Monday, May 3, 2010

Tatiana, Italianja Qe Kerkon Nje Burre Shqiptar!


Tatiana: Ma ka qejfi të martohem me një djalë shqiptar

Tatiana, italiania që mori pjesë në "Big Brother Albania" nuk i ka filluar tani lidhjet e saj me Shqipërinë. Bëhet fjalë për vitin 1997-të, kur ajo u njoh dhe u dashurua me një djalë nga Laçi. Dashuria për të dhe kurioziteti për Shqipërinë ka bërë që gjatë dhjetë viteve të fundit ajo të vijë shpesh në Shqipëri dhe të kalojë pushime të gjata këtu. Madje, ka gjetur edhe dy prindër këtu që janë prindërit e ish të dashurit shqiptar, pasi ajo pas 8-vjetësh bashkëjetësë nuk është më me të. Në një intervistë të sinqertë për "Sh2-in" ajo tregohet e hapur, ashtu siç edhe është, pa komplekse dhe e drejtpërdrejtë.

Tatiana, si po ndihesh tani që dole nga shtëpia e "Big Brother"?
Shumë mirë. Më mirë jashtë se sa brenda. Sepse brenda pas tre-katër javëve nuk ke më çfarë bën. Atë që ke për të dhënë e jep të gjithën në fillim, pastaj të ngelet të bësh thashetheme me njerëzit. Jashtë është më mirë. Në fakt, atë ditë e kisha parandjenjën që do të dilja. E merr vesh vetë kur të vjen koha për të dalë.

Bëre miq në atë shtëpi?
Absolutisht jo. Nuk ka shoqëri brenda shtëpisë së "BB".

Po lidhje dashurie?
Lidhjet mund të jenë. Normal që dy persona kanë simpati njeri me tjetrin se përderisa puthen duhet të pëlqehen se nuk mund të puthesh kot më kot. Ndërsa, sa për lidhje, duhet t'i shohim jashtë. Nga eksperienca rezulton se 99 për qind e lidhjeve që kanë lindur në këto lloj formati nuk kanë rezistuar.

Ju jeni shprehur se një nga personat që vlerësonit më shumë ishte Kika, ndërsa tani thoni që nuk ka shoqëri?
Unë shkoja mirë me Kikën, por nuk e kisha shok. Tek e fundit po qe se do të rrija aty brenda do vinte momenti që do ta nominoja. Dakord, unë kam shkuar shumë mirë me të, ishte njëri nga banorët aty brenda që më kuptonte vetëm duke më parë në sy, po shok e shoqe është një fjalë shumë e rëndë, nuk mund të bësh shok dikë që e ke njohur për 10 ditë.

Tatiana ajo që të bëri të veçantë në atë shtëpi ishte dhe lidhja që kishe pasur ti me një djalë nga Laçi. Si u njohe me djalin shqiptar?
Shumë thjeshtë, ishte një ditë si gjithë të tjerat. Në atë kohë isha vetëm 13 vjeç, bëhet fjalë për 13 vjet më parë. Isha në një park kur mblidheshim me gjithë shoqërinë dhe ai erdhi, pasi kishim shoqëri të përbashkët. Në fillim nuk më pëlqente, se shqiptar mo! Kush e donte shqiptarin në '97-ën. Më dukej mendjemadh por, sa po kaluan disa ditë ndryshoi gjithçka në 360 gradë. Më pas, jetova me të për 8 vjet dhe tani nuk jemi më bashkë.

Po pse përfundoi lidhja juaj?
Po mjafto mo, mu bë si vëllai, duke qenë ditë e natë me të. Ndoshta përfundoi ngaqë jam lidh kur kam qenë e vogël. Doja të kuptoja se si ishte bota jashtë dhe jo të përqendrohesha vetëm tek ai. Por, në atë kohë unë kam ardhur shpesh në Shqipëri njoha dhe prindërit e tij dhe vazhdoj të kem marrëdhënie shumë të mira me njerëzit e ish të dashurit tim, Landi.

