me ta këngëtarja ka një raport tjetër... /eraldo rexho/bluetooth/maj 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Tuna: "I will give to Rilind seven boys..."

Meeting with him is always interesting, even this time was conducted in the virtual world. It does not cause cramp in communication may even say with full conviction that writes fluently and clearly in Albanian ... Perhaps this fact is related with its graduating from the Faculty of Journalism. In this exclusive story today to make the supplement "Bluetooth" to the Albanian newspaper, the singer just celebrate, Altuna Sejdi shows us behind the magic of a wedding, they have caused merzitjen journalists as well as the month that hosts the majltit Soon ...

Journey in this part of life overflowing with the feeling of Tunes, and started with her wedding, from which it has pëjetuar indescribable emotions. Every second of that day constituted a tale to him, and Tuna is willing to give everything only just that those emotions to experience at least once every year. Wedding is a rare event in everyone's life, one of those days can scarcely be forgotten in life ... Time passes as the magic and power of the magic remains in the heart, the mind and body ... So as time has passed away for Tune, as she even thinks that he has not properly enjoy every moment of the day, as the available space was not enough, given that the whole day, devoted to ceremonies common. But the emotional nuance have been very varied day for singer ... Girl being put it opposite another emotion-sounding, as separation from parents as well as our own claims Tuna, this was one of the moments in which the heart is beating harder!
News of the wedding singer was accompanied by many rumors in the media network pink, Majd some of them created an alibi, which was connected with a possible pregnancy Tunes ... Some went even further by reason of the marriage on exactly the reception of a child. But Tuna, with a sense of humor that has always accompanied categorically denying the rumor tells us that if they were true, she should have born perhaps how many times so far ... To these are just slander and do not want even one more comment about them, adding on the other hand that her marriage was a mutual decision and even elaborate.

However, when asked him about the number of children who would like to have, again under Altuna humor society we respond: "I'll do seven boys reborn ...", a statement that, very interesting and suprizuese.

Charming newly married couple, who currently resides in the Kosovo capital, Pristina, has not done their honeymoon. Tuna says that we have planned for a second time, since now the two, as it has been reborn as well as intensive dedicated career ... Singer shows that it is currently working on her new album, whose preparation is also forgiven many emotions, as is shown special care for every detail.

Wedding magnificent, that should have been the most beautiful event in her life, caused no little annoyance of the famous Macedonian singer, Altuna Sejdi. In fact, it was not the ceremony that bore Tune, after its organization was on the margins of përsosurës .... Those who had not a little creepy singer, are abusive titles in newspapers or magazines pink. While communicate with, understand that many magazines and newspapers, and not only have used Tune, by placing the cover (to increase sales of course), even when she did not give any interview or even a brief statement about them. Such is the case with the magazine Kosovarja, on the cover of which is put a picture of Tunes with reborn, although neither she nor husband had not given even the slightest pronunciation for them. Tuna says it intends to launch a judicial process against them, so that other singers would love celebrojnë behind it, not encountered with the same problem. Through this story Tuna wants to make clear that there is no need to cover of a magazine, on which is written for, but while asjo not been at all aware. At the end of Tuna, not part of the group of those singers who are "thirsty", to the cover ...

By their participation that made it clear in fact looked explosive media attention rose to the ceremony has left a bad taste singer, as she has not even want to talk to, and right. It also could have kept secret, and ultimately can not make public her wedding at all ... but did for the sake of her fans and the media respect. According to her there is no sense that after all this honesty, this commitment (and time for these interviews require no less time to implement), read at the end of articles as "my colleagues have not come to the wedding "... Tuna wants to make clear today that the wedding of her colleagues did, but for her friends, and those "colleagues" who went to her friends were very good even outside the scene ... can be few, if the singer has a relation to another ...
]]


No comments:

Post a Comment