Po si erdhe në Shqipëri dhe si u prezantove me ta?
Kisha shumë dëshirë të shihja Shqipërinë nga afër, megjithëse më kishin folur dhe unë deri në atë kohë e kisha mësuar shqipen mirë. Fola një ditë me prindërit e Landit në telefon, ku i thosha se do të vij në Shqipëri, pasi në atë kohë djali i tyre nuk vinte dot për efekt dokumentesh. Në fillim babi i Landit nuk më donte. Nuk e besonte që unë isha italiane, pasi flisja shumë mirë shqip. Por ish i dashuri im më çoi si fillim tek një hallë e tij dhe halla bisedoi me babanë dhe si duket i shpjegoi që kjo vajza është e vogël, nuk është ashtu si mendon ti. Dhe babi tani filloi të më kërkonte. Erdhi një ditë te halla me gjithë mamin dhe që atëherë nuk jemi ndarë më.

I ke takuar tani që ke dal nga ""Big Brother?
I kam dëgjuar në telefon, por nuk kam mundur të shkoj për shkak të punëve.

Ke dhjetë vjet që vjen në Shqipëri, si të duket ky vend?
Po sa herë që kisha pushime vija në Shqipëri. Më duket shumë e bukur. Mua më pëlqen kultura, mikpritja, njerëzit që të përshëndesin. Ju jeni familjar dhe brezin e shtatë e quani motër, ndërsa ne, ta kemi motër me të vërtetë dhe nuk e vret kush mendjen. Në Itali çdo kush shikon punën e vet. Për shembull, komshiu im dhe unë kemi mbi 20 vjet që jetojmë në një pallat dhe nuk e di kush është. Dhe unë nuk po jetoj dot më atje se u mësova me kulturën shqiptare, se kur jam lidh me shqiptarë kam qenë 13 vjeç dhe jam rritur me këtë mentalitet, kulturë dhe traditë.

Në qoftë se do të ofrohet një punë në Shqipëri, do të qëndroje përfundimisht këtu?
Po, sigurisht. Çfarëdolloj pune, nuk ka rëndësi, mjafton të jetoj mirë.

E ke menduar ndonjëherë se ke një mentalitet shumë të hapur për këtë vend?
E kam mentalitetin e hapur për Laçin, Burrelin, Pukën që janë qytete pak të mbyllur, por Tirana ka mentalitet edhe më të hapur se i imi.

Pse vendose të marrësh pjesë në një "BB" shqiptar?
Për "Big Brotherin" italian unë nuk kisha asgjë të veçantë, ndërsa për "Big Brotherin" shqiptar të veçantë kisha faktin që jam italiane dhe që flas shqip.

Kush mendon se do ta fitojë "BB"?
Unë do të doja që ta fitonte Kika, por se kush do ta fitojë nuk e di. Jetmiri gjithashtu është shumë lojtar i bukur, luan mirë, provokon, ai i jep gjallëri shtëpisë. Po mos të ishte ai ça do bënin njerëzit, ndryshe nuk shihet "Big Brotheri". Unë kam një karakter që jam e hapur, bëj shaka me të gjithë, por aty brenda nuk gjeta njerëzit për të bërë shaka. Por, po të kisha Valonin, Xhimin, Enxhin, po të kisha hyrë në atë kohë, atëherë do ishte situata ndryshe.

Çfarë të pëlqeu nga Valoni që u fiksove në atë mënyrë?
Kur hyra unë, ai doli. Ndenjëm shumë pak bashkë, gati 20 minuta në divan. Nuk e di më pëlqen ai djalë.

Po të ishte Valoni aty brenda mendon se do kishe krijuar një lidhje me të?
Po, patjetër.

Në qoftë se do martoheshe me një shqiptar, do pranoje të ishe një grua si ato shqiptaret më të gjitha tradita dhe zakonet?
Po, sigurisht, pse jo... Më pëlqen shumë. Qejfi ma ka për të marrë një djalë shqiptar. Unë e dua shumë Shqipërinë dhe nuk e di as vetë se nga më vjen kjo.

Nënshtetësinë shqiptare e ke kërkuar publikisht edhe në "Big Brother", për çfarë i duhet një italianeje shtetësia shqiptare, kur nuk i hy në punë për asgjë, sepse ne as liberalizimin e vizave nuk e kemi marrë ende?
Për tu bërë shqiptare 100 për qind se tani jam 99%.

Po tani ku jetoni?
Tani jetojmë në një shtëpi që na i ka mundësuar "Big-u" për të gjitha ata që vijnë nga jashtë apo nga Kosova dhe nuk kanë ku të rrinë këtu. Momentalisht jetoj unë, Valoni dhe Menel. Menel bën sikur nuk është dhe hajt mo.

Na tregoni pak për puthjen me Valonin?
Ishte një puthje që e ndjeva. Por, unë e shpreha pëlqimin tim ndaj Valonit që kur isha brenda në shtëpi. Kur dola e pata rastin, bisedova me të. Dolëm në diskotekë e u puthëm. Tani nuk kam një lidhje serioze me të, thjeshtë jemi shok.

Pse ke nje marrëdhënie të ftohët me nenën ne Itali?
Po e thashë dhe më parë që familja në Itali nuk duan t'ia dinë shumë për fëmijët e tij. Kur fëmija është në gjendje të ecë me këmbët e veta askush nuk pyet më për ty. Pastaj puna në orare të ndryshme, kur unë shkoj në shtëpi, ajo fle gjumë, kur unë shkoj, ajo ka ikur në punë, e kështu. Dhe pse jetojmë bashkë, takohemi një herë në muaj.

Për meshkujt shqiptar
“Djemtë shqiptarë kanë këtë që kur e kanë një vajzë e mbajnë si princeshë, por, nuk mbajnë vetëm atë, por gjithë lagjen si princeshë. Domethënë janë me të, por janë dhe me një 20 të tjera, se në mentalitetin e tyre është se; i takon t’ia bëjnë qejfin të gjithave, kanë lindur me mendimin sikur e kanë për të detyrë. Pa ditur se dhe ne gocat kemi për detyrë t’ia bëjmë qejfin meshkujve, po nejse, ata nuk e kuptojnë këtë”.

Mendim për...
Hakiun: I sinqertë, ka shumë eksperienca në jetë.
Domenikën: Nuk kam opinion për të.
Seldin: Fëmijë. Bën sikur i di të gjitha, por në fakt nuk di asgjë.
Erionin: Erioni rri! Është shakaxhi, bën muhabet. Pak herë ka shprehur mendimin e vet.
Jetmirin: Shumë lojtar i forte, dinak dhe di të bëjë lojë te mirë. Ai është një djalë që di çdo gjë.
Mandin: Mandi bën vetëm po...

/entela resuli/shekulli/maj 2010/

- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Tatiana: I fancy to marry an Albanian boy

Tatiana, Italian who took part in "Big Brother" has not started now its ties with Albania. It is about the year 1997, when she learned and fell in love with a boy from Laç. Love for and curiosity for Albania has made during the last ten years she often come to Albania and pass long vacation here. They even found two parents here who are parents of former Albanian loved ones, as it after eight-year cohabitation is no longer with him. In a frank interview to "Sh2-in" it is shown open, even as is, without complex and direct.

Tatiana, as we feel now that emerged from the house of "Big Brother"?

Very good. Better outside than inside. Because within three-four weeks is not what makes you most. What you have to give give it all at first, then the remaining people do gossip. Outside is better. In fact, it was my day to be dilja parandjenjën. The people realize when it comes time to exit.

Make friends in your home?

Absolutely not. No company within the house of "BB".

What about love?

Links can be. Normal two people have sympathy with one another that should pelqehen kiss while he could not kiss wasted in vain. And, how about, you need to look outside. Experience shows that 99 percent of connections that have arisen in these kind of format did not resist.

You said that one of assess more persons was Kika, now say that no society?

I go well with the pinnacle, but I do not partners. The latest is that it will stay there in will come the moment that will nominate. Okay, I've gone very well, there was one in which people understood just before the eye, but friends of friends is a very serious question, do not friend you have known someone for 10 days .

Tatiana that she did in that particular house was the link that you had had a son by Laç. As a boy he learned about the Albanian?

Very simply, it was a day like all the others. At that time I was only 13 years old, is about 13 years ago. I was in a park when mblidheshim the whole society and it came after we had common friends. At first I liked it not, that Albanian mo! Who wanted the 97 Albanian country. I looked stuck but, as was passed a few days everything changed to 360 degrees. Later, jetova with for 8 years and now are no longer together.

If your relationship ended though?

But enough mo, I became like brother, being with him day and night. Maybe because I ended up connecting when I was small. I wanted to understand what was the world outside and përqendrohesha not only to him. But then I often come to Albania and met his parents and continue to have very good relations with people of my beloved former, Landi.

But how come the U.S. and was prezantove with them?

Church would like to see more closely Albania, though most had spoken, and by that time I had better learn Albanian. I spoke a day with parents on the phone State, where he would say come to Albania at the time because their son can not come to the effect of documents. At first the State daddy did not like. I do not believe that I was Italian, as well speak Albanian. But my former love took me as a beginning to his aunt and his father and aunt spoke with explained that apparently this girl is tiny, not as you think. The father now began to ask me. There was a whole day with my mom and aunt and then we are not divided anymore.

I have met now that you get out of "Big Brother?

I've heard on the phone, but I could not go because of work.

You coming ten years in Albania, as it seems this place?

But whenever I vacation in the U.S. line. I find it very beautiful. I like the culture and hospitality, to welcome people. You are the seventh generation of family and sister call, and we have not really sister and whoever kills the mind. In Italy, everyone sees their work. For example, my neighbor and I have over 20 years that we live in a palace and not know who it is. And I can not live on there that I learned the culture was that when I'm connecting to the Albanians have been 13 years old and I grew up with this mentality, culture and tradition.

If you will be offered a job in the U.S., will eventually stay here?

Yes, of course. Any job, no matter, enough to live well.

And have you ever thought that a very open minded about this place?

I open mentality Lac, Burrel, Puka little towns that are close, but Tirana is more open minded than mine.

Why decide to take part in a "BB" Albanian?

For "Big Brotheri" Italian I had nothing special, while "Big Brotheri" Albanian particular the fact that I'm Italian and speak Albanian.

Who thinks it will win "Big Brother"?

I would like to win Kika, but who will win not know. Jetmiri is also very nice player, plays well, provokes, it gives zest to home. But it was not what I'll do humans, unlike never seen "Big Brotheri. I have a character that I'm open, I joke with everyone, but I found it in there to make people laugh. But if I Shout to the Lord, Xhimin, Engin, if I had entered at the time, then the situation would be different.

What I liked from fiksove Shout to the Lord who did?

When I came, it came out. Few stayed together nearly 20 minutes on the sofa. I do not know me like that boy.

If there was Shout to the Lord in church believes it will create a link to it?

Yes, definitely.

If you would martoheshe to an Albanian, would accept a woman as they were Albanians in all traditions and customs?

Yes, of course, why not ... I like a lot. Please take me there for an Albanian boy. I love Albania and many do not know themselves that it comes from.

Albanian citizenship have also publicly called "Big Brother", for what should be a italianeje Albanian citizenship when HY does not work for nothing, because the liberalization of visa or have not yet?

Albanian to become 100 percent that I am now 99%.

But now you live?

Now we live in a house that has enabled us to "Big-u" to all those who come from abroad or from Kosovo and have nowhere to stay here. Currently I live, and Menel Shout to the Lord. Menel does not like and hajt mo.

Tell us a little about kiss with Shout to the Lord?

It was felt that a kiss. But, I expressed my consent to Shout to the Lord when I was inside the house. When I went and had the opportunity, I spoke with him. We went to the disco of the neck. Now I have a serious connection with, are simply friends.

Why have a cold relationship with her mother in Italy?

What I said and soon the family in Italy do not want to know more about his children. When a child is able to walk with their feet no longer asks for you. Then work on different schedules, when I go home, sleep it sleeps when I go, she has gone to work, so. And though we live together, we meet once a month.

Albanian male
"The boys have the Albanians that if they keep a girl like the princess, but not just keep it, but the whole neighborhood as a princess. Means are, but with a 20 other than in their mentality is that, please do belong to all, were born to have an opinion as to the task. Without knowing that we have a duty to goca please do men, but nejse, they do not understand it. "

Thoughts on ...
Hakiun: honest, there are many experiences in life.
Domenikën: I have no opinion about it.
Seldin: Children. Makes as i know it all, but actually knows nothing.
Erion: Erion hang out! It wag, making small talk. Few times has expressed its opinion.
Jetmirin: Very strong player, make crafty and knows the game better. He is a guy who knows everything.
Mandi: Mandi makes only yes ...
]]


No comments:

Post a Comment